Formula e pensionit, si të blini deri në 21 vite punë me 2 milionë lekë të vjetra

14 Nëntor 2014, 10:05Ekonomia TEMA

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka thënë se fermerët mund të blejnë 21 vite pension, me vetëm 2 milion lekë të vjetra.

Sipas tij, çdo fermer i zonave fushore mund të blejë 21 vite e 3 muaj të vlefshme për pensionin e pleqërisë me 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa fermerët e zonave malore këtë periudhë mund ta blejnë me vetëm 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra”.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për fermerët sepse të blesh sot, duke filluar nga 1 tetori i vitit 1993 me një sasi relativisht të pakët parash rreth 21 vite e tre muaj është më shumë se një dhuratë për Vitin e Ri.

Në zonat fushore, një fermer mund të blejë 21 vite e tre muaj me vetëm 2 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që në zonat malore, ku bën pjesë qarku i Kukësit dhe i Dibrës, Malësia e Madhe, Prrenjasi, Librazhdi dhe Gramshi, Kolonja në Qarkun e Korçës, Tepelena në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethi i Skraparit në Qarkun e Beratit, masa është 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra për 21 vite e tre muaj”, ka thënë ai për News 24./b.l

9 komente në “Formula e pensionit, si të blini deri në 21 vite punë me 2 milionë lekë të vjetra”

  1. Artan says:

    korrupsion i gjalle, ca kuptimi ka kjo spo e kuptoj

    http://bit.do/formula-e-korrupsionit-tek-PENSIONET

  2. niku says:

    Te Mos kuptosh shkrimin e gazetes per pagesen e viteve te meparshme, e cila eshte shume e qarte dhe me te vertet nje dhurate per vitin e ri, do te thote thjeshte injoranci per ata qe nuk e kuptojne.

    1. Ale says:

      Sa te ze pensioni mujor po te besh kete?

  3. ivani i madh says:

    po qytetaret mor bukurosh sa leke duhen qe te kombesojne 21 vjet. Ju lutem kush e di se te na i thote .Se qytetaret si ketu dhe ne emigracion sfitojne pension e si do i behet halli.

  4. sherifi says:

    Po sa do qe te zeri,edhe sikur 150 mij leke ne muai,je ok se pensioni vazhdon me vite,ndersa 2,3 milion leke jane afersisht nje vit e gjysem.
    me te vertet eshte ndihme e madhe.

  5. xyz says:

    ideja dhe ligji eshte shume mire, pasi kudo ne bote mund te blesh vite pensioni nese paguan, pra eshte nje skeme e njohur. problemi eshte qe keta fermere jane shtresa me e varfer ne shoqerine shqiptare. ku mund ti gjejne ata 2 milione leke te vjetra, kur me te ardhurat qe kane do tu duhej te kursenin minimalja 1 vit e gjysem te themi per ta hequr kete shume menjane? do ta marrin borxh? ku?
    perse nuk ben nje amnisti shteti per ta sic beri per CEZ apo te tjere debitore ndaj tij?

  6. majlo says:

    shume bukur,por pse vetem per fermeret?Pse nuk e shtrini kete dhe per ne qytet?Do mblidhni te ardhura sa te doni,passi shumica jane emigrante qe kane lene gjysmat e viteve te punes ne shqiperi dhe kane nevoje per nje shtytje te tille!Bejeni dhe do te shihni qe do zbarkojne te gjithe per te plotsuar vitet qe i kane mbetur per nje pension te plote pleqerie!…

  7. Specialisti says:

    Po kush me thote sa eshte kostoja financiare qe duhet te mbuloje buxheti i shtetit nga taksat e qytetareve ( jo bujq ).

  8. nardone says:

    z.Astrit e morem vesh qe fshataret duhet paguajne 2 milion,megjithese ata moren plot toka qe ju takojne te tjereve,na thuaj ndonje gje per ne te qytetit qe na hoqen nga puna ne 1990 dhe nuk kemi as toka e as biznese sa duhet te paguajme dhe sa do te jete pensioni mujor te lutem na i beni pak me te qarte neve qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje