“Qeveria nuk do të paguajë, të paktën gjatë vitit 2015, asnjë para për detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor”.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave Shkëlqim Cani në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku u diskutua mbi buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale.
Cani tha se buxheti nuk merr parasysh as detyrimet që kompanitë publike i kanë biznesit apo njëra-tjetrës, siç mund të jetë kompania KESH.
Ministri tha se pushteti vendor ka patur buxhetin e planifikuar dhe se nuk duhet të kryente shpenzime përtej planifikimit.
“Bashkitë apo Komunat mund të paguajnë detyrimet e tyre me fondet që i jepen nga buxheti i shtetit por nuk do të ketë zë të veçantë për të shlyer detyrimet”, tha Cani.
Detyrimet që pushteti vendor ka ndaj biznesit apo kompanive publike është mjaft i lartë dhe mund të përafrohet me ato që qeveria llogariti si detyrime të prapambetura për pune publike.
Në vijim, Cani theksoi se gjatë këtij viti llogaritet të shlyhen 35 miliard lekë, në vitin 2015 rreth 20 miliard lekë dhe në vitin 2016, 16.5 miliard lekë.
Qeveria edhe me asistencë ndërkombëtare llogariti si detyrime të prapambetura 72 miliard lekë.
Por, sipas ministrit Cani po verifikohen të gjitha faturat dhe shuma mund të jetë edhe më e vogël. Nëse do të krijohet hapësira, tha ai, mund të shlyejmë të gjithë shumën gjatë vitit 2015. /gj.k/
Po mire more Cani, o kokra e legenit, keshtu do vazhdoni ti lini zvarre gjerat duke luajtur kukamecefti.
Zgjidhja eshte shume e thjeshte: Mqs Min. Fiancave i ka mbledhur te gjitha faturat e papaguara te biznesit ne nje database, te shlyej te gjitha faturat e prapambetura te pushtetit lokal qe kane me shume se nje kohe e caktuar (te themi 3 apo 6 muaj), dhe tja zbresi nga fondet qe i jepen pushtetit lokal.
Keshtu edhe biznesi nuk demtohet, edhe ne ekonomi qarkullon leku edhe Bajraktaret e pushtetit lokal te majte e te djathte e mbledhin bythen me pahir.