Qeveria arriti të vërë nën kontroll borxhin publik, ndërsa rritja ekonomike në 2015 do të jetë 3 %. Kështu u shpreh deputeti socialist Anastas Angjeli gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në lidhje me pr/buxhetin 2015 dhe Paketën Fiskale.
“Një vit më parë e cilësuam buxhetin e kthesës, kriza ekonomike u frenua, financat publike u vunë nën kontroll edhe borxhi dhe defiçiti.
Në krahasim me 2013 në këtë fundvit ndryshimet janë të dukshme. Ekonomia po jep sinjale pozitive, si ajo në arsim energjetikë, bujqësi reforma territoriale”, tha Angjeli.
Ligjvënësi socialist vuri në dukje se ky pr/buxhet mbështet reformat në sektorët kryesorë të ekonomisë si energjitikë, reformën territoriale, bujqësi, arsim, turizëm e shëndetësi.
Angjeli theksoi se projektbuxheti me gjithë pretendimet e biznesit do të sigurojë harmonizim të politikave fiskale dhe monetare duke hedhur themelet për stabilitetin makroekonomik të vendit.
Sipas tij, pr/buxheti është hartuar duke marrë në konsideratë raportin e BE-së si dhe sugjerimet e FMN-së.
Në pr/buxhetin e 2015, Qeveria planifikon që të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.
Qeveria pretendon se ky rezulat i lartë vjen prej luftës ndaj evazionit fiskal dhe jo nga rritja e taksave.
Politikat e reja të taksave dhe tatimeve në vitin 2015 synojnë një zgjerim të mëtejshëm të bazës së të ardhurave për të mbështetur rritjen e shpenzimeve publike dhe konsolidimin fiskal.
Njëkohësisht, hartimi i paketës fiskale 2015 është bërë në drejtim të mbështetjes së reformave të qeverisë për vitin 2015, për disa sektorë të ekonomisë. Përmes paketës fiskale mbështetet sektori i sigurimeve, duke hequr TVSH për produktet e jo-jetës prej 20% dhe aplikimi i një takse mbi primin prej 3%.
Mbështetje ofrohet edhe për sektorin e peshkimit duke e përjashtuar nga taksa e qarkullimit dhe karbonit për karburantet, si dhe për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit duke hequr tarifat doganore për disa lëndë të para. Po ashtu, kjo paketë mbështet edhe rafineritë vendase, duke hequr taksën doganore të naftës bruto prej 10%.
Sektori i pensioneve vullnetare, është një tjetër sektor që mbështet gjatë vitit 2015 duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale kontributet në fondet vullnetare të pensioneve që në momentin e kontributit. Po ashtu planifikohet rritja e rentës minerare për pushtetin vendor dhe heqja e kushtëzimit me transfertën e pakushtëzuar, duke rritur kështu financat e pushtetit vendor.
Gjithashtu, në këtë paketë fiskale adresohen disa kërkesa disavjeçare të biznesit si çështja e firove apo e amortizimit me vlerën e mbetur.
Paketa Fiskale 2015 sjell ndryshime të rëndësishme të dakordësuara me Fondin Monetar Ndërkombëtar në disa taksa, si TAP, taksa e qarkullimit dhe akciza e cigareve.
Tatimi mbi të ardhurat personale synon ndryshimin e normës së taksimit mbi të ardhurat personale (TAP) nga 10% në 15%, përveç normës së tatimit mbi të ardhurat e përfituara nga paga që u ulën vitin e kaluar me Paketën Fiskale 2014. Efekti në të ardhurat e buxhetit të shtetit vlerësohen të jenë rreth 5 miliardë lekë për vitin 2015.
Më konkretisht komponentët e TAP që ndryshojnë janë tatimi mbi dividentin, interesat nga huatë, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, qiraja, të ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera. Këto masa vijnë në të njëjtën linjë me politikat afatmesme të qeverisë lidhur me qëndrueshmërinë fiskale.
Taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që synohet të rritet me 10 lek / litri për naftën dhe benzinën. Efekti në të ardhurat e buxhetit të shtetit vlerësohen të jenë rreth 5.6 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit dhe 1.1 miliardë lekë nga TVSH-ja, për vitin 2015.
Gjatë vitit që vjen qeveria planifikon edhe rritjen e akcizës për duhanin është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata, duke rritur çmimin e shitjes së tyre. /gj.k/
Rritjen ekonomike a do ta realizojne operatoret private, apo mamuthet qe fshihen ne Parlament.
Vendosja e ligjshmerise eshte pengesa me e madhe per momentin qe ndan Shqiperine nga shfrytezimi i plote i potencialeve qe ka vendi.
Te tjerat jane pordhe me rigon.
Duhet mire administrim fiskal.Shume para nuk mblidhen nga administrata e dobet fiskale.Emerimet e drejtuesve jane te keqia.