VIDEO/ Dr.Flori: Drogën nuk e kontrollon dot, ajo e mund njeriun

17 Nëntor 2014, 16:13Lifestyle TEMA

Teksa spekullohet se Doktori Flori mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e overdozës, lapsi.al sjell intervistën e tij të fundit ku ai flet për drogën. Këtë intervistë ai e ka dhënë pas publikimit të këngës “Mos pi mall, bëj palestër”, një bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Një rrëfim që e bëri për emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit, më 27 qershor 2014.

“Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundi droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë” –shprehej ai në këtë emision teksa fliste për këngën dhe mesazhin që dy këngëtarët synonin të përçonin përmes saj. (minuta e 35:20 e videos – 36.09)

Ngacmimin e Çanit se “ju keni qenë dikur mallistë dhe tani s’jeni më”, Doktor Flori do ta linte pa përgjigjje.(lapsi.al)

6 komente në “VIDEO/ Dr.Flori: Drogën nuk e kontrollon dot, ajo e mund njeriun”

  1. Blue Jasmine says:

    Njeriun e dobet e te palumtur e kontrollon vesi dhe jo arsyeja.
    Ngushellime familjes, por fatkeqesisht deshira per sukses te largon nga ajo.

  2. Agim says:

    Ashtu eshte mor Flor
    por une mendoja se ti mund ta kontrolloje duke qene se shkoje edhe ne kishe

    http://bit.do/Dr-Flori-nuk-e-kontrollonte-dot-drogen

  3. armend says:

    ngushllime familjes florit ishte nje legjend i muzikes

  4. maqo says:

    Te vjen keq se eshte i vdekur tani dhe shume i ri ne moshe, por ja dhe vlerat e tij sa shpejt qe dolen, si mund te bejne moral te pamoralshmit.

  5. z says:

    Me ka pelqyer si kengetar,producent,dhe tekst shkrues,
    Dr-Flori ishte i math,ishte nje padrino i kenges shqipe.

  6. Sh. says:

    Ashtu sic e mundi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje