Rinisin pas 23 vitesh fluturimet midis Serbisë dhe Kroacisë

8 Nëntor 2014, 10:08Rajoni TEMA

Serbia dhe Kroacia do të rinisin fluturimet midis kryeqyteteve në muajin dhjetor, 23 vjet pas ndërprerjes së tyre.

Kompania ajrore e Serbisë, Air Serbia, ka thënë se shërbimet e përditshme midis Beogradit dhe Zagrebit do të nisin më 12 dhjetor, raporton REL.

Kjo kompani ka thënë se linja e re do të plotësojë kërkesat në rritje të bizneseve dhe qytetarëve për lëvizje të rregullta midis dy vendeve.

Fluturimet midis Beogradit dhe Zagrebit janë ndërprerë në vitin 1991, pasi Kroacia ka shpallur pavarësinë nga Jugosllavia e atëhershme./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje