Komisioni parlamentar i Ekonomisë vijon diskutimet mbi pr/buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale, ndërsa të pranishëm kanë qenë ministri i Financave Shkëlqim Cani, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj dhe ajo e Doganave Elisa Spiropali.
Ndërsa është ndalur në kritikat e opozitës mbi paketën fiskale, ministri Cani theksoi se përgjatë qeverisjes 2009-2013 të Partisë Demokratike, performanca fiskale ka qenë negative. Sipas Canit, edhe ulja e taksave është bërë me qëllim për të fituar votat nga ana e opozitës aktuale.
“Gjatë viteve 2009-2013 performanca fiskale ka qenë negative. Në 2009-2013 u ulën taksat që të fitonin votat”, u shpreh Cani.
Në vijim ai shtoi se në buxhetin e vitit 2015 janë parashikuar që të ardhurat më të mëdha të jenë nga tatimorët, në masën 86%, si dhe gjithashtu të ardhurat nga ndihmat dhe të ardhurat nga jo tatimorët.
Cani theksoi se është optimist për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se për këtë vit qeveria ka arritur të tejkalojë objektivat e saj.
“86% e të ardhurave janë tatimore 8% të ardhura nga ndihmat dhe 6% të ardhura jo tatimore. Kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat. Të ardhurat tatimore janë 13,3% më të larta”, tha Cani.
Ndërsa duke u ndalur tek buxheti aktual ai tha se kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat, duke sqaruar se të ardhurat tatimore janë 13,3% më të larta”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali në fjalën e saj para Kuvendit deklaroi se administrata doganore ka arritur të mbledhë 10 miliardë lekë më shumë duke e krahasuar me një vit më parë.
“Në dy vite arritëm atë që nuk u arrit për 6 vite. Kemi mbledhur 10 mld lekë më shumë, ndaj them se jemi në rrugën e duhur.
Kemi një plan të qartë për formalizimin e karburantit në të gjithë nivelet, deri kur arrin në pikat e karburanteve. Gjithashtu ka rritje të arkëtimeve nga prodhimet vendase, si birra. Rritja është konstante dhe e fortë”, tha Spiropali.
Spiropali tha se doganat vazhdojnë luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, ndaj ka edhe një rritje të numrit të kallëzimeve penale.
“Kemi një rritje me 56% të kallëzimeve penale që kemi bërë ne në drejtim të kompanive shkelëse të ligjit. Në 4 kontrolle që ne bëjme, një kapet me shkelje.
Bashkëpunimi me policinë dhe prokurorinë është i mirë, por kërkojmë çuarjen në fund të çështjeve që ne ngremë, që ata që nuk paguajnë detyrimet dhe shkelin ligjin të dënohen, duke i prerë hovin kështu evazionit fiskal”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave.
Optimizëm për buxhetin e vitit të ardhshëm ka shprehur edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj.
“Administrata tatimore ka një tejkalim të planit me 2%. Biznesi ka një lehtësim të procedurav, ka rritje të sigurimeve shoqërore me 10.2% nga të ardhurat e kontributeve shoqërore. Sot që flasim, shifra e evazionit është 100 milionë dollarë. Shifra është alarmante. Ky është realiteti që ne përballemi deri sot”, tha Shehu..
Ajo është ndalur tek parashikimet e vitit të ardhshëm, ku një prej arsyeve për të qenë optimistë sipas saj është sistemi i ri i administratës tatimore.
“Sistemi i ri bën një automatizim të rimbursimit të TVSH-së. Kemi një strukturë totalisht të re të administrata tatimore për 2015. Do të heqim zyrën e vlerësimit. Kemi një departament të ri që do merret vetëm me TVSH-në. Problemi jonë i madh është borxhi. Ndaj administrata tatimore do kryejë vetë edhe ankandet për shitjen e pasurive”, tha Shehaj./gj.k/
O idiot.Po ju i rrisni me qellim qe ti humbni votat ??? Po e pranoni qe ata i ulen dhe po e quani krim kete ???
Mire e thua. Keta majmuna, bile e kishin logo kryesore ne fushaten e tyre elektorale, uljen e taksave dhe takasat progresive e lesh me presh! Tani na thone se PD ju mashtronte per vota, nderkohe qe keta vazhdojne te mashtrojne per vota! Hajde merre vesh kete pune. Vertet fatkeqesi e madhe!
o Cano, nuk je per ket pune ti mer plak…ti je ministri i ramiz alise, vazhdon me idete e vjetra per ekonomine, ide socialiste, rrit taksat per tu zhvillu ekonomia, e kupto ca thu…ik e hap krahun e leri rruge cunave e gocave te reja qe e njohin tregun me mire se ty…po si mund te thuash qe do heqim akcizen e pijeve energjike, sepse kemi marre propozim nga ambasada austriake…hahahaha…me rob shpie, ti je hajdar komplet…po sikur te gjitha ambasadat te jepnin ide per ligjet tona, do ishte bere Canistan ketu…rri o budall e shif te ulesh taksat, jo ti ngresh dhe te rritesh kontrollin per biznese, mos kujto se do kesh me shume te ardhura po rrite taksat…do kesh me shume evazion po, se sdo i paguaje njeri…pallosh groshe…
Dhe kjo ulja e taksave eshte gje e keqe per popullin? Ju erdhet ne pushtet me premtime per ulje taksash dhe i harruat shume shpejt ato premtime… Me sa duket ju ka lodh pushteti shume shpejt… Nuk keni ndermend edhe nje mandat tjeter se nuk ju intereson aspak mireqenja e popullit qe po vuan nga ekonomia e dobet. Ne vend qe te ulni taksat qe te filloje te levizi pak ekonomia mendoni t’i shkrini edhe ato biznese qe me veshtiresi po mbijetojne… Nje here me mashtruat e votova per Ju, por pas ketyre katrahurave qe po pergatisni kurre me…
JU Z. CANI MBANI PREMTIMET QE DHATE NE FUSHATE PER ULJEN E TAKSAVE MOS SHANI ATA QE ISHIN SE PSE I ULEN POR JU ULINI ME SHUME QE TE ULET EDHE EVAZIONI DHE TE ULET INFORMALITETI NE CDO ASPEKT TE JETES NE SHQIPERI QE TE KINI MUNDESI PER TI MBLEDHUR DUKE STIMULUAR ATA QE KANE PAGUAR TERE JETEN PERGJYSMOJINI QE TE MBLIDHEN 100% TAKSAT E DTYRIMET.