Përse nafta shitet në tregun shqiptar më lirë se sa duhet të ishte?

15 Nëntor 2014, 20:58Ekonomia TEMA
Përse nafta shitet në tregun shqiptar më lirë se sa duhet

Nga Arben Meçaj*

 

U mbush gati një vit që Taksa e Qarkullimit u rrit nga qeverisja Rama me 10 lekë/ litër. E madhe ishte oponenca e opozitës mbi pasojat e kësaj takse të shtuar mbi çmimin e naftës dhe ekonominë shqiptare. Në kohën kur ndodhi ky debat, çmimi i naftës regjistrohej në nivelet 190-195 lekë/litër.

Media por dhe pritshmëria e publikut pas kësaj takse parashikonte një çmim në nivelet e 200.0 lekë/litër.

Koha kaloi dhe për një periudhë jo më tepër se një muaj, çmimi i naftës jo vetëm që nuk u rrit por pësoi një ulje “të çuditshme” në kufijtë 180-185 lekë/litër. Kjo gjendje vazhdoi deri jo më shumë se para 20 ditësh, kur çmimi pësoi një tjetër ulje, shkoi në kufijtë  174-177 lekë/litër.
Rënia e çmimit të naftës në kushtet kur taksa është shtuar është objekt i analizës në vijim për të kuptuar se çfarë ndodhi që çmimi pësoi në një kohe rekord një ulje me vlera rreth 30.0 lekë/litër.

 Hapi.1- Tregu Ndërkombëtar

Nafta është një produkt burse thuhet në terminologjinë ekonomike. Është nga të paktat mallra, çmimi i së cilës në rang ndërkombëtar është gati i unifikuar në origjinë. Pra baza e blerjes së naftës në çdo vend është gati i njëjtë:
Çmimi i Bursës. Më tej kosto e naftës nga blerja në tregun ndërkombëtar deri në pikën e karburantit i nënshtrohet një sërë taksash e tatimesh që prodhojnë çmimin e shitjes për konsumatorin.

Duke qenë se objekt i analizës është periudha Janar – Nëntor 2014, referojmë dinamiken e çmimit të Bursës së naftës Brent Crude në këtë periudhë:

 

Nga studimi i grafikëve të dinamikës së çmimit konstatohet se çmimi i naftës ka lëvizur në kufijtë 110.0 $/Fuçi për periudhën Nëntor – Korrik  2014. Pas kësaj periudhe fillon rënia e çmimit të naftës në treg duke arritur sot 15 nëntor në vlerën 80.0 $/Fuçi , pra një ulje çmimi rreth 30.0 $/Fuci apo  mbi 35 %.

Hapi 2- Kursi i Këmbimit të Valutës

Nafta është një produkt që blihet me valute dhe konjuktura e çmimit të saj në Shqipëri është absolutisht e lidhur me kursin e këmbimit. Duke qenë se çmimi i bursës operon me monedhën USD atëherë gjykimi duhet të mbështetet pikërisht mbi këtë kurs. Nëse i referohemi Bankës së Shqipërisë si institucioni i cili mbikëqyr kursin e këmbimit në Shqipëri, konstatojmë se ky kurs shkon nga 101-112:   me nje oshilacion prej rreth 10%

Për efekt llogaritje u shfrytëzuan momente kohore ku çmimi ndërkombëtar dhe kursi i këmbimit pëson ndryshim të ndjeshëm : Korrik 2014-Nëntor 2014 .
Në periudhën Janar – Korrik 2014 kursi i këmbimit dhe bursa kanë ndryshime të papërfillshme referuar Korrikut 2014 . Pra korriku i  vitit 2014 është kohë përfaqësuese për periudhën Janar -Korrik 2014 .

 

Nuk është e vështirë nga llogaritjet të kuptosh se prej Korrikut 2014 deri sot, konjuktura  Çmim Burse- Kurs Këmbimi impononte pa kushte një ulje çmimi prej jo më pak se 15.39 lekë/litër, dhe kjo ulje çmimi vetëm nga lëvizshmëria e këtyre dy faktorëve

Hapi 3- Ndikimi i Taksave dhe Tatimeve
Si në çdo vend, çmimi i naftës rritet për shkak të politikave tatuese të qeverise. Aktualisht në Shqipëri për naftën aplikohen:
Taksa Doganore, 10 % mbi çmimin e blerjes
AkcizA, 37.0 lekë/litër
Taksa e Qarkullimit  17 lekë/litër
Taksa e Karbonit 3.0 lekë/litër
Ngjyrosja 0.73 lekë/ litër
Vlera e këtyre Taksave e Tatimeve ështe identifikuar posaçërisht nga dispozitat ligjore  aktualisht në fuqi .
Kosto e Karburantit pa dale produkti në treg , pa fitimin dhe kostot operative te tregtimit , sot më datën 15 Nëntor 2014 llogaritet në tabelën mëposhtme .

Në këtë proces llogaritje, çmimi blerjes në burse sot është 80.0$/Fuci, ndërsa kursi i këmbimit është 112.0 lekë/usd.

Sipas këtyre llogaritjeve, rezulton se në kushtet aktuale ( sot) të Bursës dhe kursit të këmbimit, deri në këtë moment llogaritës, pa konsideruar akoma  TVSH , Fitimet dhe Shpenzimet Operative (punëtori, energji elektrike , ujë, taksa-tatime lokale, etj etj ) struktura e çmimit të naftës përbëhet  nga 47 % Kosto blerje dhe 53 % Taksa-Tatime në favor të Shtetit.

Ndërkaq çmimi i shitjes në treg parashtron dhe fitimin e planifikuar për biznesmenin me shumice  dhe të atij  me pakicë, plus shpenzimet operative të tregtarit të shumicës dhe atij të pakicës  duke i shtuar dhe TVSH-në në fund.

Mbi këtë strukturë të çmimit të naftës në Shqipëri është ndërtuar tabela e mëposhtme , ku në mënyre analitike është ndërtuar çmimi që duhej të kishte nafta në treg nëse do të respektohej me rigorozitet ligji shqiptar  në muajt Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor. Në këtë tabelë është marre në konsideratë:
Bursa
Kursi i Këmbimit
Paketa ligjore e Taksave dhe Tatimeve
Fitimi i planifikuar 8.0 % shumica dhe 15.0 % pakica
Në këtë fitim i cili është marrë përmbledhës , është konsideruar fitimi neto + shpenzimet operative (puntori , energji elektrike, ujë,taksa tatime lokale, etj etj ), çka do të thotë se norma e fitimit Neto para tatimit fitimit ulet në 4-5 % për tregtimin me shumicë dhe 8-10 % për tregtimin me pakicë, ndërsa shpenzimet operative shkojnë në vetëm 3-5 %.

 

Referuar tabelës së mësiperme ku fitimi i biznesit është konsideruar se nuk kalon 5 % për tregtimin me shumicë dhe 10% për tregtimin me pakicaë(15 % në total) vlera përfundimtare që gjenerohet hap një debat të madh:
Rezulton se në periudhën para Korrikut 2014 çmimi i naftës nuk mund të ishte më pak se 205 lekë.
Ndërsa në periudhën Korrik- Gusht-Shtator, çmimi i naftës nuk mund të ishte më i vogël se 192.82 lekë/litër, ndërkohë që ai në këtë kohe në treg ishte nën 185 lekë/liter .
Aktualisht, në këto momente bazuar në dispozitat ligjore dhe strukturës së çmimit,  çmimi nuk mund të jetë më i vogël se 178.43 lekë/litër , ndërkohë që ‘de facto’ ai është më i vogël se 177 lekë/litër.

Hapi i fundit- Ku fle lepuri?

Përllogaritjet zbulojnë një paradoks të dyshimtë: Shqiptarët e blejnë naftën më lirë se kostoja e saj.
E thënë me fjalë të tjera, një produkt për të cilin taksat e shtetit shqiptar, konjuktura e tregut ndërkombëtar dhe struktura e kostos, e përcaktojnë me çmim, (si shembull)10 lekë, në ‘dyqan’ qytetari e blen me 8 ose me 9 lekë. (!)

Atëherë ç’dreq logjike ka  çmimi i ulët i naftës në tregun shqiptar?

Ministri Cani në Komisionin Parlamentar të Ekonomise deklaroi se monopoli mbi naftën ka kontribuar ndjeshëm në ç’ekuilibrimin e (rritjen e pa kontrolluar) të çmimit të naftës në treg.  Sipas tij, një politikë antimonopoliste e qeverise do të kontribuonte në uljen dhe disiplinimin e tregut në favor të qytetarit.

Por fatkeqësisht kjo deklaratë nuk përputhet absolutisht me situatën në terren.

Nëse shteti do të disiplinoje tregun, atëherë çmimi automatikisht do të duhet të ngrihet. Ngritja do të jetë akoma më e madhe nëse do të konsiderojmë dhe shtimin 10.0 lekë/litër si Taksë Qarkullimi që pritet të shtohet në Buxhetin e vitit 2015.

Ndërkaq nëse shohim strukturën e çmimit, konstatojmë tre elementë që kontribuojne direkt mbi çmimin e naftës. Theksohen tre, sepse të gjithë të tjerët janë konstante lekë/litër.

Së pari: Ulja e normës së fitimit. Por në llogaritje janë shfrytëzuar norma fitimi tepër të ulëta  4-5 % për tregtimin me shumicë dhe 8-10 %  për atë me pakicë. Çdo pretendim për ulje të mëtejshme të tyre si faktor që sjell çmim më të ulët se ai i llogaritur është absurd dhe i papranueshëm.

Së dyti: Shmangia (mospagimi) masiv i TVSH-së. Nga llogaritjet rezulton se tregtari me shumicë e transmeton me Fatura Tatimore Shitje TVSH-je tek tregtari me pakicë, TVSH të cilën ai e rimburson.
Ndërkohë që tregtari me pakicë nuk e paguan këtë tatim duke mos prerë kuponin tatimor. Në këtë rast jo vetëm që vlera e TVSH-së nuk vilet nga shteti, por akoma më keq, rimbursimi i TVSH-së kthehet në një biznes spekulativ fitimprures. Se si ndodh, me çfarë mekanizmi … si rregull strukturat shtetërore duhet ta dinë mirë. Por…

Se treti: Nafta që ne blejmë nuk është nafta e bursës.
Pra kosto e blerjes është shumë herë më e ulët se ajo që u shfrytëzua në llogaritjet më lart.  Kjo do të thote se nafta në treg është një përzierje përbërësish me cilësi të ulët, për rrjedhojë dhe me kosto më të ulët.

Në finale, duket qartë se monopolistët e naftës duket se thjesht ndryshojnë “Padronin” ndërsa kjo politike bie me të njëjtën barrë si në cilësi ashtu dhe në shpërdorim direkt mbi ne qytetaret .
E thënë më qartë, askush nga ne nuk duhet të gezohet me “cmimin e ulët” të naftës në treg. Ky “çmim” së pari është cilësi tepër e dobët e naftës, që do të thotë më pak kilometra të kryera për njësi karburanti,  pra në të vërtetë ne paguajmë një çmim më të lartë, duke shtuar këtu dhe dëmin e parikuperueshëm në sistemin motorrik, injeksion, karburator dhe në motorrin e automjeteve për çdo qytetar.

Ky çmim i ulët është një vjedhje indirekte e TVSH-së, e atij kontributi që duhej të mbushte  Buxhetin e Shtetit dhe që në mungesë shtyn qeverinë në rrugën më të shkurtër, duke shtuar një taksë 10 lekë/litër, taksë të re të cilën sërish ne do të duhet ta paguajmë.

Në kundërshtim të plotë me sa pretendon zyrtarisht ministri i Financave Shkëlqim Cani, ,kjo situatë nuk është produkt i monopolit në karburante.
Kjo situatë është produkt i paaftësise  për disiplinimin dhe formalizimin e tregut të karburanteve.

Gjasat janë që paradoksi i naftës që na shitet me çmim më të ulët se kostoja ta gjejë shpjegimin e vetë dhe tek implikimi i korridoreve shtetërore në krimin dhe manipulimin e madh të cilësisë së Naftës në treg.

*Marrë nga Pol.Al

21 komente në “Përse nafta shitet në tregun shqiptar më lirë se sa duhet të ishte?”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk je pergjigjur pyetjes kryesore,pse nafta ra ne burse 79 $ ?
    Nga superprodhimi,apo……?!

    1. Realist says:

      Rroft ISIS, po shkaterron tregun e te pasurve ndaj po e lufojne. I VJEN KEQ BOTES PER ATA FEMIJE?! Gjithcka eshte biznes burra!

    2. nafta.?!=mafia... says:

      Nga analiza juaj cdo gje duket ne rregull ,Pooor? cfare eshte ne realitet?Nafta qe shitet ne Shqiperi eshte e cilesise skandaloze .,qe edhe 100 l /liter eshte shume.Kjo i ngjan nji gjeegheze.Kemi nji lope e
      nji gomar ne nji mullar.Kush e ha barin i pari,lopa apo gomari?
      Delja.Po delja nuk ishte…Ishte ishte prapa mullarit.Dhe kjo “delja” e naftes eshte kjo cilesia skandaloze e naftes,qe perziet me lloj lloj
      gjerash,jane rafinerite ilegale te naftes ne Shqiperi .Shkoni ne Kucove
      e shikoni rafinerine ilegale ku prodhohet karburant skandaloz ,qe hyn
      i gjithi ne treg,ku dhe ndotja e ambjentit eshte skandaloze,por mafia
      e karburanteve ,e ka zgjidhur problemin me nji pale shtepi ne Tirane
      Kr.te bashkise…Para disa ditesh u dha dhe nji lajm ne News 24 per vendimine
      Keshillit Bashkiak per mbylljen e rafinerise per ndotjen teper te madhe,per mungese te lejes mjedisore,por… nafte prodhohet lume…
      Arsyeja?…Mafia e naftes i nderuar analist……

  2. Xhema nga Tirana says:

    Sa shitet 1 Litër naftë në një karburant në SH.B.A. ? (Thonë se nuk e kalon 1 Dollar për Litër!!!!!!!).

    1. Altini Usa says:

      Cmimi i naftes regular eshte 2.92 Usd/gallon. 1 Gallon = 3.78 litra.

      Cmimi per liter 2.92 / 3.78 eshte me pak se 1 usd/liter.

      Ky cmim eshte ne pika karburanti

  3. artur says:

    Nafta shitet lire, si rezultat i presionit qe ben amerika dhe vendet evropes perendimore,per te dobesuar rusine.

  4. xhen says:

    shume e drejte Beno

  5. rilindja says:

    NAFTA DUHET TE JETE MONOPOL SHTETEROR,ATY S’DUHET TE FUSE HUNDET ASKUSH,GJITHASHTU DHE INDUSTRIA PERPUNUESE DUHET TE JETE MONOPOL SHTETEROR,[RAFINERITE]CIGARET,KROMI,AEROPORTET,TELEFONIA CELULARE,HIDROCENTRALET,PORTET,RRUGET,KRIPA,e gjitha keto sektore duhet te jene monopol shteteror.Kush I cenon te futet ne burg.

    1. erewqerwe says:

      ti ke shume te drejte ,por xhaxhi sali i beri private se mbushi xhepat e vet . prandaj po i paguajme kaq shtrenjte ne shqiptaret
      duhet kohe qe te behen shteterore keto kompani se nuk mund ti prishesh dot kontratat
      Po te ishin shteterore do ishim shume here me mire

  6. Nafteshitesi says:

    Shkrim i dobet, qe vjen nga mosnjohja e plote e tregut te karburanteve. Normat e fitmit te kompanive nuk mund te merren apriori. Shkoni shikoni bilancet e kompanive importuese. Merrni edhe te dhenat e shitjeve ne tatime. Referohuni edhe te dhenave te raportuara nga Albpetrol lidhur me naften e munguar, pastaj cmimi i naftes ne Shqiperi llogaritet nga Platz-i i Mesdheut dhe jo nga burse qe i referohet Beni! Ejt ejt, shume gabime qe e bejne analizen NUL!

    1. sinan hibro says:

      Perkundrazi, mua me duket nje analize realiste …. ti naftetari qe ben vrejtje , ne se do ishte i sigurte ne ate qe thua, do shkruaje jo si anonim… Apo te vjen turp !?

  7. Astrit Partozi says:

    Nuk jam kompetent per ekonomi, por shkrimi duket qe eshte profesional. Me pelqen menyra e paraqities se fakteve. Do me pelqente te shkruanin ekonomistet dhe te komentonin. Por ja qe ata ahoma po pine “qumesht”.

  8. SHQIPTAR says:

    Kush po pyet per rritje takse 10 lekeshe?!
    Per xhepin e 2-3 kokrrave qe tregtojne nafte pasojat jane te tmerrshme ndaj qytetarit por mbi te gjitha ndaj shtetit:

    Qytetari:
    (pa llogaritur demet nga cmimi jo korrekt dhe abuzimi me sasine)
    1) Blen nje makine te re 20 – 30 mije euro, e cila e mbushur me mazutin e tregut e degradon shume shpejt mjetin, demton rende vleren e asetit. Mijra euro investim demtohen dhe kjo eshte nje vjedhje serioze dhe e drejteperdrejte ndaj qytetarit.
    2) Riparimi i mjetit nga demtimet motorrike qe sjell nafta e keqe kushton shtrenjte duke e kushtezuar qytetarin te pranoje te vidhet serish.
    3) Nafta keqadashese qe shitet, perban nivele te larta squfuri dhe elemente te tjere toksike si pasoje e mungeses se pastertise apo perzierjeve abuzive nga tregtaret (perziej shumica, perziej pakica). Toksinat e naftes sjellin nje ndotje shume me te demshme se karboni dhe eshte fakt qe niveli i ndotjes se ajrit eshte nje nga faktoret e rritjes se rasteve me kancer. Qytetari kanoset per te treten here, kesaj here i vidhet shendeti.
    4) kurimi i kancerit rezulton me shpenzime mjekesore te kushtueshme dhe kjo eshte vjedhja e katert.

    Shteti:
    1) mos-aftesia per te mbrojtur investimin e qytetarit, sjell varferimin e qytetarin, kjo gje pasohet me pakenaqesi ndaj qeverisjes dhe me humbje elektorati.
    2) ndotja e ajrit nga smogu toksik, i kushton shtetit sherbim mjekesor ekstra, me pak turizem, me shume fonde per te riperterire gjelberimin urban.
    3) mos kontrolli dhe informalitetit i biznesit potencial te karburanteve, krijon pushtete te padrejta financiare, te cilat duke bere biznes me taktika spekukative automatikisht u hapet rruga qe edhe fuqine financiare ta perdorin per qellime spekukative (mafioze)

  9. beci says:

    O trap. Cmimi i naftes me fuci llogaritet per naften bruto. Per karburantin qe perdorin makinat eshte tjeter burse dhe llogaritet me ton. Prandaj nuk te del hesapi o “analist ekonomie”

  10. mecomania says:

    ja ke fut kot o plako…se paske idene e kesaj pune..nga na i llogarite naften qe shitet ne treg ne baze te naftes bruto dhe Brent.??? Karburantet llogariten me Platts o trap dhe nje ton eurodisel kushton 930 USD FOB. Pa ribeji njeher llogarite e karburantit si te del…smerrke vesh nga kjo pune. Po me ben te dyshoj te llogarite t ua dhe per rrugen e kombit..

  11. arben mecaj says:

    Falenderoj komentuesit. Po kini te drejte per keto kurse.
    Por.. beni llogarijet me keto kurse dhe rezultatet do tju dalin me skandaloze.
    Ne shqiperi dhe bote nafta shitet litra. Ne vijim dhe taksat i referohen litrit dhe jo kg.
    1 liter bruto (qe eshte perdorur ne llogarije) eshte me e vogel se 1 liter nafte e perpunuar.
    Pra,te nderuar(pa ofendime),une morra nje iniciatve dhe ofrova nje metodike llogaritje nisur nda nje nivel , cmimin e naftes bruto.
    Beheni ju cmimin ashtu si ju gjykoni.
    Konkluzioni. Cmimi do tju dale akoma me i larte.
    Debati eshte i hapur dhe publik.
    Gjithsesi faleminderit qe me dhate mundesine per kete sqarim.

  12. Vladimir says:

    Persshendetje per inisiativen z |Mece. Nqs i referoheni cmimit te naftes brut , keni gabuar ne perllogaritje. Zakonisht nafta e brentit e cila merr per baze cmimin tuaj ze 60% produkte te bardha 1-3% humbje teknologjike dhe pjesa tjeter lende djegese, si solar , mazut , koks dhe vajra.Nqs i fusim formules suaj cmimin e rafinimit te kesah nafte brut dhe fitimin e rafinerive, del qe cmimi naftes duhet te benzines apo gazolilit duhet te jete me i larte. Ne skemen e perpunimit te naftes kostot mesatare zene te lendes se pare naftes zene 75-80% te kostos totale. Keshtu qe cmimi 100 dollar barele konvertohet ne 100$ barele nafte e perpunuar ne formen e nenproduktit. Por si cmimi merret akoma me larte nese do te futen edhe disa shpenzime te tjera si fitimi i firmes , taksa te tjera mjedisore e qarkullimi apo edhe sigurimi e transporti.
    Ne keto kushte kemi nje karburant goxha te shtrenjte. Per krahasim mund te them qe raporti i cmimeve te naftes brut me cmimine gazoilit eshte 1:3 pra nqs cmimi i naftes brut do te ishte nje dollar atehere cmimi i gazoilit do te ishte 3 dollar. Ajo qe stonon ne arsyetimin tuaj eshte cmimi reference i aplikuar nga doganat e cila merr parasysh cmimet platz te importit , ne te njeten kohe qe ne Mesdhe ka plot anije kontrabande qe rrine plot per tu shkakruar me cmime te tjera jashte kkesaj skeme legjitime. Nga ana tjeter vete gazoili ka disa kategori dhe nenkategori, Midis gazoilit D1 dhe gazolit D2 ka nje diference cmimi prej 20 dollar per ton , dhe vete gazoili D2 apo D1 kane ndryshime per shkak te permbajtjes se squfurit ne to, perberjes se fraksioneve , qe ndikojne ne vetndezjen apo temperaturen e flakerimit Keshtu dallojme ne D2 gazoil me densitet standart shqiptar D2 me standart 0,840-0.845 densitet ne 20 grade ( Ballshi) D2 me densitet 0.835 ne temperaturen 15.5 grade dhe me permajtje parafine, apo d2 me densitet 0850-.0860 i quajtur gazoil per nendetese . Po ne kete menyre dallojme edhe gazoil per D1, ku i quajme edhe bludiezel,Diezel 5PPM apo 10PPM apo diezel ekstra. Dallimi baze eshte edhe nr i cetanit. te gjitha keto te dhena duken si ieroglife per nje nenpunes te thjeshte dogane apo tatimori, per sa kohe manipulatori eshte nje inspektor shteti qe leshon certifikata sipas grushtit te parave.Pra diferenca e cmimit seshte fatura e paraqitur por cmimi real i blerjes ku tregetaret kane gjetur hajmaline e zgjidhjes dhe nga ana tjeter kete palo administrate tatimore dhe doganore, qe ngateron kekun me byrekun, kur thote qe do te vendosim kalimatesa per gazoilin , kur ato duhet te ishin per gazin, apo kur deklaron se e kane tere te keqjen nga prodhimi vendas, qe srealizojne te ardhurat.
    tashme eshte gjetur menyra me e lehte per te rritur taksat sepse eshte me e lehte te grumbullohet nga pikat hyrese., sepse edhe po shpetoj ndonje anije peshkimi, kjo nuk e ndryshon situaten totale.Konkluzioni qe jepni eshte i vertete por deformimi eshte tek cmimet e blerjes dhe kontrabanda ligjore e ketij problemi te bvjeter . Me dy vajza ne krye te parave qeveria me mire ti kepusi ndonje dore me letra se ia ka hedhur edhe kesaj radhe.

  13. marinza says:

    per her te par kam par nje analiz te till, mbase nuk eshte 100 per 100 e sakt po sqaron shum gjera qe si dinim. po kjo analiz esht neqoftese shqiperija do inportonte naft te cilsis si importojn vendet perndimore. dihet qe nafta qe konsumojn makinat e shqiptareve esht shum posht standartit perendimor, sa her qe vijn emigrantet shqiptare ne shqipri makinat u fillon te bejn zhurma te cuditeshme. po a e di ky analisti qe ne shqipri ka naft ne treg direkt e dal na puset. berdorin solucione na nafta e dal na puse per pastrim dhe me pas e hedhin ne treg pa e rrafinuar fare, ose me perzierje me naften e cilesis se 3 qe vjen ne shqiperi kjo eshte arsyeja qe nuk i del hesapi ekonomistit me lart. mos te flasim per rrafinerit ilegale apo te rregjistruara qe prodhojn nafte e standarteve skandaloz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje