Bamieh: Zyrtarët e EULEX-it bashkëpunojnë me mafien dhe politikanët e Kosovës

4 Nëntor 2014, 15:56Rajoni TEMA

Prokurorja e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamieh, ka pohuar se është nën hetime “në vend të EULEX-it”, ndërsa thotë se udhëheqësit e këtij misioni, bashkëpunojnë me mafien dhe politikanët në Kosovë.

Bamieh pohoi se gjendet nën hetime “në vend të EULEX-it”, pasi u përpoq që të korrigjoj gabimet e brendshme të këtij institucioni”.

“Kam folur publikisht vetëm kur më janë shteruar të gjitha mundësitë”, tha Bamieh për të përditshmen sarajevase “Avaz”.

Ajo shprehu pakënaqësinë se ndodhet nën hetime, edhe pse ajo kërkoi që të hetohen akuzat e saja, ndërsa theksoi se udhëheqësit e EULEX-it, kanë bashkëpunim me mafinë dhe politikanët e fuqishëm të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Siç vuri në dukje Bamieh, këtë e mundësoi shefi i Departamentit Special të EULEX-it, Jonathan Rathel, i cili “nuk ishte i interesuar të kryej hetime rreth krimeve financiare dhe ka shkatërruar plotësisht këtë njësi hetuese të EULEX-it”.

“Kur më suspendoi Rathel, askush më nuk merret me krimet financiare të EULEX-it”, shtoi Bamieh.

Ajo pohon se ka zbuluar parregullsi të shumta në punën e EULEX-it, më konkretisht disa përgjime, të cilat kanë konfirmuar dyshimet e saja, dhe se kreu i Departamentit Ligjor duhej të hetonte aktivitetet e prokurorit, Jaroslav Novotny, dhe gjyqtarit, Francesco Florit.

Por, sipas saj, kjo nuk ka ndodhur.

Bamieh ka thënë ka zbuluar dëshmi se kriminelët i kanë dhënë të holla gjykatësit italian, Flori, për lirimin e tyre në rastin e hedhjes së bombës në kafenenë Sekiraça në bulevardin “Bill Klinton” të Prishtinës, “por, as këtë rast EULEX-i nuk ka dëshiruar të hetoj”. /Telegrafi

2 komente në “Bamieh: Zyrtarët e EULEX-it bashkëpunojnë me mafien dhe politikanët e Kosovës”

  1. Ron says:

    Kjo eshte mike e Kosoves,
    eshte rasti i parë qe publikisht nje zyrtarë i BE deklarohet publikisht se EULEX eshte deri ne fyt i korruptuar,
    BRAVO
    zonja, Maria Bamieh!

  2. lili says:

    Ah ah ah’kjo do qe eulexi te hetoje krimet ekonomike kur keto Krim Jane kryen gati te gjithe nga nderkombtaret! Normal qe rathel nuk do hetim se dallin te pallarat e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje