Taksa e qarkullimit dhe çmimi i karburanteve, debate në Komisionin e Ekonomisë

7 Nëntor 2014, 17:10Ekonomia TEMA

Rritja e taksës së qarkullimit, e propozuar në Paketën Fiskale të vitit 2015 nga Ministria e Financave, u shoqërua me debate në Komisonin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për faktin se kjo taksë mund të rrisë çmimin e karburantit.

Si ministri i Financave, Shkëlqim Cani edhe deputetët, pranojnë se ulja e çmimi të karburanteve në tregun ndërkombëtar në mënyrë drastike në harkun kohor të një viti, nuk u reflektua në tregun shqiptar.

Dhe përkundrejt këtij fakti të pranuar, ministri Cani beson se pavarësisht se do të rritet taksa e qarkullimit me 10lek/litri për benzinën dhe gaziolin, kjo nuk do të reflektohet, të paktën jo plotësisht te konsumatori fundor, për faktin se mos refkletimi i uljes së çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar i jep hapësirë sipërmarrësve për të mos ia adresuar konsumatorit rritjen.

Por, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace, nuk beson se kjo rritje nuk do t’i adresohet qytetarit, për shkak se, sipas tij, kemi të bëjmë me një treg monopol.

“Kjo të jep përshtypjen e një tregu të përqëndruar, një tregu monopol”, deklaroi Braçe.

Ndërsa deputeti Anastas Angjeli i kërkoi qeverisë të ndërhyjë për të shkatërruar këtë situatë monopol.

Më tej, për këtë çështje foli edhe zv/ministri i Financave, Ervin Mete, i cili fillimisht parashtroi disa masa që ka marrë qeveria në drejtim të kontrolit të këtij tregu, ne pergjigje te pyetjee te deputeteve per masat e ndermarra nga qeveria. Ai tha se kemi ngritur një grup të koordinuar pune për monitorimin e tregut të karburanteve.

Mete shpjegoi se janë vendosur në një hartë dixhitale të gjitha pikat e shitjes dhe monitorohen online, si dhe është realizuar heqja totale e pompave automatike. Gjithashtu, tha Mete, ka një kontroll periodik të cilësisë së karburante, duke pranuar se ka rezultuar me problematika përsa i përket përzierjes së tyre. Sipas tij, për këtë janë marrë masa të ashpra. Po, tha ai, për shkak të këtij monitorimi të tregut nga organet fiskale, ka rritje prej 25-30 të kuponave apo faturimit final, krahasuar me një vit më parë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Brace, tha se këto masa nuk po japin efekt në uljen e çmimit. Ai kërkoi nga ministria e Financave mënyrën se si do të kontrollohet tregu për t’u bërë e mundur reflektimi i uljes së çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar edhe në tregun vendas.

“Ne nuk dimë se si dhe kur do të reflektohet çmimi i bursës në tregun vendas. Ajo që më shqetëson, është situata shumë e përqëndruar e tregut të shitjes me pakicë në këtë vend, dhe mos reflektimi total i atij çmimi të bursës në tregun e brendshëm. Shqetësim është edhe niveli i tatim-fitimit që paguajnë këto kompani të karburanteve që kanë këtë nivel të lartë përqendrimi në këtë treg. Edhe kjo është një e dhënë tjetër, sepse përfitimet në gjithë këtë skemë janë aq të mëdha sa reflektohen pastaj me mashtrime në bilancet kombëtare apo në deklarimin e tatim-fitimit”.

Zv/ministri i Financave, Mete, në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga kryetari i Komisionit, tha se duhet që Autoriteti i Konkurencës të vihet më shumë në lëvizje për të kontrolluar këtë treg. /gj.k/

5 komente në “Taksa e qarkullimit dhe çmimi i karburanteve, debate në Komisionin e Ekonomisë”

  1. Selman says:

    Ky ervin meti eshte nje pazarxhi i felliqur. Nuk e kishte boll lsi.ne Rama. I jane qpur nga pas edhe kta banditet e vegjel te partickave qe po i mbushin institucionet me zocka te vogla qe s.dine te bejne asgje. Leku modh tregojne ne ministri te financave per kte ervinin e vockel me intepretimet e ligjeve te taksave. Ne fillim u thote bizneseve qe te bejne ankese ne ministri. Pastaj per pergjigjen ua masin koken me spango. Firmosin zockat e g99. Dhe ervini ndan 50 me 50 me cimin. Na nxoren bojen kta o Edooooooo! Mblidhu rripat se na felliqen

  2. Spiro says:

    O sa i mete ky Metja. Po pse nuk i ben kerkese autoritetit te konkurrences ky Metja? Po c’pret nga nje njeri qe e ka qe ne mbiemer qe eshte i mete

  3. Billy1 says:

    Ku e kane naften pa akcize per bujqesine? Me formulen e re ku taksa e qarkullimit paguhet tek karburanti, bujqesise i eshte vendosur nje takse e re. Ajo e qarkullimit rrugor te pompave te ujit per vaditje? Turp e marre e faqja e zeze per kete qeveri.

  4. Treviso says:

    Kujdes, kujdes me çmimin e naftes. Nafta ka nje renje çmimi shume te madhe ne Europen Perendimore. Cmimin e naftes nese nuk jane mundesite me e ulur te mos levize. Rritja e çmimit te naftes do te shtrejtoje jeten e popullit me shume se rritja e energjise elektrike. Rritja e energjise do ti shterngoje shume shqiptaret dhe nuk kane mundesi perballimin e jetes me rritjen e naftes. Rritja e çimit te naftes do rrisi te gjitha çmimet e ushqimeve dhe prodhimeve te agrikultures. Do jete gamimi me fatal qe do beje qeveria nese rrit çmimin e naftes.

    1. Eraldi says:

      E kujt i plasi? Keta popullin dhe ekonomine e shikojne thjesht si bilanc dhe shifra virtuale, pavaresisht rrjedhes dhe zhvillimeve reale. Nuk e ke kuptuar ende se nga kush qeverisesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje