Edhe OSHEE dorëzon në ERE kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë

14 Nëntor 2014, 15:52Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë, kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë.

OSHEE është operatori i fundit që aplikoi për ndryshim të tarifave, pas KESH dhe OST.

Rritja e kërkuar e çmimit është me 5 lekë , ose 70% të çmimit aktual, i cili është 7 lekë/kwh.

Kërkesa e KESH e depozituar më parë ishte që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/kwh, në 3.4 lekë/kwh, një shtrenjtim prej 54%.

Tarifa që paguajnë sot konsumatorët familjarë shqiptarë për konsumin deri në 300 kw është 7.7 lekë/kwh, ndërsa mbi këtë fashë paguajnë 13.5 lekë/kwh./b.l

 

6 komente në “Edhe OSHEE dorëzon në ERE kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë”

  1. erli says:

    Eshte rritje shume me e vogel nga ce pasqyroni.
    Une psh harxhoj 600 Kw ne muaj dhe me tarifat e reja nuk me ndryshon asgje.
    hiqet fasho 300 Kw dhe behet cmimi unik per cdo Kw qe harxhoj.

  2. PERENDIMI says:

    Mire eshte qe perpara se te mendojne per ritje te cmimit te energjise OSHEE ose Qeveria duhet te mbledhin 100% shumat e pa paguara te debitoreve si dhe ti faturoje te gjitha humbjet ne rrjet bisneseve qe jane pa sahat mates ose qe vjedhin energjine dhe te mos kete me humbje atehere ta rrisin cmimin 2 fish vetem per bisnesin qe konsumon per te fituar dhe jo familjareve qe duhet tia pergjysmoje sepse e ka per nevoja familjare. Faleminderit

  3. Daja pri Priskës Vogël says:

    Çmimi rritet dukshëm për ato familje që harxhojnë brenda fashës prej 300 kw.

  4. PERENDIMI says:

    Keta te KESH, CEZ, OSHEE ska rendesi emri kishin nje reklame para disa vitesh qe thoshin “PAGUAJE QE TA KESH” por per mendimin tim e kane ndryshuar keto 10 vitet e fundit dhe e kane bere “VIDHE QE TA KESH” se ska llogjik qe ta pranoje qe te ritin cmimin e energjise se vetem te rregulltit do paguajne perseri ketu do jemi e do ta shohim.

  5. Eraldi says:

    Ta gezoni Rilindjen, Ladies and Gentleman. Prisni edhe pak, se trasta e shifrave per te bancuar shifrat e bilancit te FMN-se dhe Bankes Boterore ka ende xhevahire me perqindje qe duhen paguar. Ju mban kurrizi, behuni gati dhe vendosni force me teper per te mbajtur ekuilibrin, se te tjera po vijne ne radhe.

  6. Eraldi says:

    Te shtoj edhe dicka tjetr ketu, se do te dali ndonje partiak dhe do me thote kelyshi i Saliut. Kjo do te ndodhte dhe eshte e pashmangshme per kushdo qe do te vinte ne pushtet pas zgjedhjeve. Por ka dicka ketu. Bilanci i FMN-se nuk eshte faji i njerezve te cileve do ju varet kjo trasta finale, por i keqmanaxhimit dhe abuzimit te shtetit Shqiptar i cili perfaqesohet nga keta batakcinje qofte ne politike, parlament opozite dhe pozite. Te thyerat dhe abuzimet e kasaj kaste te ndyre, do ti paguaj populli, pavaresisht retorikes dhe genjeshtrave te kryeministrit aktual dhe qeverise se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje