Vasili vlerëson masat e Qeverisë për mbështetjen e bujqësisë

11 Nëntor 2014, 15:32Ekonomia TEMA

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka vlerësuar masat e marra nga Qeveria shqiptare për mbështetjen e bujqësisë në vendin tonë.

Vasili tha se gjithçka është e lidhur me mirëqënien e mijëra familjeve, që funksionojnë në fermat e shpërndara anembanë vendit.

Ai shtoi se ndër masat e marra, ku një ndër to në mënyrë të drejtpëdrejtë është barazimi i TVSH-së së produketeve bujqësore, me një ulje të ngarkesës fiskale gati 14%, do të thotë që u krijon kushte të barabarta fermërevë tanë dhe stimulon në këtë mënyrë një eksport të shtuar të produkteve shqiptare.

“Njëkohësisht duhet ta pranojmë që qeverisja e marrë në vitin 2013 u shoqërua me një situatë shumë delikate në sektorin e blegtorisë, ku për shkak të elementëve të konkurencës, problemeve që kishin të bënin me rajonin, problemeve jo me administrimin e duhur nga ana e drejtuesve të atëhershëm të bujqësisë shqiptare, bëri që rënia e produkteve blegtorale të ishte e dukshme dhe të ndikonte në rënien e prodhimin bujqësor në vitin 2014”, theksoi Vasili.

Ndaj, theksoi ai, heqja e barrierave fiskale, ulja e kostos së imputeve dhe mekaninës si dhe krijimi i kushteve të tjera për mekaninë, do të thotë që i jepet një përgjigje e fortë ndryshime në këtë sektor.

Ndryshim i ri i rëndësishëm,  theksoi Vasili, është rivitalizimi i flotës së peshkimit me subvencionimin prej 72 lekësh të karburanteve. /gj.k/

1 komente në “Vasili vlerëson masat e Qeverisë për mbështetjen e bujqësisë”

  1. lenci says:

    Ju desh dhene prioritet bujqesise qe kohe me pare dhe jo tani, tani duhet te ishin fazat e zhvillimit e jo te rifillimit pas shkaterrimit 20 vjecar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje