Ministria e Energjisë iu përgjigjet akuzave: Bashkia dha leje për ndërtimin, madje ofroi asistencë

7 Nëntor 2014, 13:47Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë ka reaguar ndaj akuzave të Bashkisë së Tiranës, se ajo po bën punime të paligjshme.

Në reagimin e saj, Ministria thotë se për këtë ndërhyrje ka marrë leje tek Bashkia, madje kjo e fundit i ka ofruar edhe asistencë.

Sipas Ministrisë, ndërhyrja, e cila duhej bërë në fakt nga Bashkia, ishte e domosdoshme.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë referuar akuzave të nxjerra sot nga Bashkia Tiranë mbi një “ndërtim pa leje” në ambientet e jashtme të Ministrisë, bën me dije gjithë opinionin publik se:

Me shkresën nr. 6310 prot, datë 21.10.2014 është vënë në dijeni Bashkia e Tiranës për domosdoshmërinë e ndërhyrjes nga ana e MEI, në pjesën e pasme të godinës të Institucionit, për shkak të keqfunksionimit të vazhdueshëm të sistemit të kanalizimeve, për largimin e ujërave të bardha dhe të zeza.

Në vijim, Bashkia e Tiranës me shkresën nr. 14147/1 prot., datë 27.10.2014, shprehet dakord për realizimin e këtij investimi të nevojshëm, madje duke ofruar edhe asistencë teknike për realizimin e këtij riparimi të rrjetit të kanalizimeve dhe të sistemimit të pjesës së pasme të oborrit.

Pra sa më sipër, theksojmë se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një ndërtim të çfarëdolloj strukture, por thjesht punime të sistemimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të degraduara prej vitesh, theksojmë detyrë kjo funksionale e Bashkisë Tiranë, e cila e kishte lënë në harresë prej vitesh, duke prurë si pasojë një problematikë emergjente, në daljen dhe depozitimin e ujërave në sipërfaqen e territorit mbrapa godinës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë./b.l

 

 

1 komente në “Ministria e Energjisë iu përgjigjet akuzave: Bashkia dha leje për ndërtimin, madje ofroi asistencë”

  1. Kapter Jari says:

    Kur do prishet ai ndertimi ne tarracen e Prokurorise se Pergjithshme?
    Eshte pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje