Zvicra jep mbi 11 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësve e kanalizimeve në Shqipëri. Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori zviceran në Shqipëri, Kristof Graf.
Ky grant i ri siguron që ndërmarrjet e ujësjellësve në 7 bashki të operojnë me eficiencë në ofrimin e shërbimit për rreth 400 mijë qytetarë. Përfitues nga kjo marrëveshje janë bashkitë e Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës, Kamzës, Lushnjes, Delvinës e LIbrazhdit.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi përgjegjësinë që kanë qeveria, bashkitë dhe ndërmarrjet e ujit si përfitues.
“Miqtë dhe partnerët tanë po na mbështesin. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për ndihmë financiare na lehtëson nga disa dhimbje të buxhetit dhe na liron për të plotësuar nevoja të tjera të panumërta të ekonomisë. Por, uji është i pari dhe ja pse e kemi kthyer ujin në prioritet”, tha ministri Cani.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha ky projekt është në linjë me prioritetet e qeverisë për sistemin e ujësjellsëve dhe kanalizimeve, veçanërisht me adresimin e humbjeve të ujit në këtë sektor, duke i shërbyer objektivit të madh të rritjes së nivelit dhe cilësisë së shërbimeve që i ofrohen qytetarëve.
Ndërsa ambasadori zviceran, Christoph Graf, theksoi se në 7 bashki banorët do të gëzojnë mundësinë për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm dhe për shkarkim të përshtatshëm përmes kanalizimeve. /gj.k/
eh Faleminderit Zvicra
urojme qe te mos i vjedhin keta plehrat tane sic kane bere me perpara
http://bit.do/Zvicra-dhuron-per-popullin-shqiptar-ndersa-keta-vjedhin-per-vete
sa miliona do shkojne ne xhepat e pushtetareve vendore dhe qendrore? kete duam te dime se ka 20 vjete qe na jepen ndihma dhe qeveritaret ngrene vila kudo,dhe ky popull patriot antikomunist dhe veshderr nuk shikon ndonje permirsim.dhe dalin udheheqesit demokrat sigurimsa (antikomunista) dhe premtojne se do kemi uj dhe drita 24 ore!!!!!!!
O c`paska ra daci n`kos!!!!!!!