Pas tejzgjatjes së krizës politike në Kosovë, partitë opozitare, të cilat krijojnë shumicën në parlament, kanë vendosur që të bëjnë lëshime.
Ato kanë hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.
Kjo është konfirmuar nga ana e Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se opozita tashmë ka kërkuar nga presidentja që të kërkojë nga deputetja Flora Brovina ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, ku do të votohet për kryeparlamentarin dhe organet e tjera.
Ndërkohë, Limaj ka thënë se për kryeministrin do të diskutohet më vonë.
Kjo do të thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa mund të propozohet për t’u zgjedhur kryeministër, në vend të Ramush Haradinajt, duke qenë se sipas marrëveshjes së partive opozitare, Mustafa do të zgjidhje kryeparlamentar.
Por, pas lëshimit të këtij posti, Mustafa mund të zgjidhet kryeministër, duke qenë se partia e tij ka numrat më të shumtë të deputetëve nga partitë opozitare.
Megjithatë, për momentin nuk është vendosur asgjë./b.l
Mos e dhi punen.TUNG.
Kto mznipulime te Bllokut nuke kane funde,kjo qeveri po thone ka qene ekoruptuare prandaj duhen njerez tjere per ti zevendsuare e jo hajnat te deshmuare isa minister ne kohen e bukoshite njeriu qe u ba milioner me parat e popullite antikomtare i deshmuare,tjetri patriote por po hetohet per korrupcion nga Eulexi tjetri edhe ma patriote por ne Dukagjin ay me vlla po qesine gjoba…prape se prape ma te miret jane keta qe kane qene deri dje ne pushtet…..
Mooooos!!!!!
Po Ramushi?????!!!!!!!!
Ramushi?Do prese dru ne pyll.Eshte i persosur per kete pune.