Dy pastrues dritaresh kanë mbetur të varur në ajër përreth një orë në ndërtesën e “One World Trade Center” në New York.
Fotot janë bërë gjatë operacionit të shpëtimit të tyre nga forcat zjarrëfikëse.
Dy personat ngecën në katin e 69-të ndërtesës, pas një mosfunksionimi të kabllove të sigurisë në paisjen me të cilën ata po punonin.
Pas gati një orë e gjysmë ata janë shpëtuar, duke u tërhequr në njërën prej dritareve të ndërtesës.
Zyrtarët në një konferencë për shtyp nga Qendra Botërore e Tregtisë, thanë se dy pastruesit e dritares u dërguan në spital, ku po trajtohen për “hipotermi butë”, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Departamenti u përgjigj pas thirrjeve nga dëshmitarët që panë rënien e kabllit dhe kolapsin e platformës me punëtorët brenda shportës. Kalimtarët u mblodhën për të parë në një distancë të sigurt shpëtimin e puntorëve. Hannah Forrest, një turist, tha se ishte “magjepsur” nga operacioni i shpëtimit, edhe pse detajet ishin të vështira për të parë nga toka./j.h
Sa te vinte skuadra e shpetimit, dy punetoret bene nje 69-ç te kati 69
Dikur ket pun e bante i ndjeri Rrok Camaj i cili vdiq ne kullat binjake
po edhe keta,ne katin e 69 ngelen ?