Qeveria po ndjek të gjithë hapat ligjore sa i takon koncensioneve të skanimit në dogana, pullave fiskale dhe vendosjes së pajisjeve fiskale. Kështu deklaroi ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë mbi paketën fiskale 2015.
Ishte Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Erjon Braçe, i cili i kërkoi ministrit shpjegime mbi shqetësimet e ngritura nga vet ai si dhe komuniteti i biznesit për funksionimin e këtyre koncensioneve në vend. Braçe tha se çmimi i pullave fiskale është gati tre herë më i lartë se standardi, ndërsa çmimi për kasat fiskale gati 6 herë krahasuar me çmimin në vendet e rajonit.
Po ashtu tha si cilësia e dobët e pajisjeve dhe kosto skandaloze e mirëmbajtjes me detyrim është një barrë shumë e rëndë sidomos për biznesin e vogël.
“Kjo çështje natyrisht kërkon një adresim. Nuk kanë pse të paguajnë për koncensionarët e Sali Berishës, dhe nuk ka pse, një qeveri që i ka kundërshtuar nga fillimi deri në fund, që në fazën e procedimit të tyre këto koncensione të ngarkojë bizneset me një barrë që nuk i shkon shtetit”, deklaroi Braçe.
Sipas tij, vetëm një shumë e vogël nga këto koncensione shkon në buxhet, ndërsa pjesa tjetër, theksoi ai, shkon në xhepat e këtyre zotërinjve.
Duke iu referuar koncensionit të skanimit të kontenierëve, Braçe u shpreh “unë e kuptoj shumë mirë vështirësinë e qeverisë për t’i kthyer ato kontrata, e kuptoj edhe koston që mund t’i vijë qeverisë nga përballja me to në arbitrazh, por këtyre njerëzve duhet tu dalim ballazi dhe veçanërisht në pikat e respektimt të kotratave që kanë nëshkruar me Sali Berishën”.
Ai i kërkoi ministrit Cani analizën dhe ballafaqimin me secilën prej këtyre kontratave me fokus heqjen nga kurrizi i biznesit të asaj barre të tmerrshme që këto kontrata koncensionare i kanë hedhur mbi kurriz biznesit. Gjithashtu Braçe kërkoi përgjegjësi penale për secilin që ka marrë pjesë në këtë proces dhe që në fund rezulton përfituesi kryesor.
“Nëse për nivelin e taksave nuk marrim dot mirëkuptim nga FMN, kjo është përgjegjësi e jona. Tallen me paratë e biznesit të ndershëm”, deklaroi Braçe.
Në përgjigje të deklaratës së Braces, ministri Cani tha se këto shërbime jepen përmes kontratave koncensionare. Njëkohësisht, theksoi ai, është e drejta jonë për të kërkuar përmirësime. Në drejtimet e parashtruara tha, ai kemi bërë analizat e duhura dhe do të rishikojmë qëndrimin fillimisht në rrugë normale dhe miqësore për të gjetur përmirësimet me atë që quhet win-win nga të dy krahët.
Por deputeti Braçe ndërhyri duke i thënë ministrit se nuk është rasti për të përdorur termin miqësor në zgjidhjen e kësaj situate kur kemi të bëjmë me abuzimet me çmim, cilësi dhe tarifë mirëmbajtje. Braçe tha gjithashtu se mungojnë rregullat e konkurencës duke mos i lënë asnjë hapësirë biznesit të zgjedhin në treg.
“Unë jam ministri i Financave, ju kuptoj por jam i detyruar të ndjek rrugën ligjore. Zgjidhja në të gjitha llojet e kontratave fillon me zgjidhje në rrugë mirëkuptimi. Dhe përpara se të fillosh konfliktin duhet të kesh ezauruar të gjitha kushtet. Prandaj unë jam i detyruar të flas si një zyrtar. Ju mirëkuptoj. Por duhet të jem i ftohtë nga pasionet dhe duhet të zbatoj të gjitha hallkat ligjore, në mënyrë që ne të mos përfundojmë të humbur në një të drejtë që kemi,” iu përgjigj ministri Cani.
Por Braçe mohoi që qëndrimi i tij të jetë emocional.
“Jam aq i ftohtë sa ç’është leku që paguan ky biznes i ndershëm”, deklaroi ai.
Ministri i Financave sqaroi se qeveria ishte në fazën përmbyllëse të të gjitha negociatave me kompanitë koncensionare.
“Jemi në tentativë për t’i mbyllur me mirëkuptim për të gjetur, atë që kërkoni ju, biznesi dhe ekonomia. Por duhet kuptuar se në të gjiha këto kontrata është shprehur vullneti i sovranit përmes parlamentit gjë që na i bën të vështira negociata, por jo të pamundura”, tha ministri Cani. /gj.k/
Berish felliqesira , ka lene kete vend grope,qe rente shpejt ne te dhe mos dalte me kurre.
Po biznesmenet e Berishes, perse i paguat me paret e FMN-se dhe ja kaluat faturen popullit? Ti Kone Pekineze me emrin Brace flet shume dhe nuk di se c’fare flet. Pra disa kohesh na thoshe se duhet te paguhen borxhet e bizneseve, kurse tani na ben burrin e mire. Ptuuuuuuuuuu, legena!
Se eshte shtet ligjor dhe funksionon me ligje. Ka nje kontrate dhe nje fature te dyja te firmosura nga shteti, edhe sikur vellai i Lulzim Bashes te jete se i detyruar tja paguash. Lufte klasave ne Shqiperi ka vdekur bashke me Enver Hoxhen.
Apo doni qe ti cojne ne Strasburg dhe nga taksat tona tu paguhet jo vetem fatura por edhe kostot e Gjyqit dhe interesat!!!
Nuk denohet ai qe ka perfituar nese e ka bere punen, por ai qe ja ka dhene punen ne menyre te jashteligjshme. Edhe kjo e fundit vetem nese provohet nga Prokuroria dhe vendoset nga Gjykata.
Fatkeqesia eshte qe gjysma e Shqiperise votoi per super-hajdutet Berisha dhe Ilir Meta si ne 2009 edhe ne 2013, gjysma tjeter eshte e detyruar te paguaje per hajdutelliqet e gjysmes e pare.
“Kapitalizmi nuk eshte nje sistem i mire, por me te mire se ai akoma nuk kemi gjetur” – Çurçilli.
Shteti Shqiptar mban pergjegjesi per c’do kontrate apo koncesion qe eshte firmosur nen emrin tij, pavaresisht partise ne pushtet. Kjo do te thote qe edhe koncesionet e Sali Berishes jane te vlefshme, sepse jane te firmosura nga shteti Shqiptar, pavaresisht rrethanave politike. Shqiperia nuk ka per te bere kurre hajer keshtu, ku njeri qep e tjetri shqep ose anasjelltas, sa here qe nderohen partite apo interesat.
PARATE TJA MARIM HAJDUTIT …….!!!!!!!!!!!!!!
Shumë mirë e ka Braçe. Merrjani prapë pasuritë e tundëshme e të patundëshme Salit dhe familjes së tij biologjike.Ai është përgjegjës për gjithshka.
Po cfare sovrani more zoti Cani,u mblodh Saliu me disa hajdute , sajuan dhe e votuan vete nje biznes qe jane vete pronaret te tij. Z.Brace ka te drejte ,zbuloni nje koncesion ne dem te popullit,dhe nuk denoni fajtoret ,hajdutet me sakte !