Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka thënë se nuk do të bëhet asnjë kompromis për cilësinë e rrugëve.
Deklarata e tij është bërë në takimin e organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqipëtar me supervizorët e zbatimit të projekteve të rrugëve.
Haxhinasto theksoi rëndësinë që kanë supervizorët për ndryshim cilësor në infrastrukturë dhe zbatimit të veprave të infrastrukturës në vend.
Ai vlerësoi se angazhimi për cilësinë e kërkuar duhet të shihet nga firmat kontraktore si angazhim ligjor. “Rrugët cilësore maksimizojnë vlerën e shtuar të investimeve nga buxheti i shtetit dhe minimizojnë kostot domosdoshme të mirëmbajtjes së tyre. Për këto vepra që po ndërtojmë sot i detyrohemi dhe brezave të ardhshëm” – u shpreh Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto kërkoi që mirëmbajtja rrugëve të mos konsiderohet si kontribut shtesë, por të jetë element i domosdoshëm për ruajtjen e vlerave të investimeve që janë bërë në rrjetin e infrastrukturës së vendit e veçanërisht në rrjetin rrugor, për ofrimin e shërbimit cilësor të transportit.
Ai vlerësoi rëndësinë që kanë rritja e cilësisë dhe e standardit, si hapa për të tërhequr vëmendje më të madhe të panifikuesve dhe të politikbërësve europianë në realizimin e Korridorit VIII, Korridori Adriatik-Jonian apo edhe segmente të tjera që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje.
Haxhinasto siguroi supervizorët, si përfaqësues të shtetit në mbikqyrjen e realizimit të projekteve të rrugës, se do të mbështeten në kërkesat për fuqizimin e tyre dhe çdo realizim do të konkretizohet përmes amendimeve ligjore.
“Supervizori do të jetë jo vetëm përgjegjës, por edhe kërkuesi kryesor për realizimin në kohë të veprave në vend dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe ARrSH do t’i mbështesin të zbatojnë objektivat në kohë dhe cilësi brenda detyrimeve kontraktuale që kanë”, tha Haxhinasto.
“Çdo element i projektit duhet realizuar me rigorozitet maksimal; elementet e strukturës, elementet e sinjalistikës horizontalee vertikale apo asnjë element tjetër nuk është i tepërt në realizimin e projekteve”, tha Haxhinasto.
Ai nënvizoi rëndësinë e rrugës si aset kombëtar, pasi ajo merr investime të konsiderueshme nga paratë publike.
“Nuk mund të bëjmë asnjë kompromis, nuk mund t’i tolerojmë askërkujt mospërfundimin e veprave, ashtu siç është kërkesa bazë e projekteve që kemi. Asnjë kompromis nuk do të bëhet për përgjegjësitë ligjore që supervizorët kanë në përputhje me kushtet e paracaktuara në kontratat e tyre dhe për këtë do të ndërrmerret çdo masë parandalim me abuzimin e mundshëm të fondeve buxhetore” u shpreh ai./b.l
Supervizoret? Do ta kesh marr diplomen te kristali
diploma letër higjienike. Idiots plotë, si Lefter Koka me Projektin e Pyjeve në Durrës currilla! idiots klubit, diplomat e rreme dhe vetëm mashtrim: Haxhinasto: mashtrimi Albpetrol, mashtrim CEZ
Nuk ka asnje supervizor sot ne shqiperi pa 20 vite experience pune. dhe po te shihje kronikat ishin burra me thinja. ndaj me respekt per punen e tjetrit.