Kuvajti do të kontribuojë me një fond në vlerën e pesë milion eurove për një numër projektesh prioritare të qeverisë shqiptare, që synohet të zbatohen për reformat e nevojshme të kërkuara nga BE.
Ambasadori kuvajtian në Tiranë Najeeb Al-Bader i dorëzoi sot zv/kryeministrit Niko Peleshi, gjatë një takimi në selinë e Kryeministrisë, kontributin prej pesë milion eurosh që do të alokohet për pesë prioritetet, duke i mundësuar qeverisë shqiptare të përballet me një sërë sfidash.
Duke shprehur mirënjohjen për Lartësinë e Tij Emirin Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Peleshi vuri në dukje përpjekjet e Kuvajtit në mbështetje të procesit të zhvillimit të Shqipërisë që nga viti 1993, në veçanti nëpërmjet projekteve të ndërmarra nga Fondi Kuvajtian për Zhvillim Ekonomik në infrastrukturën rrugore, transport, sistemin ujitës, me një vlerë totale prej 75 milion dollarë.
Zv/kryeministri Peleshi siguroi ambasadorin kuvajtian se e mirëpret me interes të madh vizitën zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Kuvajt, më 18 nëntor, e cila do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe do të shërbejë për të diskutuar të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Ambasadori Al Bader theksoi se vendimi për financimin e këtij projekti të rëndësishëm vjen në kuadër të mbështetjes që Kuvajti i jep angazhimit të qeverisë shqiptare për të forcuar sundimin e ligjit, demokracinë, ndërrmarrjen e reformave gjyqësore dhe ekonomike të domosdoshme, luftën kundër krimit të organizuar, si dhe reforma të tjera që kontribuojnë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori theksoi rëndësinë e vizitës së ardhshme të kryeministrit Rama në Kuvajt, e cila tha ai do të hapë horizonte të reja në fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë. /gj.k/
Sa i ngjaka Niko Peleshit ky qe eshte taku me Sajmir Tahirin ! ?
Ka dhene gjermani dhe italiani miliarda per kete popull. Dolen keta islamiket tani u shkulen ne bythe dhane 5 milion.bismilah.
Ne bankat e kuvajtit fshifen miljardat e mashtruseve te Botes ,vec te tjereve pse jo edhe ato te shqiptareve qe berisha i ka pervetesu.
Nga perqindja e fitimit qe kto banka ne menyre ilegale /mafioze ruajn miljonat e vjedhura te mafiozeve poltikan ,fitojn me shume se 10Miljone,ne pak vite imagjino spekulimin me kto shuma te depozituara ne burse etj skedina financiare ? dhe vijne si bamires ne shqiperine e idioteve ,duke na i servirur si bamiresi islamike ,kta islamiste te qelbur ,qe vetem viruse kanceroze permbajn kudo jane
NE SHQIPERI JANE VJEDHUR ME QINDRA MILION DHE 5 MILION NUK JANE GJE PER HAJDUTET PROFESIONISTE ME KOLLARO. PRANDAJ QEVERIA TE KUJDESET QE KETO PARA TE MOS PERFUNDOJNE TEK TE PA NGOPURIT PER PARA.
Po c’eshte kjo qe beni dhe thoni mo???!!! Kur qenka bere prioritet per Kuvajtin (lindja e mesme) qe te ndihmoje nje shtet tjeter qe te hyje ne Evrope???!!!
o Kuvajti, u keputet ne bythe me kete ndihme! Vendeve te tjera te rajoonit i si Bosnja dhe Serbia u jepni 50-100 mln euro ne vit juve.
Kuvajti eshte nji vend /alibi Tranzite ,prej te cilit mafiozet e poilitikes Boterore e europiane e etj, vene ne funxion politikat e tyre.pastrojn paret e pista .
Kuvajti eshte vendi ku mafiozet e mbare Botes depozitojne ilegalishte parate e pista qe perfitojn ne rruge te pista .
Vec Zviceres ,Luxennburgut,Qipros,Austrise,Turqise,Katarit ,vende kto ku fshihen miljardat e pista te mafiozeve te cdo natyre Kuvajti vitet e fundit eshte bere qendra e tyre dhe kjo njihet tashme boterisht .
Strehime Mafioze per te teeeeeeeeeeeeeeeeereeeeeeeeeeee .