Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti tha në Komisionin e Ekonomisë, se do të merren masat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve.
Duke raportuar për projekt-buxhetin 2015, ministri Panariti u shpreh se, kërkohen fonde shtese 2 miliardë lekë për t’i investuar ne kanalet e kullimit, me qellim parandalimin e përmbytjeve.
“Kemi punuar në kushte të renduara me reshje të dendura. Dhe ky bllokim ndodhi edhe në Lezhë, pak ditë më parë ku pati përmbytje, hidrovorët u fikën dhe krijuan situatë tejet të rënduar”. tha Panariti duke argumentuar se eshte e nevojshme furnizimi i garantuar i hidrovoreve me energji.
Sipas tij,kjo është edhe arsyeja që OSHEE duhet të sigurojë furnizim me energji të garantuar për hidrovorët përmes linjave te dyta.
N vijim Panariti tha se buxheti 2015 për bujqësinë, zhvillimin rural dhe administrimit e ujërave ka një rritje me 26 % krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij, nga ky buxhet fonde të konsiderueshme do të adresohen për skemat e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, për investime në skemat ujitëse e sektorë të tjerë që mbështesin rritjen e prodhimit bujqësorë vendas.
“Në bujqësi, financimi i adresuar nga qeveria synon të përmirësojë efektivitetin e funksionimit të skemës së subvencionimit të fermerëve, si dhe të përmirësojë infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ndërsa për herë të parë qeveria do të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për bujqësinë, agro-industrinë dhe peshkimin, me synim zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe këta sektorë dhe rritjen e eficiencës brenda tyre”, tha Panariti. /gj.k/
pa shih turi muti,i paska shku mendja me marre ne xhepin e tij miliarda.morpo mshoji,fytyre mut do ngelesh prape.