Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë dy ditore në Zvicër me ftesë të homologes Doris Leuthard.
Në takimet e zhvilluara me ministren Leuthard dhe Drejtorin e Zyrës Federale për Energjinë Ëalter Steinmann, ministri Gjiknuri u ndal në faktin se kontributi aktual i Qeverisë zvicerane për sektorin e energjitikës në Shqipëri është i konsiderueshëm, ndërsa Zvicra është në vendin e katërt të investitorëvetë huaj dhe partnerëve tregtare në vendin tonë.
Prania e financimeve zvicerane si donatori i parë në sektorin e energjisë në Shqipëri, që nga viti 1992, ka në portofolin e saj mbi 22 projekte bashkëpunimi të suksesshme.
Palët diskutuan mbi potencialet e mëdha të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përfitimin eeksperiencës dhe burimeve zvicerane.
Ministrja Leuthard u shpreh për marrjen në konsiderate të projekteve konkrete që mund të alokohen në Shqipëri. Nga ana e shtetit zviceran janë alokuar, për periudhën 2014 -2018 është akorduar një fond prej rreth 9 milionë franga zvicerane për sektorin e energjisë, prej të cilave 6.6 milionë për rritjen e kapaciteteve institucionale për manaxhimin e projektit TAP dhe perspektivën e tregut të gazit në Shqipëri, marrëveshje e cila do të zyrtarizohet në ditët në vijim në Tiranë.
Nga ana e dy Ministrave u dakordësua për vijimin e mbështetjes së Zvicrës për sektorin e energjisë, ecila është materializuar edhe në Strategjinë zyrtare të Bashkëpunimit 2014-2017, ndërmjet dy vendeve.
Ministri Gjiknuri bëri një prezantim të plotë të situatës së sektorit energjitik në Shqipëri, si dhe masat emarra për stabilizimin e situatës financiare problematike të tij. Gjiknuri evidentoi angazhimin e Kryeministrit Rama dhe të Qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemit të humbjeve dhe abuzimeve me energjinë, ndryshimet në Legjislacion në këtë funksion, investimet në sistemin energjitik të mbështetur nga kredia e Bankës Botërore, lehtësimi i procedurave për fillimin e punimeve të projektit TAP, rritja ekapaciteteve të interkonjeksionit, liberalizimin e tregut, diversifikimin e burimeve të energjisë, si dhe nxitjen e eficiencës së energjisë.
Ministri Gjiknuri zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të lartë të konsorciumit TAP. Nga ana epërfaqësusve të projektit u vlerësua progresi shumë pozitiv i procedurave në Shqiperi, si vendi i parë kudo të bëhet fillimi i punimeve të infrastrukturës në pranverën e vitit të ardhshëm, me synimin epërfundimit të punimeve në vitit 2019.
Ministrit Gjiknuri u kërkua që të merret ne konsideratë përfshirja e sipërmarrjeve shqiptare nëpunimet e infrastrukturës civile në territorin e Shqipërisë; parja e mundësisë së lidhjes së TEC Vlorës meinfrastrukturën e gazit, si dhe zyrtarizimi i një pike dalëse shtesë të gazit në territorin e Shqipërisë.Po ashtu Ministri
Gjiknuri zhvilloi takime dhe diskutime edhe me përfaqësuesit e lartë të kompanisështetërore të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë zvicerane AXPO, si dhe bëri një vizite pune nëQendrën e Menaxhimit të transmetimit dhe tregtimit të energjisë në Evropë, të kësaj kompanie. /gj.k/
Te pakten Zvicrra kujtohet here mbas heret per Skipper-ine. Rrespekt!
Hopp Schwiz!
Po, Zvicra do na japi drita… hahahaha
Te pakten Zvicrra nep pàre per permiresimin e sistemit energjetik shqiptar e jo si Brraksi, Cuni i Cenit, qi desht me e bâ Shqipnine, ne fillim te shek.XXI, grope plehnash kimike te Sirise….Budallice!
Shpresoj qe ndihma energjitike te shkoje aty ku duhet, e mos shperdorohet. Ky ishte pak a shume ironia e komentit tim. Se cfare ben Zvicra ose Brraku nuk eshte ne doren time ose tenden.
Si duket paska kalu ora 12PM andej e ndonje gote e kthyer e paska bo efektin.. Nuk ishte i nevojshem ai “komplimenti i fundit !