Tarifat e telefonisë celulare do të njehsohen nga 1 Janari

16 Nëntor 2014, 17:50Ekonomia TEMA

Tarifat e telefonisë celulare që nga 1 janari do të njehsohen. Autoritetit i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka marrë një vendim në bazë të të cilit çdo thirrje jashtë rrjetit do të ketë çmim të njëjtë.

Altin Rrapaj, Drejtori Rregullator i Tregut pranë AKEP shpjegon pse një vendim i tillë synon rritje të konkurrencës dhe më shumë përfitim nga qytetarët.

“Vendimet e AKEP synojnë që nga 1 janari, 4 operatorët celularë të mos dallojnë për thirrjet brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit, përfshirë edhe ofertat apo minutat e përfshira në oferta. Ky vendim duhet të zbatohen nga operatorët celularë duke filluar nga 1 janari.”, raporton Ora News.

Ndërkohë AKEP synon që të balancojë dhe tarifat. Sipas Rrapaj, në Shqipëri tarifat vlerësohen në nivel mesatar por përsëri tregu po analizohet.

“Ajo që është vënë re është që konkurrenca ka qenë intensive por e fokusuar në tarifat e thirrjeve brenda grupeve brenda rrjeteve dhe këto janë shumë të lira. Ndërkohë tarfat e thirrjeve standarde janë më të larta. Mesatarisht tarifat në Shqipëri janë në nivel mesatar në rajon, madje edhe me e ulët se vendet e BE”

Por disa prej kompanive celulare shprehen kundër këtij vendimi pasi sipas tyre ka vetëm synim favorizues.Ndërkohë si shqetësim është ngritur edhe qëndrueshmëria financiere e operatorëve në treg. /gj.k/

13 komente në “Tarifat e telefonisë celulare do të njehsohen nga 1 Janari”

  1. po ca bohet ne shqiperi me 3milion banor 4 kompani, mos shpresoni kot se shqiperia ska per tu bo kurr shtet normal, Rama nuk zgjat me shume se nje vit, nuk ka per te krijuar as vende pune dhe rruget do ti lere pergjysem, bota po varferohet perdite keshtu nuk ka per te dhene me para se nuk kane per popujt e tyre,emigrantet shqiptare ne europe cdo dite po humbin vendet e punes dhe po varferohen me shume dhe keto jo vetem qe nuk bien me para por do fillojne te kthehen njeri pas tjetrit dhe do jene barre per papunesine ne shqiperi , prandaj mos u genjeni me nacionalizma primitiv jo kosova apo kombetarja jo peshengritesit

    1. Salih says:

      Cila eshte zgjidhje sipas jush?

      1. malsori says:

        kthimi prones tek pronaret e vertet eshte motori i levizjes se ekonomois shqiptare,perndryshe disheza qe ka mare vendi nuk munde ta ndaloje askush

      2. arsen says:

        Zgjidhja eshte qe edhe çmimet e impulseve te behen me akcize si benzina.
        Ne kete menyre shqipetaret do ua thone live fjalet te dashurave apo edhe dashnoreve….Ska pse te kete oferta (mashtrime), per te te dhene 10.000 minuta kur dihet fare mire se java ka 10.000 dhe ti s’mund te flesh duke fol ne telefon.
        Idiotesite e shqipetareve shkojne deri atje sa kane edhe nga nje skede per çdo kompani…pra mezatarisht dy skeda per nje telefon celular.
        Kete duhet te beje Edi Rama ( qe mesa duket nuk ja kane kujtuar keshilltaret e vet), te kontrolloje shitjen e impulseve, te mase kohen e shkarkimit te tyre brenda vendit dhe te barazoje çmimet me tregun Europian ne roaming.
        Kompanite celulare rrembejne me zgjuarsi 20% te lekeve te shportes per nje familje me te ardhura mezatare.

      3. Dr. John says:

        Zgjidhja eshte prodhimi dhe eksporti. Zgjidhja eshte dhenja fryme biznesit dhe hapja e vendeve te punes. Zgjidhja eshte reformimi i sistemit te drejtesise dhe lufta kunder korrupsionit, rregullimi i ligjeve qe jane si gracka per qytetarin dhe per me te dobtin, perjashtimi nga drejtesia e gjykatesve te korruptuar e te pa afte. Zgjidhja eshte lufta kunder monopolit te oligarkise financiare, kunder hajduteve peshkaqen dhe krimineleve me pushtet. Zgjidhja nuk eshte euforizmi dhe propaganda e demagogjia per te mashtruar njerezit. Euforizmi mediatik eshte si tollumbac i fryre bosh qe kur plas sdi nga te veje. Zgjidhja eshte ti sherbesh qytetarit me korrektesi dhe barazi por jo njeri i nenes dhe tjetri i njerkes. Zgjidhja nuk eshte borxhi ne qiell. Zgjidhja eshte manaxhimi i lekut. Zgjidhja nuk eshte arka bosh e brekegrisur sakatosur dhe o burra shkaterro sheshet e qyteteve dhe ndertoji prap nga e para sikur ske ku te cosh leket, se nuk hahet betoni as lulishtet as trotuaret nuk prodhojne. Shtepia nuk ka shkalle per te hyre brenda e ti me nderton dhomen e gjumit. Zgjidhja nuk eshte ngritja e taksave, nuk eshte ngritja e cmimeve. Zgjidhja nuk eshte dajaku. Zgjidhja eshte qytetaria dhe inteligjenca qe ketu mungon se nuk i hap rruge njeri. Dajaku herat a vone pjell vetem dajak. Zgjidhja eshte edhe te mesosh nga gabimet e se kaluares, nga gabimet e atyre qe iken. Zgjidhja eshte qe mos harrosh per cfare te zgjodhen. Kjo eshte zgjidhja.

      4. Arian says:

        te gjitha zgjidhjet

      5. Vlonjati 12 says:

        Hall eshte me Telecom-in, i cili duke qene e vetmja kompani e telefonit fiks, na xhvat si ia do qejfi dhe AKEP as qe do tia dije. Pagesa e sherbimit per kete kompani eshte mbi 500 leke ( te reja ), flet apo nuk flet ne telefon. Kete “nder’ e kemi nga Sali hajduti, qe e shiti per nje cope buke, se i duheshin paret per fushate.

    2. bla bla bla says:

      ik ore tutkun pesimist

    3. moza says:

      Eshte absurditet te thuash qe tarifat celulare ne shqiperi jane te ulta,kur do vije ajo dite qe administrata e shtetit te jete e sinqerte me publikun, te mos genjeje, sepse me te genjyer e mashtruar asgje nuk zgjidh vecse e komplikon situaten. Te genjyerit eshte ceshtje karakteri, por ka ardhur koha qe kjo kategori nuk duhet te jete pjese e administrates se shtetit.

    4. selmani says:

      na rrufsh trapin…

  2. juri says:

    Puna eshte qe te behen transparente cmimet reale dhe te kete kontroll me te rrepte ndaj tarifimit se na grine.
    Keshtu si eshte asnje nuk e di se sa ngarkohet per kohen e folur. Dikur tarifonin 20 sek e para dhe pastaj cdo sek, ndersa tani kane fillu me tarifim me min.

  3. Biznesi dhe Shqiperia = zero lidhje says:

    Biznesi dhe Shqiperia kane te bejne shume pak me njera tjetren. Tarifa te uleta ne rang BE-je thote. Ore zoteri ne BE paguan kontraten mujore telefonike ne nje shume qe ne shumicen derrmuese eshte e barabarte me 1-1,5 ore pune te paguar. Ne Shqiperi ka shume pak koncepte te mira biznesi, ne Shqiperi ka vetem rrjepje te njerezve ne cdo ane te mundshme. Te pakten mos beni teater neper deklarata dhe i jepni pershtypje popullit te thjeshte qe nuk ka idene e tregut dhe te cmimit dhe tregoni me mburrje qe cmimet jane nga me te ultat! Se dyti, c’u pa puna qe ka konkurrence te lire kur cmimet qenkan te para-vendosura? Levizja e duhur eshte qe kjo konkurrence te shtyhet te japi frytet e veta duke cuar ne ulje cmimesh p.sh. per segmente te caktuara perdoruesish sic jane p.sh. studentet etj. Perfundimisht ne Shqiperi mbizoteron inkompetenca – ne fushen e biznesit po e po!

  4. Albani says:

    Kio degjohet si sheshim i konkurences e favorizim i AMC-se Greke.Varu kkkkkkkkkk…..pune hajdutesh.KUSH eshte me i mire VUCIC-i pakorruptuari apo RAMA-PAtRIOt,por i korruptuar,cili na duhet ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje