Harito në Komisionin e Integrimit për buxhetin e 2015/ Në administratë punonjës pa diplomë ose pa arsimin përkatës

14 Nëntor 2014, 11:11Ekonomia TEMA

Komisionet parlamentare vijojnë diskutimet për pr/buxhetin e vitit 2015, i cili pritet të diskutohet në seancën plenare të ditës së hënë, ku do të miratohet edhe në parim, ndërsa miratimi në tërësi do të realizohet në fund të nëntorit.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito prezantoi projektbuxhetin e institucionit që drejton në Komisionin për Integrimin Europian, ndërsa e konsideroi reformën në administratë si një nga tre çështjet kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Harito tha se nënpunësit do të merren në administratë nëpërmjet testimit, duke shtuar se për herë të parë janë zhvilluar konkurse transparente dhe të sekretuara.

“Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hann është shprehur se reforma në administratë është njëra ndër 3 pikat kyçe të rrugës drejt BE. Konkurset e bëra sipas ligjit, janë një aspekt tjetër që është vlerësuar nga BE.

Konkurset për herë të parë janë bërë plotësisht online, ndërsa provimet me shkrim ishin të sekretuara. Për t’ju treguar sesa transparente ishte, do ju thoja që në konkurs konkurruan 5200 veta dhe fituan 38”, tha ministrja Harito.

Deputetja socialiste Valentina  Leskaj ngriti shqetësimin se në poste drejtuese janë të punësuar persona që nuk kanë shkollimin e duhur.

 “Janë të punësuar për shembull njerëz në poste drejtuese që nuk janë me shkollimin e duhur. Ju thatë që këtyre do u jepet dy vjet kohë për t’i bërë kriteret? Pse janë punësuar këta, kaq e varfër qenka Shqipëria?”, tha Leskaj.

Ndërsa deputetja Arta Dade  ngriti si shqetësim faktin se në administratë ka të punësuar nuk kanë diplomë universitare.

“Ne kemi marrë përgjegjësi për këto çështje në administratën publike. Këto raste duhen identifikuar. Keni bashkëpunimin tonë për këto çështje”, theksoi ajo.

Deputeti Ben Blushi tha se pavarësisht se në faqen online njoftohet se ka vende të lira pune në administratë, nuk njoftohet se cilat janë pozicionet konkrete të punës të lira.

 “Nëqoftëse ka diçka që unë nuk e kuptoj është sesi funksionon administrata e sotshme. Ka një problem, se ju aplikoni për pozicionet, p.sh një njeri konkurron për inxhinier, pastaj përfundon në tjetër vend.

Diçka tjetër, po shoh faqen online dhe kuptoj që këtu ka vende pune, por nuk tregohet saktësisht se në ç’poste ka vende pune. Këtë komitetin që përzgjedh fituesit kush e ve aty, kush e kontrollon”,ngriti shqetësimin deputeti Blushi.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve të ngritura nga deputetët, ministrja Harito tha se “120 persona ishin ata që nuk plotësonin kriteret e diplomës”.

“Ju shpjegoj që nga 87 mijë punonjës buxhetorë, janë 9 mijë nëpunës civilë. Kjo gjë rrit kriteret që duhet të plotësohen. Pastaj të mos harrojmë që kriteret janë vendosur nga institucionet që i kanë zgjedhur, të cilat kanë patur dhe kriteret e tyre”, sqaroi Harito. /gj.k/

2 komente në “Harito në Komisionin e Integrimit për buxhetin e 2015/ Në administratë punonjës pa diplomë ose pa arsimin përkatës”

  1. arb says:

    Po zonja ministre, por edhe ata qe janë me arsimin përkatës, lëvizin sa në një pozicion ne tjetër sipas preferencave te drejtoreve. Drejtoret (edhe këta pa arsimin përkatës dhe me kritere të paracaktuara për individë tashmë të piketuar nga ministra apo deputete) vendosin ne pozicionet drejtuese administrative njerëzit e ”duhur” që janë të gatshëm t’u firmosin drejtorucave gjithçka qe ata u çojnë para, sepse drejtorucat ne Shqipëri janë të ”pagabueshëm”, si vete ish Diktatori Hoxha.
    Ju thjesht bëni show për një popull të pashkolluar i cili ha dokrrat publike qe thoni ju. Realiteti është krejt tjetër. Mashtruesa jeni edhe ju, si edhe ata te paret. Një m…. i madh jeni i ndare ne dy pjese, ju ndoshta mendoni se mbani ere me pak.

  2. Zigur Qarri says:

    Shkollat shqiptare keto 20 vitet e fundit kan degraduar si nga pedagogjia ashtu edhe nga profesionalizmi.Ndergjegja profesionale eshte zerro.Dhe kjo 100% per faj te politikes,qe arsimin ja la ne dore militanteve,ose me mire te paafteve.Ne cilin vend Demokratik nderrohen drejtorat e shkollave dhe shefat e seksionit te arsimit sa here qe ndrrohen pushtetet?
    Fatkeqsisht keto metoda nuk ndryshuan edhe me ardhjen ne pushtet te PS.
    Dhe kjo eshte aq normale,sa pranohet ne heshtje,ashtu si heshtet per drogmenet qe jan iflirtruar kudo ne politiken shqiptare.Por megjith kete degradim,fale kujdesit te prinderve nje 10% e nxenesve kan arritje te atilla sa konkurojne dukshem mesuesit e tyre.Por keto jan ajka shoqerise,
    ata qe e perballojn jeten me ndershmeri duke ushtruar profesionin e tyre dhe nuk merren me politike.Qe te gjeshe nje vend pune ne administraten shtetrore,duhet te jeshe patjeter militant,dhe natyrisht kjo stimulon holbat.E njejta syndrome si ne kohen e komunizmit,qe tregon qarte se kush e ka pasur ne dore poliken shqiptare ne kohen e shkerdhatokracise.
    Konkurimi i 5200 personave dhe nga filtrimi jan nxjerre 38,nuk ka asnje domethenie,sidomos ne kohen e mashtrimit.Mund te fitonte edhe një.
    Fatkeqesisht,fatkeqesisht…..kriteri kryesor ka qene dhe eshte akoma militantizmi partiak.Ne rregull qe jan vertetuar ata qe jan pozicionuar pa diplloma,po atyre qe kan blere dipllomat si i behet halli?Sepse ata qe kan blere dipllomat,nuk jan ata qe e kan nje gjimnaz,por ata qe nuk kan mbaruar deri ne fund as 8 vjeçaren,horrat,gangsterat,gangrena e shoqerise shqiptare te sojit Arben Noka.U vertetua qe Arben Noka eshte person me precedence penale,a e permban ligji qe persona te tille nuk lejohen te merren me politike,atehere?Un them ujku,ju me tregoni gjurmet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje