Trekëndëshi i banalitetit

5 Nëntor 2014, 18:57Rajoni TEMA
Trekëndëshi i banalitetit

Nga Veton Surroi

 

Pushteti i Thaçit si banesë e zap’ume, presidentja si shefe e OSBE-së dhe Gjykata Kushtetuese që formojnë një minoritet të ri që do mbrojtur PDK-në

Trekëndëshi i Bermudeve përmendet, prejse e mbaj mend në fëmijëri, si një sinonim për mister. Është një vend në Karaibe ku humbasin anijet, avionët, pasagjerët. Dikur edhe kujtesa për ta.

Trekëndëshi i Bermudeve ka shërbyer për filma që nuk i mban në mend kush, libra përplot teori konspiracioni (Trekëndëshi është here produkt satanik, herë i CIA-s, herë I KBG-së) –as librat vështirë t’i mbajë në mend kush – dhe artikujt me të njëjtën përmbajtje.

Trekëndëshi i Bermudeve ekziston aty, ndoshta më shumë se çdo gjë për të na kujtuar për një banalitet. Për banalitetin me të cilin vazhdon t’u shpjegohet misteri i anijeve e avionëve që zhduken, të pasagjerëve që nuk u ndihet më zëri e të kujtesës së shlyer tashmë për ta, anije e avionë dhe pasagjerë së bashku.

2.
Një version i Trekëndëshit të Bermudeve është prodhuar në Kosovë gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Nëse i marrim dy simbolet identifikuese të Trekëndëshit të Bermudeve – kapacitetin për të krijuar humbje dhe banalitetin e tij – versioni kosovar i qëndron besnik.

Në pesë muajt e fundit, Trekëndëshi Thaçi-Jahjaga-Enver Hasani (si simbol i Gjykatës Kushtetuese) kanë krijuar brenda hapësirës gjeografike kosovare një vorbull gllabëruese të kohës, parasë dhe shëndetit mendor të qytetarëve të Kosovës. Dhe, e kanë bërë në formën reprezentative të banalitetit.

Prijësi i PDK-së i prin këtij trekëndëshi, në të gjitha aspektet. Në momentin kur në Kosovë, në javën e dytë të qershorit u formua një koalicion paszgjedhor me numra të mjaftueshëm jo vetëm për ta qeverisur vendin, por edhe për ta ndërruar Qeverinë, Thaçi iu kthye njërit prej postulateve fondamentale të filozofisë (po e quajmë kushtimisht) politike së cilës i përket, asaj të zap’imit.

Ashtu sikurse pas qershorit të vitit 1999 pasuesit e kësaj filozofie zap’uan apartamentet, lokalet dhe shtëpitë e serbëve të ikur për të kërkuar dëmshpërblim ditën kur këto apartamente, lokale dhe shtëpi t’u shiteshin blerësve me para në dorë (një lloj takse të vetëproklamuar të “mirëmbajtjes “ a “mirëbesimit”) ashtu edhe Hashim Thaçi e konsideron pushtetin. Me njohuri të thellë për formën e tij të ardhjes në pushtet – ku një rol minor ka luajtur vota e lirë e rol kryesor ka luajtur mundësia e numërimit të votës dhe interpretimit të numërimit – Hashim Thaçi e konsideron Pushtetin si apartament të zap’uem, të cilin, nëse nuk mund ta mbajë vetë, do ta japë në këmbim të një kompensimi.

Andaj edhe insistimi i tij (dhe i Flora Brovinës dhe çdo papagalli tjetër politik që përsërit porosinë e PDK-së) se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me PDK-në. Dhe këtë marrëveshje Thaçi pret ta mbërrijë në zyrën e Atifete Jahjagës.

3.
Zonja Jahjaga, këndi i dytë i Trekëndëshit të banalitetit, ka pasur një evolucion dramatik gjatë gjashtë muajve të fundit. Deri në zgjedhjet e qershorit, ajo arriti të krijojë një baraspeshë: sa më pak fliste aq më shumë rritej respekti për të.

Pas zgjedhjeve të Qershorit kishte dy rrugë. Një, të loz rolin e Presidentes së vendit duke gjykuar politikisht në favor të koalicionit i cili përfaqësonte shumicën në vend. Dy, të shndërrohet në Zyrë avokatie për Hashim Thaçin dhe të procedojë pyetjet Gjykatës Kushtetuese të cilat të vëna në një fjali tingëllojnë si “A më tregoni si duhet të mendoj?”

Në muajt e fundit evoluimi i saj ka shkuar në një drejtim tjetër. Tash zyra e saj është shndërruar në atë që në vende problematike si ky i Kosovës rëndom luhet nga shefi i Misionit të OSBE-së. Pra, si shefe paralele e OSBE-së, zonja Jahjaga pretendon se do t’i mbledhë liderët politikë në një vend neutral (“t’u ofrojë një tryezë të rrumbullakët”, siç shprehen në OSBE) dhe do të lërë që ata të gjejnë zgjidhje.

Natyrisht, zgjidhja do gjendet, siç do të përsërisin në Trekëndëshin banal kosovar, sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, këndit të tretë të Trekëndëshit.

4.
Gjykata Kushtetuese e Enver Hasanit, pos që do të hyjë në histori për kreativitet skajshmërisht joserioz në aktgjykimet e veta (shih aktgjykimin për Jahjagën, ku jashtë çdo norme juridike flitet për shpresën e qytetarëve të Kosovës që Jahjaga të qëndrojë në funksion deri në fund të mandatit), këtë do ta bëjë, pra të hyjë në histori edhe për një lexim aq restriktiv të Kushtetutës që e bën atë të krijojë nonsense juridike.

Nonsensi i fundit juridik i kësaj Gjykate është krijimi i një minoriteti të ri në sistemin Kushtetues që do mbrojtur.

Kushtetuta e Kosovës është ndër më të avancuarat në Evropë për sa u përket minoriteteve, përfshirë këtu edhe komunitete aq të vogla e të pambrojtura si ai rom. Por, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas pyetjes së z. Jahjaga (“Më tregoni si duhet të mendoj”?) në sistemin juridik të Kosovës është krijuar një minoritet i ri, ai i PDK-së. Ndonëse ka pakicën e vendeve në Kuvendin e Kosovës, krahasuar me Bllokun i cili duke krijuar koalicion në një moment kishte edhe potencialin e dy të tretave të Kuvendit, në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fjalët e vet kryetarit Enver Hasani në paraqitje mediale – praktikë që ndoshta ka legjitimitet në Gjykatën Kushtetuese të Burkina Fasos – vendi i kryetarit të Kuvendit i përket përfaqësuesit të pakicës, të pakicës shqiptare. Të PDKsë.

Verdikti dhe Hasani nuk thonë atë që e thotë Kushtetuta, se të drejtën e nominimit e ka PDK-ja. Verdikti dhe Hasani thonë se Kushtetuta obligon deputetët e Kuvendit të Kosovës që të zgjedhin kryetarin e Kuvendit nga PDK-ja.

Dhe PDK-ja tashmë shndërrohet në kategori minoriteti që do mbrojtur me masa tejdemokratike të “diskriminimit pozitiv”.

5.
Është bërë tashmë praktikë e balancimit të kritikave, nga diplomatë, politikanë lokalë me ambicie shtetërore dhe gazetarë e analistë që të fajësohen që të gjithë për mungesë të konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë.

Si mund të fajësohen njëjtë përfaqësuesit e shumicës së votave të qytetarëve të Kosovës e që duan të ndërtojnë institucionet e vendit, me ata që i kanë zap’uar e që duan të pengojnë ndërtimin e tyre?

Më duket e padrejtë. Pesë muaj nuk janë aq të gjatë sa të humbet kujtesa për atë se si arriti Kosova deri në këtë gjendje. Pos nëse Trekëndëshi i Bermudeve dhe i Banalitetit na e ka marrë këtë pak kujtesë historike që ekziston.

25 komente në “Trekëndëshi i banalitetit”

  1. Shefqet Cela says:

    Ketej i thone llollo!
    Ai, qe nuk arriti te behej kryekomunar i Prishtines, kerkon te behet Kryetar Kuvendi te gjithe Kosoves!
    Ai qe fitoi vetem 10% te votave kerkon te udheheqe gjthe Kosoven!
    Dhe ky “tellall”, na Tregon Bermuden.
    KIshte te drejte Noli kur thoshte:
    LEHNI LARO KABA,
    HOSANA BARABA.

    1. Labi Vlore says:

      @Shefqet Cela.Te gjithe kunder partise me te preferuar te Kosovareve.Nje koalicion post-zgjedhor pazaresh dhe karrigesh kerkon te qeverise Kosoven,duke injoruar Partine me te preferuar te Kosovareve,PDK-ne e Thacit.Ramush Haradinaj eshte i votuar vetem nga 10% e Kosovareve dhe kerkon te behet Kryeminister.Po te deshironin Kosovaret Ramushinper Kryeminister,nuk i jepnin vetem 10% te votave,por i jepnin vota po aq sa PDK-se se Thacit,apo edhe me shume.Nuk mund te qeshet,perqeshet,shtyhet,fyhet dhe beshtyhet e madje deri dhe injorohet partia me e votuar ne Kosove(PDK-ja e Thacit),sepse ne kete menyre ke fyer,qeshur dhe perqeshur Kosovaret qe me se shumti kane votuar kete parti.Vetoni duhet te respektoje fillimisht zgjedhesit e PDK-se,pastaj ata te LDK-se etj etj.Duhet te respektoje fillimisht zgjedhesit e Partise me te madhe te Kosoves.Partia me e preferuar dhe e votuar nga qytetaret e Kosoves,nuk mund te injorohet dhe madje te lihet ne opozite dhe nderkohe vendin ta qeverise 10%-shi i Kosoves.Pra AAK-ja e Haradinajt.

      1. ferrero says:

        te lumte, si cun lab qe je, ne matematike meriton nje dhjete te dhjere. Perse nuk thua qe te gjithe kane zaptuar e duan te zaptojne shtetin me 30% te trupit votues ne Kosove. Pra, perse nuk e thua me matematiken tende idiote qe zgjedhjet jane jolegjitime me kete perqindje te ulet e cila serish arrihet me detyrime e imponime te kercenueshme per vendin e punes qe mund te kesh…dhe a ma thua me logjiken tende te mjere se sa votues ka realisht? une ta them ty: 0-8%, ne fakt edhe keta jane shume. Ne Shqiperi valle mendon ti se eshte me ndryshe? Xhelal Mziun e ke shembull te formules zgjedhore qe te thash me larte. NJe lab nuk duhet te jete kaq i brishte ne logjike e matematike se turp nga zyshet qe dhane mundin per ty.

  2. Labi Vlore says:

    Koalicioni pazareve post-zgjedhje,nuk mund te qeverise Kosoven.Fitues quhet koalicioni qe i behet i qarte votuesit para zgjedhjeve.Duhet sqaruar votuesi Kosovar,se kush eshte kunder kujt??Nuk mund ti behet i ditur votuesit vetem pas-zgjedhjeve.Sepse votuesi kosovar,mund te votonte ndryshe,nese do ishte ne dijeni se te gjithe jane kunder Thacit.

  3. Tarrasi says:

    Labi dhe Cela ja keni futur kot.

    Prandaj kur te behen zgjedhjet e tjera populi ndeshkon tani per tani i ka zgjedhur njerzit.

    Ti labi flet si Platini “po te kishte halla koqe do i thonin daje”

    Ti Cela nuk arrin te kuptosh c’domethene shumica.

  4. toni tr says:

    Per Thacin eshte nje turp I madh nga k/minister qe shpalli kosoven e
    Pavarur .dhe tani mban Te uzurpuar kuvendin edhe qeverine… Shume llafe
    Jane fukaralluk thote populli ..DE Facto. Thaci nuk e ka shumicen
    ne Parlament qe Te krijoje Qeverine…Demokracia kjo eshte shumica Parlamentare kush e ka qeveris shtetin …me vjen keq per disa Papagalle
    mendjelehte qe flasin vetem per orekse interesash…nje situate Te ngjashme e kemi patur ne 2009 Berisha pas zgjedhjeve beri koalicion me Ilir Meten per Te siguruar. Shumicen ne parlament…Opozita ne Kosove e ka shumicen edhe nuk lejohet Te krijoje institucionet….

  5. Billy1 says:

    Po Haradinaj kryeminister? Ku, ku bre? Venia ndonji perkthyes qe ta kuptoj nana Shqipni se c’ka thote.

  6. toni tr says:

    Hajde komente hajde Qesharake ..Demokracia behet ne Parlament
    kush ka shumicen Qeveris vendin ..De fakto Thaci nuk e ka …
    Zgjidhja e vetme eshte Opozita nese I ka votat d.m.th shumicen
    Qeveris vendin….shembull. Berisha-Meta qeverisen vendin 4 vite pasi Berisha nuk arriti Te marre shumicen ne zgjedhje…

  7. Arjani says:

    O Veton, po une si shqiptar i Shqiperise te kam ditur burre me mend.Dhe me ka ardhur keq kur partia jote nuk fitoi gje dhe u shperbe.Po populli mesa duket ka patur te drejte.
    Po koalicionet qeverisese nuk krijohen me parti qe i kane programet sic themi ne nga anet tona ,nje nga krushka e nje nga mushka.
    Pasi te heqin Thacin atehere, qeveria e atij palo koalicioni do jete, nje gozhdes e tjetri patkoit.Mjere Kosova.
    Sepse keta politikane pa moral qe behen miq me armiqte dhe armiq me miqte per karrige kane per ta rrjepur Kosoven per veten etyre.Atyre as u rruhet per vendin por e bejne vetem per pushtetin e tyre.Mesa duket edhe ti Veton politikan i ketij lloji qenke.
    Edhe leri keto metafora me trekendesha per te na treguar erudicion dhe zotesi gazetareske.Me mire bej ate qe di me mire.Futi ndonje dopio.

    1. Toni KS says:

      @Arjan, e ke pyetur veten pse behen armiqet bashke? I ben bashke nje e keqe me e madhe se armiqesia e tyre. Kjo e keqe ne Kosove e ka emrin PDK – Bashkedyzimi i adhurueseve te Xhaxhit tuaj me bashkepunetoret e UDBse serbe si dhe gangstereve e rrugaceve ordiner. Keta ben koalicion edhe me ata qe shane Skenderbeun dhe Flamurin Kuq e Zi per pushtet. Vetem per kete nuk e meritojne me te qeverisin shtetin e shqiptareve te Kosoves. Ramushi ishte kategorik ne denimin e murtajes jeshile dhe vetem per kete meriton nje shans qe te qeveris Kosoven dhe ta rikthej ne binaret e civilizimit perendimor.Isa nuk ka kellqe tu kundervihet gangstereve te PDKse dhe te ShefQenit. Njeriu me kellqe shqiptare – Ramushi duhet te rivendos gjerat ne vendin e vete.

      1. drenicaku says:

        Humbesin I ben bashk lakmia perousbtet e para , I b3n bashk e kaluara kriminale dhe tradhetare , ne krye te LDK Surroi & CO sollen isa mustafen minister ne qeverin kuislinge te rrahman morines e jusuf zejnullhaut .Ju ldkelbcat e him govnes jeni njerzit me te poshter qe kan shkel ndonjehere token e Kosoves , ti quash enveristet udbasha eshte cmenduri , poshtersi ….enverist ishin Adem Jashari , Zahir Pajaziti , Fehmi e Xheve Lladrovci dhe te gjithe ata qe kuftuan per liri e ju titistet , rankoviqistet , fadil hoxh mutistet e rugovnistet kurre nuk I keni sherby keti vendi , gjithmon keni qen tradhetar , shoiun e bothlepiresa siq jeni edhe sot.
        Banda udbasha ne bashkpunim me mafiozet italian te instaluar ne umik , ICO dhe eulex beri gjthcka qe ta perqaj faktorin shqiptar , me para , kurva , kerrcnime , shantazhe e pricese te montuara gjygjesore e ofruan ramush injorantin me him givnen dhe fatmir limajn e jakupovskin me isa rrahman morinen .

        1. Toni KS says:

          @Drenicak, pasi e paske permend Adem Jasharin pse Hashimi nuk shkel me ne prag te shtepise se tij? Nuk je real ne ate cka ke shkruar por ke fol si militant i PDK-se. PDK e ka humb rrugen ne oborr dhe eshte zhyt ne pune te pista deri sa ne grup parlamentar te vetin e futi nje idiot arab si Gezim Kelmendi qe shan Skenderbeun. Beri gjithashtu koalicion me klyshin e Rusise Pacolli. Mos te permendim ketu skandalet kriminale ne qeverisje. Keto nuk fshihen duke akuzuar opoziten.
          Enveristat nuk jane deshmoret qe i paske permend por Xhavit Haliti, Daja Azem edhe Kupa (se i juaji ishte deri dje) nuk mund te thuash qe nuk jane enverista. Sa per UDBasha edhe kete nuk mund ta mohosh se Ramiz Elkosi dhe Margarita Kadriu bashkepunetor te Mishkoviqit jane deputet te PDK bile Margarita nenkryetare. Hajro Kuqi polici i Serbise eshte nenkryetar i PDK. Edhe shume te tjere udbasha i ke ne PDK dhe ti e di fare mire kete. Xhabir Zharku nuk e pranon vendimin e Gjykates se Republikes se Kosoves.
          Prandaj siq e thash te tjeret jo qe duhen mes vete por i ka bere bashke nje e keqe me e madhe – PDK. Ju, simpatiznatet dhe antaret e thjeshte te PDK, duhet te vini gishtin ne koke dhe te mendoni thelle si keni ardhur deri ne kete pike.
          Edhe mos genjeni me se keni fituar se 2/3 e shqiptareve nuk kane votuar per juve por per kater partite tjera. Kete here nuk do te mund te qevrisni me ndihmen e pakicave si mandatin e kaluar ne kurriz te shqiptareve.

          1. drenicaku says:

            Pse nuk shkon Hashimi te jashart e din ti mire , Hashimi nuk pranoi ta beje avokat te popullit sharllatanin murat Jashari I cili kishte qendru 9 vite ne Munih e nuk kishte kry asnje shkoll e me tu kthyer ne Kosove diplomoi ne juridik dhe doktoroi ne Tirane !
            Gezim Kelmendi me tana te kqiat qe I ka eshte 100 here me I mire se ramush haraqi , fatmir hajni , isa rrahman morina 3% dhe al bin crnogorci , PACOLLI eshte 1000 Here ke I mire se keta kriminelat e tradhetaret qe I permenda me larte .
            Ti nuk e ke njoft Adem Jasharin veq nja dije me I pas fol keq per enverin ta kish qky gojn me nje plumb KALLASHI .Nga krejt keta qe I ke permend veq jakupovski eshte “enverist” behet edhe islamist veq me e paraqit Kosoven siq eshte me se keqi , tani e keni partner koalicioni dhe ne pervjetorin e vdekjes se him govnes merrni jakupovskin , rexhep selim dhe al bin crnogorcin e beni nderime himes !
            TE gjithe biznismenet e Kosoves kan bler mallera ne serbi dhe kjo nuk I ben udbasha , serbia ka mall , mallin don mi shit , Kosova ka para blen mall, mallrat me se liri I blen ne serbi keshtu e ka biznesi , per juve kur Pacolli , Kelmendi , Kadriu jepnin miliona euro per mbroitjen e hajnave haraqi e limaj ishin te mire e tani u ben udbasha , Jeni mosmirenjohes si ramush haraqi .
            Per ramush haraqin nuk kan votu 91 % e shqiptarve dhe kuptone ky kriminel qe e ka bishtin e nxanun me dosje kurre kryeminister nuk ka mu ba , ju e pat fatmir hajnin I cili I shantazhuar me dosje kriminale formoi parti , bande te re nese me jau shkel bishtin ketyre kriminelve edhe me serbi behen .

            1. Toni KS says:

              Veq mundem me te thane qe 65% e popullit shqiptar ne Kosove nuk pajtohet me ate cka ke thane. Kete e ka deshmuar me vote.
              Gjithashtu, nuk ke te drejte me njollos familjen Jashari dhe me u thirr ne sakrificen e tyre per me fitu vota e kur nuk te konvenon dicka me i quajt sharlatan.

        2. Evropa says:

          Drenicaku!
          “Arme” kryesore ti e paske fyerjen.

  8. Kuksjani says:

    Ketij zotnis i ka ngelur ORA,ju prish te luajtur me te.
    Zotnij ORA!
    Nuk na fole per trekendeshin e katert te horrave:
    LDK,AAK,VV pa folur per grupin e horrave te ish/kry.i kuvendit.
    Partia AAK,e VV nuk lane gje pa i thene ish/kty.bashkis se Prishtines te LDK (Mustafes)ku;mir tha nje me siper,KU NUK QEVERISI PRISHTINE A PO ME QEVERIS KOSOVEN AAAAAA.
    Keta i duan te gjitha,Kryeministrin,Presidence,Kuvendin,Gjukaten kushtetuse,prokororin,e ku ta dime ne.
    PDK e Hashimit i dha zgjidhje;kryesusi i kuvendit me takon ,te tjerat merreni PANVARSISHTE QE ISHTE FITUSE I ZGJEDHJEVE por;ju i dashtet te gjitha.
    Kjo qe po ndodhe ne Kosove ka ndodhur ne Shqipri.
    Kure Ilir Meta i thonte Sali Berishes para zgjedhjeve SAL GERDECI pas zgjedhjeve u be zev/kryeminister(bashkepunoj me salen).
    Kure Ramush haradinaj e Albin Kurti nuk lane gje pa thene per Isa Mustafen sot jane qe ai te behet KRYETARE KUVENDI.
    Kesaj une i them ;trekanshi i katert i banalitetit ,,,zotni Surroj ORA.

  9. iliri says:

    UDB-ash udbashi,i biri i babajt je ti.

  10. Angjelini says:

    Situata pas votimeve parlamentare ne kosove eshte bere e padurushme. Une e vlersoj opinionin e secilit por nuk e kuptoj se perse kualicioni post zgjedhor nuk paska te drejte te formoje qeverine nese i ka numrat? Ne mos gabofsha ne qdo sistem demokratik, partite apo partia qe ka 50+1te mandateve ka shumicen. Pastaj Thaqi mund ti bej mocion ne qdo kohe qeverise dhe ta rrezoje nese siguron numrat. Une jam dakord se eshte i pa ndershem formimi i ketij pseudo-kualicioni por demokracia e lejon diqka te tidhe. Ne shqiperi Berisha qendroj ne pushtet fale kesaj. Bile edhe arriti te vrase ne mes te bulevardit njerz te pafajshem por pushtetin nuk e dorzoj pasi kishte patericen Meta. Nuk jam shum i apasionuar pas asnje partije por kjo situate duhet te marr fund pasi ne te kundrt eshte ne dem te kosoves.

    1. drenicaku says:

      @ Angjelini …. nuk po mund te mbahet mbledhja konstituive e kuvendit , per tu quajtur kuvendi I konstituar/themeluar duhet te zgjedhet kryetari dhe nenkryetaret e kuvendit , me kushtetut kryetari I kuvendit I takon partise qe ka fitu qoft edhe nje vote me shume se partia e dyte .
      Pse nuk pyetni ku jan 120 deputet , pse nuk flasin ata deputet po veq shkoin si kope delesh pas kriminelve isa rrahman moriba 3% ,ramush haraqi , albin crnogorci dhe fatmir hajni ? Ne cilin vend te botes politika dirigjohet nga pronar mediash shiq dirigjohen LDK , VV , AAK , NISMA nga veton shurroi .
      Dhe fare ne fund pse ju frikesohen zgjedhjeve keta qe po thon se kemi 2/3 e votave ?

  11. kujtesa says:

    – Dicka nuk percaktoni juve. Kam pershtypjen se ne fushate dhe ne votime konkurohet me Parti politike.Pas kesaj ne Parlament ka Grupe Parlamentare. Grupet parlamentare nuk jane te detyrueshme te krijohen sipas Partive dhe kjo ndodh shpesh pasi Deputetet ne Parlament jane individualisht te perfaqesuar.Sikur te pranohet dhe shumica te votoje nje kandidat te PDK per Kryetar. Pas 1 jave ky deklaron se largohet nga Grupi ( pra nga Grupi e jo Partia) dhe del i pavarur. Cfare do behet,do hyhet edhe nje here ne qorrsokak se duan perseri te PDK ta kene te tyrin???? Keshtu qe ne fillim eshte e detyruar qe te propozohet nga Partija e pare. Nuk fitoi propozohet nga Partia e dyte e keshtu me radhe…..as kaq nuk dihet?

  12. bani says:

    O veto surrati po ti je nje kameleon qe se gjen kundi ne bote .Edhe per ti ka mbete Kosova,jo, jo,ti je sahanlepires.

    1. Sulo Permeti says:

      Kur shoh Ramushin dhe menyra se si flet shqipen,eshte nje turp jo vetem per kosovaret,por edhe ne shqiptaret ketej.Ka ngjashmeri te madhe me sjellet sì dhe me subkoshiencen e Berishes….hileqar,zileqar,ngatrestar,shpirtlig,violent dhe pushtetdashes deri ne krime.Menyra se si do te behet kryeminister eshte e frikshme,nje katundar shpellar,qe kur flet,do kesh kujdes se te mbeshtyn,prandaj zoti e ka bere me shenje(sh. i shemtuar),per tu thene gjithkujt: kujdes ruhuni nga ky monster!!!

  13. shqiptari nga Kosova says:

    Per ata shqiptare te cilet nuk e njohin fytyren e vertete te Veton Surroit,piunit prosllav,klyshit te Rexhait sherbyes servil i regjimit serbosllav,duhet para se tu besohet tezave dhe qendrimeve te tija,ta dine se ky ishte madje nje kohe edhe be partine e Mira Markoviqit bashkeshortes fame keqe te Sllobodan Millosheviqit.Ky eshte tere kohen,kur ishte koha haptazi e ne kohet tjera i sofistikuar nje spiun dhe sherbyes servil i Serbise.Ky njeri madje e e konsideron Ushtrine e lavdishme Qlirimtare te Kosoves organizate fantome te pa qene e luftetaret e saje kriminel ordiner,njesoj si mentoret e tij te Beogradit.
    Ky servil i ndyer digjet per pushtet e poste udheheq

  14. shqiptari nga Kosova says:

    Per ata shqiptare te cilet nuk e njohin fytyren e vertete te Veton Surroit,piunit prosllav,klyshit te Rexhait sherbyes servil i regjimit serbosllav,duhet para se tu besohet tezave dhe qendrimeve te tija,ta dine se ky ishte madje nje kohe edhe be partine e Mira Markoviqit bashkeshortes fame keqe te Sllobodan Millosheviqit.Ky eshte tere kohen,kur ishte koha haptazi e ne kohet tjera i sofistikuar nje spiun dhe sherbyes servil i Serbise.Ky njeri madje e e konsideron Ushtrine e lavdishme Qlirimtare te Kosoves organizate fantome te pa qene e luftetaret e saje kriminel ordiner,njesoj si mentoret e tij te Beogradit.
    Ky servil i ndyer digjet per pushtet e poste udheheqese,sepse vete direktivat nga padronet e Beogradit jane qe ta kene si shtylle mbeshtetese serbe ne Kosove.Ky eshte aq i paskurpullte sa nuk mund ta mshef urrejtjen ndaj luftetareve te lirise dhe vlerave kombetare shqiptare.Ky njeri i pa dinjitet e integritet ,por mjaft dinak eshte edhe ideator dhe regjisor e sponzor i bllokimit,gjegjesisht ngerrqit politik sepse ky e konsideron Hashim Thaqin ,Kadri Veselin dhe lidershipin e PDK-se si pengesen kryesore te realizimit te projektit te tij djallezor proserb.
    Ju kujdohet te nderuar bashkombas kur ne nje bisede mes ketij njeriu e Thaqit ku ishte prezent edhe ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell,dhe kur u bisedua per kandidat per president te Kosoves qe ishte sfide aktuale,pra para se te zgjedhej Jahjaga..Vete ambasadori Dell tregoi se u ndje tejet keq deri ne neveri nga menyra e peshtire se si vardisej dhe nenshtrohej veton Surroi para Thaqit,duke i premtuar tere arsenalin e mediasve te kompanise se tij madje tere njerzit e mediave dhe politikes qe i kishte nen kontrolle.
    Ky edhe u perpoq ne fushtaten zgjedhore si lider i ORA-se ,madje duke shkuar kembe shtepi ne shtepi neper Kosove ,por populli i Kosoves e njehe kete fare te keqe dhe i dha kartonin e kuq duke e njekur nga politika.
    Tani ky eshte si nje bishe e plagosur dhe perpiqet permes pasurise
    qe e krijoj ne kohen e regjimit te Millosheviqit te shfrytezoi tere
    mercenareve,rrogetareve si keta te kombit kosovar e gjuhes gegerishte e shume te tjere te perqaje e te shkatrroje ne radhe te pare ato forca politike qe larguan Serbine nga Kosova.
    Kjo figure steriotipe e urryer udbeske nuk po len gur pa rrotullaur per tu kthyer ne berjen e misionit me te cilin e ka ngarkuar Serbia.
    Shqiptaret duhet ti tregojne vendin keti servili serb dhe larvave te tij,sepse eshte kjo fare keqe qe i zgjati roberine dhe vuajtjet shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje