Kreu i Dhomës Amerikane: Ekonomia rritet vetëm me uljen e taksave, jo rritjen e tyre

8 Nëntor 2014, 17:59Ekonomia TEMA

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk është dakord me paketën fiskale që qeveria ka prezantuar një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë.

Kreu i kësaj Dhome, Mark Crawford, në një intervistë për Vizion Plus thotë se shoqatat e biznesit i kanë dorëzuar ministrit të Financave në një takim propozimet për ulje të tatimit mbi fitimin në 10% sërish dhe heqjen e progresivitetit të tatimi i pagave.

Këto kërkesa Dhoma Amerikane do t’i bëjë sërish ne komisionet parlamentare.

Paketa fiskale nuk është diçka që është përgatitur sot, për atë ka një vit që punohet. Ne i bëmë që para një muaji propozimet tona për qeverinë, ishin 14 pika. Por tashmë drafti është miratuar në qeveri, ne do të bëjmë sa të mundemi që të ndryshojmë disa pika të paketës fiskale. Ekonomia nuk rritet vetëm nëse rrit të ardhurat dhe taksat”, shprehet ai.

Crawford thotë se nëse do të ketë zhvillim ekonomia shqiptare, kjo do të vijë vetëm nëse rriten investimet e huaja.

Pikërisht për të mbështetur këtë argument ai kërkon taksa më të ulëta që Shqipëria të jetë konkurruese në rajon.

Ne kemi një rajon që ka taksën e sheshtë për bizneset. Mjafton të shohësh Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Vërtet ne mund të jemi patriote, por paraja nuk njeh patriotizëm”, vijon ai.

Për nismën e ndërmarrë nga qeveria për luftën ndaj informalitetit Crawford thotë:

Ne kemi një shprehje në Amerikë, që në dorë duhet të kesh edhe shkopin, edhe karrotën. Nuk duhet të mbash vetëm shkopin në dorë. Dhe të kërkosh ndihmë te polici, por edhe ta bësh tjetrin me të mirë të paguajë detyrimet.”

Tre taksat që do të rriten në 2015-ën janë ajo e qarkullimit, e cila do të japë efekt direkt te çmimi i karburanteve, tatimi për të ardhurat personale do të bëhet 15% nga 10 që është dhe akciza për duhanin do të rritet me 20 lek për paketë./b.l

12 komente në “Kreu i Dhomës Amerikane: Ekonomia rritet vetëm me uljen e taksave, jo rritjen e tyre”

  1. vemendje* says:

    Me sakte dhe me qarte nuk ka,pik.

    Por perse ndodh e kunderta?
    Sepse FMN do td japi leket me interes te madhe e te sigurt.

    1. hajdari says:

      Edhe keta tanet perdorin shkopin dhe karroten, por paksa ndryshe nga ju ne Amerike, Z. Crawford. Keta shkopin e perdorin per t’i dhene dajak miletit, kurse karroten per t’ja rrasur ne b…

    2. elinor,,,, says:

      Po kujt t’ia thuash, Ed trapit me hajvanet qe e rrethojne?! Ne kohe te nje ekonomie te brishte impulsiviteti arrihet duke ulur taksat dhe normat e interesit, jo duke bere te kunderten. Keta socialistet paskan qene rrace vertete e trashe, nuk zune mend njehere; gjithnje e rrahin veten me grushta… e humbin pushtetin me deshire e me pasion.

  2. manuel vila says:

    NE I MARRIM TAKSAT PASTAJ I NDAJME ME NJERI TJETRIN …….PASTAJ PRISHET OSE VIDHT SERVERI ……!!!!!!POPULLI …PRANDAJ I RRISIM TAKSAT.

  3. Fiancieri says:

    Beni letra beni. Fshin b…Cim Cani me letrat tuja I mban nga kater muaj ne sirtar pastaj i nxjerr minutn e fundit derisa pret qe sdel gje. Kot i beni letra. Te Nazmiu i shtypshkronjes aty dorezohen “letrat” per Canin. Edhe “shqiptare” edhe “europiane” edhe “amerikane”. Si ti keni. Ndryshe mos hani koh kot. Se edhe lodhet plak njeri. S’ka kohe as per letra as per karrier.A Edi mavria ne c’duar ka ren.

  4. PERENDIMI says:

    Mire e keni ju te dh. Amerikane te tregetise por keta pushtetaret tane kur jane ne opozite cfare nuk thone per ata qe jane ne pushtet por kur vijne vete i harojne te gjitha dhe rrite taksa andej rrit gjoba kendej sikur cdo gje rregullohet vetem me ngritje taksash. Ne kohen kur u ngrit tvsh nga 12 % ne 20 % kur u ngrit cmimi i energjise nga 45 leke kilovati ne 77 leke deri ne 300 kw dhe 135 leke mbi fashen mbrojtese po keshtu edhe per taksat e tjera se qe nga 1994 deri me sot jane 10 fishuar taksat e tatimet per cdo gje nuk bene gje tjeter vecse kane ritur informalitetin dhe vjedhjen karshi shtetit dhe kane rrenduar pagesen e atyre qe jane te regullt e nuk vjedhin se nuk ka kush ti mbroje se ata qe kane krah e kane bisnese te medha paguajne nden dore dhe nuk paguajne as energi as uje e as tatime. Keshtu qe cmimet dhe tatimet duhet te ulen per popullin dhe bisnesin e vogel se mezi mbajne familjet me buke qe te ulet edhe informaliteti edhe vjedhjet. Po nuk ndikuat ju si dhome serioze qe perfaqsoni edhe popullin edhe bisnesin atehere nuk ka per tu rregulluar jeta ne Shqiperi. Faleminderit.

  5. human says:

    O i nderuar Kryetar i dhomes amerikane te tregtise.

    Mbajme mend se ne periudhen kur Qeveria merrte masa drastike per luften kundra kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike ne Lazarat dhe ne krejt territorin shqiptar, ju na dilnit me propozime qe te legalizohet hashashi.

    Gjithashtu shikojme se per çdo nisme ligjore qe ndermer Qeveria Rama, ju na kerceni perpjete.

    Ne kohen e Sali mutit qe e shkerdheu ekonomine sa e çoje ne zgrip, nuk ju kemi degjuar zotrote te ngrini zerin. Apo mos beni pjese tek ai lobi amerikan qe mbeshtesin Berishen si Podesta and Co.

    Degjo ketu ore lum miku, ne e dime se Dhoma Amerikane e Tregtise eshte nje institucion i rendesishem i ngritur mbi bazen e nisiatives private per te ndihmuar ne mardhenjet tregtare ndermjet dy vendeve, por besoj se nuk mund te krahasohet me Institucionet Financiare Nderkombetare si FMN dhe BB; edhe keto ne Amerike e kane qendren, dhe me keto bashkepunon Q

  6. kloss says:

    S’DO MEND QE RRITJA E TAKSAVE PERTEJ MAREZISE SHKATRON EKONOMINE E CDO SHTETI.ME TAKSA TE LARTA -ASKUSH NUK ESHTE –I INTERESUAR– TE PRODHOJE –PO KESHTU EDHE FUQIA BLERSE DO TE JETE FARE E ULET-MALLRAT DO TE MBETEN STOK DERI NE –PRISHJE– APO NE –SKADIMIN– E TYRE(SHTETI NUK DUHET TE HAROJE SE MALLRAT KANE AFAT-SKADIMI)-DHE DO TE HIDHEN NE PLEHRA-DHE TREGETARET DUKE MOS MARE FITIMIN E DESHERUAR-TE PRODHIMIT TE PARE -TE KALBUR-MBETUR STOK APO TE SKADUARA -DO TE –RREZOJNE– EDHE DESHIREN E TYRE PER PRODHIM TE METEJSHEM-GJE QE DO TE SJELLE ME PAS EDHE –PUSHIMET MASIVE– NGA PUNA-GJE KJO QE DO TE SJELLE KRIZA TE FORTA E TE RREZIKSHME EKONOMIKE-.VETEM ULJA E TAKSAVE NE MAKSIMUM- DO TE SJELLE PERMIRESIM TE NDJESHEM EKONOMIK- DHE PUNESIM MASIV-….(edhe vete-shteti -nuk mund te ringrihet fuqishem ne menyre te rrufeshme–duke shkatruar ekonomine e nje shteti dhe duke prodhuar kriza fiktive- vetem per deshire-vetpasurimi)-….

  7. Zeta says:

    …ne psikologjine e nje biznesmeni nese biznesi del me fitim atehere biznesmeni synon ta zgjeroje biznesin DUKE INVESTUAR NJE PJESE TE FITIMIT….nese nuk fiton ,ose aq me keq HUMBET, jo vetem nuk investon asgje por mund edhe te mbylle ate biznes qe ka…tani dikush duhet te shpjegoje qe taksat e larta e lirojne apo e asfiksojne biznesin ?!Se dyti duket sikur taksat e larta mund te krijojne njefare permiresimi ne financat e shtetit, por qeveria duhet te kete nje program ku kto para ti investoje ne sektore PRIORITARE, dhe jo ti shperdoroje per bileta avioni dhe kolltuqe zyrash, vetem keshtu mund te konceptohet nje sakrtifice taktike e biznesit ne rang kombetar per ti sherbyer pikave te forta strategjike ku do te projektohet zhvillimi ne vitet e ardhshme si PSH rruget turistike, Bujqesia, energjitika,etje

  8. Drejtesia says:

    Siduket efekti Republikan qe shkermoqi komunistet aka Demokratet e Amerikes po ka efektet e duhura. Shpresojme, por flluske mund te jete dhe kjo. Ne mos me “taksa” direkte, ke taksa indirekte sa te duash, rritje cmimi ushqimesh, barnash, shkolle, transporti, akciza te ndryshme, elektriku, takse mbi pronen, ujin, yhyyyy i merr leket edhe duke thene qe po i ul taksat.

  9. henri says:

    Nuk eshte hera e pare qe ky kryetari i dhomes amerikane nderhyn me force, qe qeveria te zbatoje nje politike taksimi liberale te djathte qe ka per qellim te forcoje tregun dhe te dobesoje shtetin socjal. Ky zoteri, qe me siguri eshte republikan, kekon te beje presjon duke harruar, se ne vendin e tij egziston nje politike taksimi progresiv ne kuptimin qe qe ata qe fitojne me shume taksohen me shume gje qe e ka e gjithe Europa Perndimore, Japoni dhe Amerika vete.

    Kuptohet se eshte e drejta e tij te beje bla bla bla dhe qeveria te lere te derdellise dhe te vazhdoje punen e filuar. Me shof une qeveria eshe per ekujlibrin midis shtetit dhe tregut, pra per rrugen e trete.
    Uja e taksave qe propozon ky karafili do te thote qe te ulen shume shpenzimet e shtetit per shkolla, spitale, rruge, njerzit ne nevoje, pensionistet, invalidet etj. Ky njeri eshte sic duket per kapitalizmin e Mancesterit dhe kjo per ekonomine socjale, ekonlogjike te tregut qe ka tashme gjithe Europa Perendimore dhe qe ja kane zili specialistet ekonomike amerikane sei cmimi Nobel per ekonomine Stiglitz etj.

  10. TONI says:

    Pertej asaj se c’fare thone ca karavidhe ketu doja te thoja se gjithmone biznesmenet luftojne qe te kene taksa sa me te ulta.Biznesi ne pergjithesi eshte me ate qe i le te fitojne sa me shume.Ne mos gaboj nje zonje nga DH.A.T-se ia perplasi ne fytyre Saliut kur ishim ne fushate elektorale!Pra edhe njehere biznesmenet nuk mbajne krah.Sigurisht qe ne boten demokratike ata perkrahin me shume te djathtet,sepse jane pikerisht keta te fundit qe perkrahin me shume kete shtrese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje