713 milionë lekët e vjedhur nga BSH përfshihen në zërin e shpenzimeve

14 Nëntor 2014, 17:58Ekonomia TEMA

Shuma e vjedhur nga thesari i  Bankës së Shqipërisë prej 713 milionë lekë është përfshirë në zërin e shpenzimeve për tre vitet në vijim.

Përfaqësuesi i Bankës se Shqipërisë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Marin Gjermeni, nuk dha shifër konkrete për përfshirjen në buxhetin e  2015-es, ndërsa do të duhet të raportojë bazën ligjore ku e ka të mbështetur këtë vendim.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i kërkoi Gjermenit të shpjegonte bazën ligjore ku ishte mbështetur ky veprim i BSH-së.

“Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e BSH janë rritur, me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, pse këto para të munguara futen në shpenzimet e BSH?”, tha Braçe.

Banka e Shqipërisë njoftoi në fund të muajit korrik të këtij viti se sasia e parave të vjedhura nga thesari i saj arrin në 713 milion lekë, ose afër 7 milion dollarë.

Pas kësaj disa zyrtarë të lartë të BSH-së, ndër ta edhe ish-Guvernatori Ardian Fullani dhe ish-Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi, përfunduan pas hekurave. Por pak ditë më parë per dy këta zyrtarë, Gjykata e Lartë vendosi të heqë masën e arrestit, duke dhene masen detyrim paraqitje.

Ministria e Financave bëri të ditur se, në vitin 2015 fitimi i Bankës së Shqipërisë është planifikuar vetëm me 62 milionë lekë duke pësuar ulje me rreth 1.4 miliardë lekë në krahasim me këtë vit.

Parashikimi në ulje i transfertes së fitimit nga Banka e Shqipërisë, argumentohet nga ky institucion me uljen e konsiderueshme të normave të interesit, si dhe me transferimin e parakohshëm të një pjese të fitimit të vitit 2015, në buxhetin e vitit 2014.

Gjithsesi, mbetet shqetësues edhe parashikimi i vitit 2016 (37.2 milionë lekë dhe i vitit 2017 (842 milionë lekë) për këtë zë nga Banka e Shqipërisë, parashikime të cilat janë nën nivelin e pritshëm të këtij zëri për këtë periudhë në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017, si dhe mbi 10 herë nën mesataren prej rreth 5.2 miliardë lekë të realizuar në periudhën 2011. /gj.k/

10 komente në “713 milionë lekët e vjedhur nga BSH përfshihen në zërin e shpenzimeve”

  1. sea says:

    Tashme qe dy te akuzuarit kryesore u lane te lire dhe ato leket qe u vodhen pa asnje pengese nuk gjenden me , lind nevoja qe ta bejne legjitime duke e rregjistruar si shpenzim. Bravo ndyresira!

  2. xyz says:

    Perse BSH duhet ta deklaroje si shpenzim dhe jo ta zbrese/mbuloje nga fitimi i saj?

    1. stela says:

      O xyz, me ke bere te qesh me lot. Po pse o derezi komenton per gjera qe nuk I kupton. Komento me mire culon e Kim Kardashian se mbase thu ndonje gje me mend..

    2. .... says:

      E fiks kete qe kerkon ti ka bere. E ka deklaruar si shpenzim dhe meqe fitimi = te ardhura – shepnzime, atehere eshte ulur fitimi.

  3. PERENDIMI says:

    NE SHQIPERI PER CDO GJE KA 2 STANDARTE I PARI ESHTE VIDH MILIARDA TE DALESH I PA FAJSHEM (NENKUPTO NJERZIT ME PUSHTET). PO VODHE 30 OSE 50000 LEKE TE VJETRA DENOHESH ME 1 VIT BURG (NENKUPTO FAMILJARET). PRANDAJ SKA PER TU BERE NDONJEHERE SHQIPERIA.

  4. Ernesto Roma says:

    …ja keshtru po , me parate e shqiptareve ,veme ne jete parimin e kohes se enverit, TA KTHEJME DHIMBJEN NE FORCE

  5. leka says:

    Banka e Sjqiperise kishte vite qe vidhej dhe nuk eshte e vertete qe I ka vjedhur te gjitha Bitraj por mos veprimet e duhura te organev e perkatese ,qe shuma mos te gjehet,dhe eshte e sigurte qe ne kete ceshtje eshte banda e hajduteve te BSH me ne krye Fullanin dhe ndihmuar nga Saliu qe kane vene duart.Nuk ka pse te trajtohej shuma e vjedhur ne zerin e shpenzimeve ,por duke filluar nga Fullani si shperdoruesi me I mAdh I parave te BSH dhe deri tek punonjsi I fundit te bejne pagesen e shumes se vjedhur, dhe ata qe akuzohen direkt tju konfiskohet pasuria qe kane vene duke v jedhur popullin.Parlamenti nuk ka pse te pranoj variantin e BSH por ti kerkoj parate ku ti kene..

    1. .... says:

      Kurse gjykata qe e merr kete vendim te formes se prere eshte gazeta tema ahahahaha

  6. erewqerwe says:

    Nje nga 10 parimet e ekonomise thote
    Ne rast se futet para e re ne qarkullim kemi nje rritje te inflacionit
    7 miliard leke nuk jane pak dhe do i paguaji qytetari shqiptar

  7. Rela says:

    Nuk jane shpenzime te njohura,duhet te shprehen tatimet nese ka ngelur ndonje specialist persembari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje