Tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë arriti në 170 milionë dollarë në vitin 2013, nga vetëm 30 milionë që qe në vitin 2007. Pavarësisht se marrëdhëniet politike formalisht kanë qenë të ftohta dhe, me raste, të acaruara, shkëmbimet tregtare duket se kanë njohur vetëm rritje.
Të dhënat e Institutit të Statistikave për import-eksportet mes dy vendeve tregojnë rritje galoponte, megjithëse kjo rritje ka pësuar luhatje të mëdha për shkak se një pjesë e mirë e tregtisë është e përqendruar në pak mallra, raporton agjencia e lajmeve BIRN.
Shqipëria importon nga Serbia energji elektrike, ushqime, produkte kimike, metale e materiale ndërtimi ndërsa eksporton drejt Serbisë energji elektrike, ushqime (përgjithësisht zarzavate) dhe materiale ndërtimi e metale.
Të dhënat e tregtisë së jashtme të raportuara nga INSTAT nuk janë të plota për shkak se energjia elektrike zakonisht regjistrohet si e importuar nga vendi ku është regjistruar kompania që ia shet Shqipërisë dhe disa kompani të tilla janë të regjistruara në vende të tjera pavarësisht se janë kompani serbe.
Përveç energjisë së importuar në linjën Beograd-Podgoricë-Shqipëri, vendi ynë ia shet, përgjithësisht disa kompanive serbe që dominojnë tregun energjetik të Ballkanit, energjinë e prodhuar tepër në kaskadën e Drinit në periudhat me shumë reshje.
Importi tjetër i rëndësishëm i Shqipërisë nga Serbia është ai i skrapit, i cili shkrihet në Elbasan.
Rritja më e qëndrueshme e importeve të Shqipërisë nga Serbia i përket grupit Ushqim, Pije dhe Duhan. Në vitin 2007, në Shqipëri u importuan rreth 346 milionë lekë (3.4 milionë dollarë), ushqime nga Serbia ndërsa në vitin 2013, importet e këtij grupi arritën në 4.8 miliardë lekë.
Importet e drithit nga Serbia zunë pjesën më të madhe të importeve. Gjatë vitit 2013, Shqipëria importoi 81 mijë tonë drithë nga Serbia me vlerë të përgjithshme prej 2.9 miliardë lekësh. Serbia zë një të pestën e të gjitha importeve të drithit në Shqipëri./b.l
eshte normale qe me ato qe ndodhin ne politike te pasqyrohen edhe tek tregu
http://bit.do/Pse-na-intereson-ta-kemi-mire-me-Serbine
prandaj semuren njerezit ne shqiperi. gjithe ushqimet vikan nga serbia. tani qe jane edhe te nevrikosur ata me ne, do bekan kerdine ne shqiperi. na e paskan futur.
Ata po e po qe na e kane futur e do te vazhdojne te na e fusin, por, tek e fundja fare kur ta fut i yti, çfare pret nga bota?!?!?
Ne vend qe te hapet nga tregu Europiano-perendimor ku mallrat jane shume here me te kontrolluara nga entet perkatse te shendetesis e shoqatave te konsumatoreve, damllaja e madhe shkon ne Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi e Kine, ku furnizohet me plehra nga me te ndryshme.
Me 4.8 mil euro ushqime, Raporti eshte pese me hic. Bile edhe kete e bejne kosovaret..tregti korenti e skrapi…pfffff
ne kete tregti mes nesh sa perqind eshte ai shqiptar ???????
sepse une po lexoj vetem importe po eksportet ku jane??????
Ne kohen e luftes se 2botrore per mallrat skarto italjanet thoshin ‘bono per Albania
Ti bregdeti s’je nga bregdeti, duhet te jesh kelysh Serbie andej nga Tropoja
Kjo me kujton kohen e PPsh-es, kur Serbia shahej e nxihej 24 ore ne dite dhe 80% perqind e mallrave, ngado qe importoheshin, kaloonin nga Beogradi para se te vinin ne Shqiperi