Deputetët socialist kundërshtojnë projektligjin që parashikon heqjen e akcizës për prodhuesit e pijeve energjike .
Debati për draftin e hartuar nga Ministria e Financave ka përfshirë Komisionin parlamentar të Integrimit, ku Taulant Balla, nënkryetar i këtij komisioni, ka thënë se lobingu i pronarëve të pijeve energjike ka bërë që të bëhet ky projektligj, që sipas tij është i paarsyeshëm.
“Unë mbështes vendosjen e akcizës sepse është pije luksi. Lobingu i pronarëve të pijeve energjike e gjej të paarsyeshme, sepse ne e vumë para një viti. Ndërkohë unë mendoj t’i hiqet akciza për kafen, që konsumohet nga mosha të ndryshme”, deklaroi Balla.
Por zv. ministri i Ekonomisë Ervin Mete tha se projektligji për akcizën ndaj pijeve energjike është duke u diskutuar ende në Komisionin e Ekonomisë.
Edhe deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka kundërshtuar këtë projektligj. Sipas saj argumentet për heqjen e akcizës së pijeve energjike nuk janë shumë bindëse.
Nga ky lëshim sipas përllogaritjeve shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve.
Gjithashtu p/ligji është kundërshtuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist ku ligjvënësit kanë dalë kundër draftit të paraqitur. /gj.k/
E more Z. Cani ta paskan lyer rroten mire keta pisnesmenet e pijeve ee???? Turp te kesh
Tregtaret e pijeve energjitike perveç importit nga jashte te ketyre produkteve, dmth rritjen e importit shqiptar nuk sjellin asgje tjeter ne ekonomine shqiptare.
Se pari nje pjese e madhe e pijeve energjitike konsiderohen me rrezik per shendetin kur konsumi eshte i larte, se dyti i krijojne konkurence pijeve te tjera qe prodhohen ne vend, pra ekonomise se vertete shqiptare.
O Cani,ju nuk hiqni referencat doganore me mallrat nga BE qe jo vetem na demtoni por edhe na koritet,sepse askush ne BE nuk e kupton cfare duan shqiptaret,dokumenta mbi dokumenta,spjegime mbi spjegime dhe ne fund,asgje…arsyeja,shqiperia eshte nje vend super i korruptuar qe punet i ben lemsh vetem te mos punohet seriozisht…TURP ore Cim..!!
Jo mo jo o popull eshte tigri ahmetaj qe ka marra llokmen per te shpetur gime redbullin. Tigri ahmetaji ekonomise eshte pazarxhiu i qeverise dhe mos akuzoni canin…rrofte rilindja…
Ky qe “mbron” canin duke na “sqaru” qe sherri qeka i ahmetajt do jet ai koklakra qe ka cani keshilltar. Edhe vetes i therret “qimebjond”. O Qi-me-bjond!
….Ky cani, nuk e di se ne c rrethana permendi influencen e Ambasades austriake ne kete vendimmarrje( ?!).Nuk e di se c mutin do ambasada austriake qe fut hundet ne ceshtje the buxhetit the Shqiperise.Por di the them se nese kjo eshte e vertete mut me te madh do cani me expertet e tij te leshit qe I vine pas avazit ketyre.Po eshte rasti ti kujtojme ketyre tutoreve the interesave austriake ne shqiperi fjalimin patetik te z Rama ne rastin e dhenies se licences se Lotarise Kombetare ng a qeveria e Saleos. Duket qe keta e Kane me te thjeshte te futin duart ne xhepat e popullit se sa ta prishin politiken me ambasaden austriake.Kjo eshte premise e erreet per vijimin me tej te politikave ekonomike per ate qe u premtua the jete qeveria e shqiptareve qe morri 1 million vota