Axhenda e vizitës së Ramës në Beograd, ende e pazyrtarizuar

5 Nëntor 2014, 12:00Rajoni TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, planifikon një vizitë në Beograd në datën 10 nëntor.

Vizita ishte përcaktuar që më parë për në datën 22 tetor, por dhuna e ushtruar në ndeshjen Serbi – Shqipëri, bëri që vizita të shtyhej për në datën 10 nëntor.

Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd është pezulluar dhe ndërprerë në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.

Që prej atëherë, nuk kanë munguar shkëmbimet e deklaratave mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçic, për fajësinë dhe shkaktarët e incidenteve në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, i pyetur si i komenton akuzat se politika shqiptare “i hodhi benzinë zjarrit”, kryeministri shqiptar Rama përgjigjet se “vetëm miqtë tanë serbë kanë promovuar këtë pretendim qesharak”.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçic ka reaguar pas kësaj deklarate, duke thënë se incidentet u shkaktuan “padyshim nga shqiptarët dhe ishin organizuar kohë më parë”.

Dhe ndërkohë që kjo betejë fjalësh vazhdon, data 10 nëntor po afron, axhenda që do të ndjekë zoti Rama në Beograd nuk është zyrtarizuar ende, raporton REL.

Në atë që përflitet jozyrtarisht në median shqiptare si axhendë, është parashikuar që zoti Rama të ketë një takim me homologun e tij serb Vuçic , t’i dhurohet çelësi i Beogradit nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit serb, dhe të ketë edhe një vizitë në Preshevë e Bujanoc me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Por, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, tha se programi i vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi më 10 nëntor është në përgatitje e sipër dhe se ende nuk është e sigurt se çfarë do të përfshijë.

Ministri Daçic u shpreh se nuk po diskutohet nëse Rama do të shkojë në Preshevë apo jo, por “mesazhet që kryeministri shqiptar mund të përcjellë atje”.

Sipas tij, “e vendosur dhe e sigurt është vetëm data e vizitës në Beograd, në 10 nëntor”.

Së bashku me kryeministrin Rama, pritet që në këtë vizitë, të jenë edhe ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Nëse realizohet sipas planifikimeve, do të jetë kjo vizita e parë e një udhëheqësi të Shqipërisë në Serbi, në 68 vitet e fundit./b.l

 

10 komente në “Axhenda e vizitës së Ramës në Beograd, ende e pazyrtarizuar”

  1. Beni says:

    As qe ka per te vajtur. Se nuk ka as tru as karakter.
    Dhe ka BQ qe I bejne strategjine.
    Po del me keq se krimineli I vicidolit.

  2. stela says:

    Une them do shkoj dhe do mari me vete si keshilltare, miken e tij Luiza Xhuvanin dhe Vucic do ti prese me parade madheshtore ushtarake.

  3. ILIRET says:

    Po pse thoni qe eshte vizita e pare e udheheqesve shqiptare ne 68 vite. Bamir Topi pardje e hodhi poshte kete pretendim. Ai tha se, si president ka qene ne Beograd ne vitin 2012. Shikoni mire statistikat.

    1. shqiptari says:

      Nuk ka qene per vizite zyrtare daku. Bamiri ka qene ne Beograd i ftuar per te marre pjese ne nje aktivitet rajonal. Nga ana protokollare nuk jane e njejta gje!

  4. Bay says:

    Unënuk jam zyrtar, por kam qenë në këtëppozicionttë sikletshëm. E c’mesova nga kjo është që 1. Ose shkrihen diferencat kur takimi ndodh, ose 2. Je I kthjellët në pyetjet e shumta që të kanë munduar pas ngjarje. TTë paktën, ke marre iniciativën.
    Unë kam besim tek ju, zoti Rama.

  5. TOMA says:

    Na shqiptart kem vojte si ajo nar shkodrakja,kur shkuen hajnanat me viethe,djali i saje ite ne shtrat,e nuke luente prej trembet,dikur foli dhe tha. Nana e shau zarja e lehi por kete{qiet}i mori.keshtu kemi vojt edhe na shqiptart gjicka pona marrin,deri qe t,na perfundojn krejte,Na lane okupatore pa moral pa inditet te atdheut te origjis son natyrale dhe kombtare,e na vec bajme xhurme me njani tjetri e kurre sbashkohna neni qendrim natyral

  6. edi do mare me vete dhe salie byrishen,kriminelin e shqiptareve qe edhe serbi do e kish zili

  7. osmon gazepi says:

    maloku salihe byrisha do shkoje ne beograd ku e presin me pa durim per ti dhene medalje me rastin e vrasjes se kater shqiptareve me mes te dites nga dora e tije kriminale gjithashtu do shoqerohet edhe nga qelbesirat e tije me te ngushte qe ja kane lepire dhe po ja lepijne menderen me dinjitete dhe patriotizem te larte

  8. osmon gazepi says:

    salihe byrishen do e presin ne beograde ku dhe do i japin dekoraten vdekje shqiptareve me rastin e vrasjes prej tije te kater shqiptareve ne mes te dites dhe ne mes te rruges,ku do shoqerohet nga qelbesirat e tije patriote te thekur qe ja kane lepire e po ja lepijne menderen akoma dhe sot qe flasim

  9. osmon gazepi says:

    salihe byrishen do e presin ne beograde ku dhe do i japin dekoraten vdekje shqiptareve me rastin e vrasjes prej tije te kater shqiptareve ne mes te dites dhe ne mes te rruges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje