Në kuadër të aksionit të nisur nga Qeveria për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zhvilloi një vizitë në terren në zonën e ish-Kinostudios.
Ministri Ahmetaj, së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, pa nga afër aksionet e inspektorëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe ka biseduar me qytetarët e zonës lidhur me rëndësinë që ka në këtë moment aksioni për ndaljen e abuzimit dhe vjedhjen me energjinë elektrike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik u ka shpjeguar qytetarëve se çdo vit humbasin nga buxheti i shtetit rreth 150 milionë euro për sektorin e energjisë, para që mund të përktheheshin në investime të drejtpërdrejta për qytetarët, si investime në rrugë, shkolla, spitale, etj.
Ahmetaj i bëri apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore duke pagur energjinë dhe shkëputur vullnetarisht lidhjet e paligjshme, ndërkohë që i siguroi se ky aksion nuk prek ata që janë treguar korrekt me pagesat, pasi synimi i tij është vetëm ndalja e vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike.
Aksioni për ndaljen e abuzimit dhe vjedhjen me energjinë elektrike ka nisur në datën 27 Tetor dhe tashmë është në javën e dytë të tij.
Deri në datën 5 Nëntor rezulton se janë ndërprerë 18 416 lidhje energjie ta paligjshme, janë arrestuar 264 persona abuzues me energjinë elektrike, janë denoncuar në polici 93 persona dhe janë arrestuar 31 punonjës të OSHEE.
Përsa i përket arkëtimit të energjisë elektrike, vlera arriti në 4.1 miliardë lekë gjatë muajit Tetor, duke shënuar një rritje prej 25 për qind krahasuar me një vit më parë ose rreth 836 milionë lekë më shumë.
Gjatë muajit Tetor konstatohet edhe një rritje e lartë e arkëtimit të kamatë-vonesave, duke shënuar një rekord në vlerën 199 milionë lekë. Krahasuar me muajt Korrik, Gusht e Shtator, rritja është me rreth 45 për qind më shumë. /gj.k/
SIGURISHT!
nE QE PAGUAJME SJEMI BUDALLENJ POR ZBATUES TE LIGJIT. JU LUMTE
Cojeni perpara aksioni mjaftme vodhen shtetin dhe njerezit e varfer.
arsyeja pse nuk paguhet energjia nuk ka te bej me varferine e njerzve sepse nuk ka se si shpjegohet se si banoret e qytete si librazhdi te varfra deri diku arketimet jane 100 %.
eshte nje detyrim qe ne te paguajm energjine sepse eshte nje sherbim qe ne marrim .
Duhet patjeter qe kjo reform te shkoj deri ne fund sepse nje shtet shihet nga zbatimi ligjit edhe ligjin edhe detyrimet duhet ti zbatojm te gjithe ne
Shume suksese per opoeracionit qe keni nisur kundra vjedhjes se energjise elektrike Tanime gjithesecili te paguaje ate qe shpenzon dhe jo dikush me shume e dikush tjter te mos paguaj fare.
Shume e drejte aksioni i qeverise stop privilegjimit te me te fortev.
Pune te mbare se po nderhyni ne nje sektor qe per shume vjet ka sherbeyer per te mbushur xhepat e te pasurve dhe zbrazur xhepat e njerezve te thjeshte.
PO mo lale do i pagujm po me ca ti pagujm
Me mire fikni fare
http://bit.do/Fundjave-te-kendshme-me-fatura-per-te-paguar
PO SKE LEK FIKI VET MOR LALE PO BUKEN A E MER ME LEK PA BUK SJETON DOT POR NUK TA JEP NJERI PA LEK MO LALE.PERSE ENERGJIA KONSIDEROHET SI MALL QE KUSH KA LEK TE PAGUAJ KUSH NUK KA TE MOS PAGUAJ? SI CDO MALL TJETER KUSH KA LEK TA MARRE KUSH NUK KA TE MOS TA MARR.NE QOFTE SE DINI NDONJE VEND TE BOTES KU ENERGJIA DHE TE GJITHA MJETET ENEVOJSHME PER TE JETUAR JEPEN FALAS NA E THONI TE VEMI TE JETOJME ATJE
I humbasim 150 per mos ti marre me mbrapsh. Kur mund te investoheshin ne arsim apo mjeksi qe do i sherbenin shoqerise tone
Nje nder reformat me te mira eshre kjo e energjise. Nuk mund te mbajme ne kurriz me shqiptarer apo qeveria leket qe pjesa tjeter nuk paguan energjine
Une paguaj rregullisht faturat per 24 vjet . Ti pse nuk paguan ? Per 24 vjet , sipas llogaritjeve i bie qe Ti qe nuk paguan te kesh ndertuar nje shtepi ne kurrizin tim dhe qytetareve te tjere te ndershem qe respektojne ligjin . Paguaj si cdo mall tjeter qe merr ne dyqan ! Paguaj !
Aksionit kundra vjedhjes se energjise eshte nje nder aksionet me te dobisheshem dhe shume i nevojshem ndaj duhet ti shkohet deri ne fund per te mos lejuar me abuzimet dhe vjedhjet pa fre. kristo
Forca vazhdoni keshtu.
Shum mir bejn po ka ca familje qe jan te keputura fare. Jan te pa pun dhe nuk vjedhin energji po nuk kan mundesi te paguajn, per keto familje nuk duhet ti pritet energjia. Ose te jen te fundit qe tu nderpritet. Biznesi dhe ata qe jan te lidhur me politik dhe punonjesit e ossh jan problen se keta ne bashkepunim i kan ber lidhjet e paligjeshme.
Sa here del ketu ndonje lajm per Ahmetaqin vrapojne rrogetaret e tij te mbushin komente pozitive. A po vini te gjithe te ma puthni njehere kete timin qe e kam me te mire se i gjithe Ahmetaqi juaj para se t’i prisni dritat te varferve?
po nuk kane buke te hane, c’drita te paguajne o jevgu vlores