1 në 10 burra britanikë paguan për seks, por edhe për sifiliz dhe HIV

18 Nëntor 2014, 12:31Lifestyle TEMA

Më shumë se një në 10 burra britanikë kanë paguar për seks, sipas një studimi që ka studiuar sjelljen seksuale të  britanikëve.

11% e tyre kanë bërë edhe turizëm  seksual në  pikat e nxehta për këtë “sport” si Bangkok dhe Amsterdam.

Raporti, i botuar  në revistën “Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme, pohon se seks i paguar është i lidhur me “sjellje të tjera hedoniste dhe të rrezikshme” të cilat përfshijnë alkoolin dhe përdorimin e drogës.

Ai tha se profesionistët e rinj  paguajnë më shumë sesa meshkujt e moshuar dhe të vetmuar.

Një ekip në University College në Londër analizoi të dhënat nga “Third National Survey of Sexual Attitudes and Lifestyles”.

Studimi fillestar zbuloi se çiftet britanike kanë më pak marrëdhënie seksuale se në vitet 1990. Tani studimi i tyre është drejtuar nga praktika e të paguarit për seks.

“Dëgjuam nga shumë burra gjatë viteve që kishin paguar për seks jashtë vendit dhe janë kthyer në Britani nën panik, sepse nuk e dinin nëse ata kishin një SST”, pohon Natika Halil, Drejtoreshë e FPA për shëndetin dhe mirëqenien.

Sjellja mashkullore

Vetëm 0,1% e grave të pyetura të moshës 16-74 vjeçe kanë pohuar se kanë paguar për seks, në krahasim me 11% të meshkujve, të cilët thanë se kishin paguar për të në një moment të caktuar të jetës së tyre.

Nga 6108 burrave të anketuar, 3,6% kishin paguar për seks në pesë vitet e fundit dhe 1,1% vitin e kaluar.

Udhëheqësi i studimit,doktor Cath Mercer tha për BBC se ishte i surprizuar se ata që paguajën për seks kanë më shumë partner në përgjithësi.

Këta njerëz kanë tendencë të jenë shumë aktivë seksualisht”, – tha ai

Por kjo vjen me një çmim. Njerëzit, të cilët kishin paguar për seks në pesë vitet e fundit kishin dy herë më shumë të ngjasa të diagnostikohen me një infeksion seksualisht të transmetueshme (SST), si HIV, sifiliz dhe gonorre./j.h

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje