Pak ditë më parë selia e Qeverisë maqedonase është tronditur nga një sulm me granata.
Dhe, duket se ky sulm është kryer nga ana e UÇK.
Përmes një komunikate që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), merret përgjegjësia për sulmin me granata të ndodhur më 28 tetor.
Komunikata është publikuar nga Alsat-M, duke theksuar se në postën e tyre elektronike ka mbërritur kjo komunikatë e dërguar me emrin “Debatik Sharri”.
Në këtë komunikatë theksohet si më poshtë:
“Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ” Hasan Prishtina ” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup.
Koha e zgjedhur dhe mos goditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerëzore”, theksohet në komunikatë.
Njëkohësisht është lëshuar edhe një deklaratë politike gjithashtu e firmosur nga Kushtrimi, ku mes të tjerash thuhet se:
“Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim. Ajo është stërkequr si mos më keq. Tejzgjatja e zbatimit të saj, qasja shovene e qeverisë ndaj shqiptarëve , terrori maqedon i qeverisë shovene ka zbritur deri në familjet shqiptare, kudo e kurdo, në rrugë e shkolla. Procese të montuara , grupe huligan është orkestruar nga segmente shtetërore intelegjente, dhunojnë familje, lagje e fëmijë shqiptarë.
Shqiptarët sot në Maqedoni po jetojnë natën e akullt.
Thërrasim faktorin ndërkombëtarë të ndërhyjë, faktorin politik shqiptar e veçanarishtë atë në Qeveri, të shohë me realizëm gjendjen e mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni.
Qeveria shovene maqedonase rrugëton çdo ditë e nga pakë drejt folesë ruse përmes rrugës serbe.
Shqiptarët nuk e duan këtë. Integrimet euroatlantik e çojnë rajonit drejt prosperimit. Ne duam ashtu siç ndajmë fate e hapësira të njëjta të ndajmë dhe liri e mundësi të njëjta” , thuhet në këtë deklaratë.
Megjithatë, nuk dihet nëse personi që e ka nisur këtë deklaratë, përfaqëson realisht UÇK-në./b.l
UCK per bashkim kombetar dhe per Shqiperi etnike nuk merret me granada edhe me gjera te vogla
http://bit.do/Edhe-Maqedonia-eshte-pjese-e-Shqiperise-Etnikehttp://bit.do/Edhe-Maqedonia-eshte-pjese-e-Shqiperise-Etnike
Allahu I shkaterrofte sllavet, jane te liq e te poshter. Konjukturat e tyre nuk kane fund,uck nuk e ka zakon te merret me shashka, ajo e tregoi sesi luftohet.
Po allahu chyn ketu o serbi mutit. se ju serbet komentoni ne emer te shqiptareve e shkruani allahu qe bota te na konsideroj si islamik. ik o plere se feja e shqiptarit eshte shqiptaria e as kisha e as xhamia.
Ne maqedoni duhete te luftohete me lapse, ska nevoje te ndahete pore gjuha kryesore duhete te jete shqip.Maqedoni i vertete flete shqip sepse edhe ata te vjetrite kane folure shqipe