Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, e shoqëruar dhe nga Arben Seferaj, Administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ,ka asistuar në aksionin e ndërmarrë, kundër abuzimeve me energjinë elektrike, pranë Fakultetit Juridik.
Seferaj garantoi se ky aksion i mbështetur nga Qeveria Shqiptare do të vazhdojë derisa të gjithë qytetarët të ndërgjegjësohen se pagesa e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor.
“Mesazhi ynë është i qartë: ti jepet fund vjedhjeve dhe abuzimeve me energjinë elektrike një herë e mirë”, u shpreh Administratori i OSHEE –
Ministrja Gjermeni ka shprehur mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe ka falënderuar punonjësit e OSHEE dhe policinë e shtetit në aksionin e ndërmarrë, që ka rezultuar në rritje të arkëtimeve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve, për të shlyer pagesat e faturave të energjisë elektrike.
“Jemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund mospagesave të energjisë elektrike. Abuzimi është një vepër penale dhe ky aksion i përket ndërgjegjësimit të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për të paguar faturat e energjisë elektrike.
150 milionë euro çdo vit për buxhetin e shtetit do të thotë ndërtimin e 80 mijë banesave sociale nga ku do të përfitonin strehim me mijëra qytetarë dhe familje nga shtresat në nevojë”, tha Gjermeni.
Sipas saj, me nevojat që ka, Shqipëria, nuk e ka luksin të humbasë kaq shumë para dhe si qytetarë që duam të integrohemi në familjen e madhe evropiane, duhet t’i japim fund mospagesës së faturave të energjisë elektrike. /gj.k/
Po per dhunen barbare qe perdori policia ndaj civilisteve ne aksionin e permbarimit per te nxjerrje me force pronarin e dyqanit a ka rezervuar ndonje “falenderim” kjo sekretarja e filo qylit… sorry, kjo ministrja e turizmit?
Zgjidhje te problemit te energjise do te kete kur te paisen te gjithe konsumatoret e energjise si familje dhe te gjithe bisneset e vogla e te medha qe te paguaje secili ate qe i takon dhe te mos kete me pagesa aforfe se atje fillon edhe vjedhja sa qe paguajn fabrika apo punishte si nje familje duke harxhuar miliona lek ne muaj.
Po pse beni krahasime sikur keto 150 milione do te perdoren per ndertimin e banesave, kur OSHEE pasi ti arketoje do ti perdore per investimet e saj si ndermarrje ne rastin me te mire per permiresimin e rrjetit tejet te amortizuar. Po ne kete rast duket qe eshte thjesht propagande per budallenj sikur do te ndertohen shtepi per njerez ne veshtiresi ne strehim. Turp per ministren qe ben kete krahasim
Or Taj, shembujt krahasues jepen per te krijuar nje permase me te kuptueshme per konceptin.
Ne kete rast 150 milion dollar jane krahasuar me 80 mije apartamnete per te kuptuar sa shume para humben.
Kur thuhet: Zvicra ka 60 mije dollare ne vit per person prodhimin e brendeshem, buk do te thote qe cdo qytetar merr 60 mije ne vit ne dore. Thjesht e thjeshton konceptin per njeriun e zakonshem.
Nje shembull tjeter qe ata kane perdorur per se cfare mund te behen me 150 milion dollare eshte: 5 spitale moderne.
Thjesht krahasim per te demonstruar cfare permasash ka humbja.
hajde shn’et e byth t’forta- thone tironasit e vertete!
paguhen nga shteti ato 150 mln euro ne vit!
Kjo po qe eshte matematike rilindjeje: 150 milion euro pjestim per 80,000 banesa = 1,875 euro per banese. Hajde ministre hajde. Po s’kane faj, aq shkolle kane bere..do ishit me te mire sikur mos flisnit fare
Adi,kush tha qe me 150 milion euro do te ndertohen banesa?Shembulli eshte dhene per t’u bere me e prekshme dhe me e kuptueshme humbja(per te mos thene vjedhja) nga energjia elektrike.Sigurisht,rrjeti i amortizuar ka nevoje per investime,te cilat do te merren nga buxheti,i planifikuar per diku tjeter,nese nuk do te merren nga vjedhesit.
Bo co kjo mi? Ku te co mushka moj injorante, mendja per ndertime moj cope mishi, cte duhet me energjine kur ke urbanizimin turizmin, rri dhe ca kohe e mos bej skandale, ti sben pune por dhe kur sben pune eshyte dopjo skandal.
Perse nuk e thote troc zonja Germeni, se 150-milione Euro duhen per te justifikuar bilancin e FMN-se e cila zbarkon se shpejti ne Tirane? Jam i bindur se keto para edhe po u mblodhen, nuk kane per te shkuar fare per investime publike apo sociale, por thjeshte jane per ti hedhur pak balte gropes se madhe te shifrave negative te akumuluara ne vite. Zonja Germeni e perdor politkisht kete gje, per tu mbushur mendjen njerezve qe ata te besojne se parate e vjelura nga rritjet e cmimeve, taksave dhe te energjise do te shkojne per te miren e tyre. Kjo nuk eshte aspak e vertete. Ato para jane nje borxh, bile shume me teper se aq!
150.000.000/80.000=1875 euro per nje banese….nese njeh ndonje ndertus kjo ministrja qe te nderton shtepin me 2000 euro hallall ja befte zoti….kta nuk dine as te genjejne
Po me paret e vjedhura te pusht tetareve cfare mund te blihet?apo me ato nuk mund te behet krahasim?