Andele Lara është një studente 22-vjeçare nga Bostoni.
Por, ajo është bërë shumë e famshme.
Kjo, për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me këngëtaren e njohur Rihanna.
Madje, kur e shohin në rrugë, njerëzit shpërthejnë duke e thirrur “Rihanna”, pasi mendojnë se është këngëtarja e njohur dhe kërkojnë të bëjnë foto me të.
Ajo thotë se nuk ka ditë që të mos e ngatërrojnë ne Rihanna-n.
Por, kur ka qenë adoleshente, Andele thotë se ka qenë një vajzë e dobët dhe jo shumë simpatike.