Buxheti i nje viti fiskal nuk eshte ekonomia, eshte shume me i vogel se ekonomia.
Buxheti i Shtetit ne nje vit eshte shume i rendesishem per ekonomine; ose e meshtet, ose behet barre per te.
Buxheti ne nje vit si ky i duhet ekonomise;
Ben funksional shtetin, ligjor, te drejte, te barabarte, kontrollues, garantues, social; per qytetaret dhe sipermarrjen.
Ndikon ne cmimin e parase per ekonomine, edhe pse politika monetare eshte e pavarur nga Qeveria; paraja e lire eshte e dobishme per konsum dhe per te investuar.
Ne rrjedhe te tyre,
Ndikon e ben te mundur punesimin, te lire per punedhenesit e te garantuar se paku nga nje page minimale e denje, rregulla te qarta qe mbrojne punen e punetorin.
Ndikon drejtperdrejt, permes investimeve publike por edhe permes lehtesive administrativedhe kostove te ulta per investimet private, tek rritja e prodhimit dhe rritja e ekonomise kombetare.
Ndikon me politiken fiskale mbi pabarazine ne shoqeri, pabarazi qe rrjedh nga rendimenti i larte i kapitalit dhe pasurise se zoteruar, perballe rritjes ne norma te ulta e te pamjaftueshme ekonomike, fitimet po te tilla nga puna.
Ben qe rritja ekonomike te shperndahet me mire ne shoqeri; te ardhurat prej saj te mundesojne rritjen e te ardhurave nga puna, nderkohe qe takson pa kaluar ne barre te rende, te ardhurat e medha nga kapitali, pasuria e vene, zoteruar e trasheguar por edhe nga pasuria publike dhene per tu shfrytezuar nga sipermarrja.
Pas nje viti te veshtire qe cmontoi nje nga nje;
Bombat ligjore ne sektore kyc te ekonomise kombetare e me risk te madh per buxhetin;
Bombat fiskale me te ardhura ne renie te frikshme; deficit buxhetor te frikshem, borxh publik-zyrtar ne rritje e borxh publik-te fshehte ndaj sipermarrjes;
Bombatsociale me spitale pa ilacedhe pagesa sociale prej muajsh te papaguara per te pamundurit-te verber, paraplegjike, tetraplegjike, ivalide te punes e luftes etj, familje ne skemen e ndihmes ekonomike dhe nje skeme pensionesh ne faliment;
Ja kemi dale te vendosim rregull e disipline fiskale, te shlyejme borxhet legale e te fshehura, te mos krijojme asnje borxh te ri, te kryejme pagesat pa rradhat e korruptuara te thesarit dhe ti injektojme ekonomise 1 miliard dollare, investime publike dhe borxhe te kontraktuara e te papaguara.
Me konkretisht;
Te ardhurat e buxhetit deri ne fund te muajit shtator jane realizuar 100% dhe jane 310 milion dollare me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare;
Te ardhurat tatimore deri ne fund te muajit shtator jane realizuar 100% dhe jane 286 milion dollare me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare;
Investimet publike po rriten shpejt e brenda planit te ri , te miratuar ne kete Kuvend me Aktin normativ;
Deficiti buxhetor eshte nen planin e ri dhe teresisht nen kontroll;
Deficiti primar eshte ulur shume fortduke reflektuar kontrollin mbi borxhin publik dhe renien e lehte te tij;
Kursimi publik eshte ne terma pozitiv, cka deshmon se Qeveria nuk po abuzon me parate e huave; po ashtu nuk po abuzon as me detyrimin ligjor per te mbledhur tatimet e taksat per te favorizuar kliente gjithfaresh qe jane gjithmone rrotull.
Fale kesaj pergjegjshmerie i kemi dhene Shqiperine nje status tjeter;
Ne tregjet financiare;
Vleresimi i Standard&Poor’s per te dyten here eshte pozitiv dhe tani ekonomia esshte ne trend pozitiv.
Ne klimen e te berit biznes;
Vleresimi i DB e ngjiti Shqiperine me 40 shkalle njeheresh ne rendin e te berit biznes, duke leshuar nje thirrje te forte per te investuar e punuar ketu, ne Shqiperi.
Ne ane tjeter,
Buxheti i ri konsolidon disiplinen fiskale, ndihmon ekonomine, ngushton fort deficitin, nis te theksoje uljen e borxhit, zgjeron solidaritetin per te pamundurit ne shoqeri, investon serish fort dhe financon reformat e rendesishme strukturore qe jane votuar tashme.
Konkretisht;
Te ardhurat e pergjithshme rriten serish shume fort me 470 milion dollare,
Te ardhurat tatimore vijojne rritjen e forte me 410 milion dollare,
Nga keto,
Vetem 160 milion dollare jane per shkak te niveleve te reja ne disa taksa e tatime-39%; 250 milion dollare-61%, jane nga beteja me evazionin fiskal.
Per ata qe ulerijne keto dite per barren fiskale dua te them:
Ne dy vite ne mblodhem e do te mbledhim 870 milion dollare me shume;
Vetem 360 milion dollare jane para qe vijne nga nivelet e reja ne taksa e tatime;
510 milion dollare jane para qe qytetaret e kane paguar dhe i paguajne, por klientet e ish Qeverise dhe evazore gjithfaresh ia kane shtuar ato pasurise se tyre, jo buxhetit te shtetit.
Posacerisht,
Kush uleret per barre te rende fiskale si ish minister, dua ti kujtoj edhe nje here se:
Cdo vit deri ne vitin e 15-te, sipas kontratave e tarifave te vendosura ne to, ju merr sipermarrjes kryesisht, 80 milion dollare nga sherbime monopol, te shtrenjta e te renda.
Eshte nje shume sa gjysma e barres se shtuar fiskale te ketij viti dhe sa 1/3 e barres se shtuar fiskale te vitit qe po mbyllet.
Kryeminister,
Kur flet shume, gjithnje per nje ceshtje e per te cilen nuk ka reflektim thuahet qe “te del vedi qefit”; megjithate, une do vijoj tu kerkoj prishjen e koncesioneve qe sherbejne e paguhen si monopol, jane 4 te tille e i marrin sipermarrjes e qytetareve 80 milion dollare cdo vit.
Jane koncesionet me firme e vule te Sali Berishes qe arketojne para qe kurre nuk i shkojne buxhetit te shtetit, por pasurise se ketij rrethi “familjar”.
Ne krahun tjeter, ate te shpenzimeve;
Rritja eshte e vogel, vetem 180 milion dollare, duke reflektuar qarte uljen e deficitit, huamarrjes, borxhit publik.
Llogaria sociale mbetet serish e forte; 167 miliard leke te reja pensione, ndihme ekonomike, pagese papunesie, aftesi e kufizuar, sigurim shendetesor, para per ish te perndjekur e ish pronare.
Pertej kesaj, zoti minister i Mirqenies, une, ne ketu ne salle por edhe qytetare jashte prej ketu, vijojme te jemi te shqetesuar qe nje pjese e mire e ketyre parave nuk po shkojne tek individe dhe ne familjet e atyre qe ligjerisht i meritojne, tek te pamundurit e njerez me aftesi te kufizuara me se shumti.
Llogaria kapitale rritet fort e arrin ne 800 milion dollare; te gjitha investime publike ku bujqesia, rruget, uji i pishem, arsimi, shendetesia mbeten serish prioritet.
Borxhet tashme te identifikuara nga kontrata te papaguara ne vite shlyen me 200 milion dollare te tjera;
Kujtoj qe ne tre muajt e pare te qeverise shlyhem menjehere 90 milion dollare, deri tani kemi shlyer 250 milion dollare, 350 milion dollare do te arrijne deri ne fund te vitit, 200 milion do te shlyejme ne vitin qe po vjen duke arritur ne 630 milion dollare borxhe te shlyera prej nesh.
Ekonomise vetem nga para publike do ti injektohen plotesisht 1 miliard dollare, perseri.
Ne dy vite jane 2 miliard dollare.
Kush uleret serish per barre te rende fiskale dua ti kujtoj:
Ne 2015, do ti injektohen ekonomise direkt 1 miliard dollare, nderkohe taksat e reja arrijne vetem ne 160 milion dollare ose 16%;
Ne dy vite i injektojme ekonomise 2 miliard dollare, nderkohe taksat e reja jane vetem 360 milion dollare ose 18%.
Ato qe po i rikthejme ekonomise jane teresisht para te evazionit fiskal; po ua marrim klienteve te ish Qeverise dhe evazoreve te perhershem e po ja kthejme buxhetit te shtetit, qytetareve.
Pikerisht kjo ka bere qe;
Deficiti buxhetor te ulet fort me 2 pike perqindje deri ne 4% ose me 280 milion dollare dhe ketu ndikojne fort serish borxhet e prapambetura;
Borxhi publik te konsolidoje tendencen ne ulje te tij;
Deficiti primar te ulet fort deri ne 3 here;
Kursimi publik te jete teresisht i konsoliduar ne terma pozitiv.
Te gjitha keto per te njoftuar qarte se:
Qeveria po terhiqet fort nga tregu i huamarrjes duke mbrojtur apo ndikuar ne mbajtjen poshte te kostos se parase; krijuar hapesire per sipermarrjen per te gjetur vend ne treg, marre hua e investoje; ajo qe i mungon sot;
Qeveria nuk po abuzon me te ardhmen e qytetareve, por po merr borxh vetem per te investuar ne ekonomi, madje dhe nje pjese te te ardhurave nga taksat e tatimet po i investon ne ekonomi, nuk po i perdor per te rritur shpenzimet e saj apo shpenzime te tjera te padobishme per ekonomine e shoqerine.
Dy lajme te mira jane rrotull:
I pari; koha kur raporti mes qytetareve milingona qe administrojne mire e kursejne cdo qindarke pune e djerse dhe politikaneve gjinkalla qe bejne vec zhurme pa pune e krijone borxhe, ishte i thelle e ngativ po mbaron dhe Qeveria duhet te ndjeke popullin.
I dyti; investoni! Kush ka pritur cmime te lira dhe para te lire ja ku i ka; nuk besoj se do te kete periudhe tjeter me te mire e me te lire perju, per ta.
Por ama,
Qeveria duhet te munde burokracine, klientelizmin, diskriminimin ndaj kujtdo qe hyn per here te pare apo rishtaz ne treg, korrupsionin mbi te gjitha. Kjoeshte jetike dhe eshte e para arsye perse duhet dhe perse ne paguajme ne buxhetin e shtetit.
Kryeminister;
Kam marre shqetesime te perseritura nga emigrante te kthyer ne kete vend, ata kane investuar ne sipermarrje te vogla sherbimesh, por kane ardhur me nje kulture krejtesisht tjeter per sherbimin dhe resopektin ndaj rregjimit fiskal; ndihen te perqeshur nga mungesa e shtrirjes se autoritetit fiskal ne cdo pjese te territorit ekonomik duke prishur barazine ne treg e duke i demtuar bizneset e reja.
Kjo duhet rregulluar menjehere!
Duhet hapur e demokratizuar ekonomia,ndryshe parate do flene e nese zgjohen nga nevoja, do shkojne te shpenzohen per tu mbrojtur nga diskriminimi, konkurrenca e padrejte dhe ne fund do paguajne korrupsionin per te mbijetuar.
Paketa e re fiskale ka nje fokur te qarte ketu.
Por per here te pare fokusi eshte tek PRODHIMI VENDES.
Pjesa dermuese e masave fiskale te ketij viti, perfshire ligjet e sotme dhe ligjet per TVSH e Kodi Doganor qe hyjne ne fuqi me vitin e ri, lehtesojne kostot e prodhimit dhe mundesojne rritjen e tij.
Ne Bujqesi;
kur hyjne ne fuqi masat per autofaturimin e TVSH, pra uljen me 20% te kostove per bujqit nga 6% qe ishte nen Berishen e su paguan kurre, kur hyjne ne fuqi perjashtimet nga TVSH per te gjitha makinerite e paisjet bujqesore, kafshet per majmeri ne blegtori etj.
Kryeminister!; per te paren dua te terheq vemendjen per te rritur kontrollet qe masa te mos kthehet ne qellim ne vetvete e mjet perfitimi per grumbulluesit, madje duke diktuar cmime te ulta e te pafavorshme per bujqit qe merren me to nga mengjesi ne mbremje, por te sherbeje per te krijuar ciklin e prodhimit dhe ndertuar ne kete sektor te rendesishem ekonomine e shkalles.
Ne Peshkim;
kur hyjne ne fuqi masat per heqjen e takses se qarkullimit dhe karbonit, TVSH per pjesen takuese mbi to.
Ne Manifakture;
kur behen efektive masat e nje pakete te qarte favoresh, perfshire rimbursimin automatik pa kontroll paraprak e brenda 30 diteve te TVSH si dhe, kthimin pas te 5% te fitimit te deklaruar per punetoret e rinj.
Ne Industrine e Rende;
kur hyjne ne fuqi masat per uljen e rentes minerare per mineralet e perpunuar ne vend, perfshire perpunimin e naftes dhe bitumit-cliruar nga taksat doganore e akciza, duke shtuar vleren ketu e punesuar shqiptare.
Pertej prodhimit;
një pjesë e sektorit financiar mbështetet fort, për të ulur kostot për qytetarët, në sigurimin e jojetës, hiqet TVSH-ja dhe, për pensionet vullnetare të cilat çlirohen nga tatimi mbi të ardhurat personale;
ekuilibrohet, por vetëm kaq ama, vetëm ekuilibrohet skema e të ardhurave të dyta, divident, qera nga prona, të ardhura nga aksionet, interesi nga depozitat etj.
Zoti Kryeministër;
për të ekuilibruar edhe më tej skemën e të ardhurave, do doja ti qëndroja deri në fund propozimit që konsideron shpenzim të zbritshëm interesat e kredive për strehim për këdo që deklaron të ardhurat e tij vjetore, duke i futur ato në skemë, duke shmangur evazionin fiskal ne kete sektor dhe natyrisht, duke marrë mbrapsht pikërisht atë, shpenzim të zbritshëm, interesat e kredive për strehim.
Për ti shkuar logjikës se Paketes deri në fund;
Zoti Kryeminister! Nuk e gjej fare me vend heqjen e akcizës për pijet energjike. Nuk ka standarde, as evropiane e as boterore ku pijet energjike të jenë të patatuara.
Po ju them që njëri nga vendet e BE, më i zeshmi mbase në këtë histori, ka qartësisht 5.4 % të vlerës si tatim, plus 21.5 euro për 100 kg produkt dhe në fund fare ka shtesë edhe 10 % tatim mbi shitjen. Ashtu siç vende të tjera të rëndësishme të BE, Letonia e Norvegjia kane edhe akcize mbi te, nderkohe nga Italia fqinje deri në Gjermani, kanë kufizime jo vetëm për moshën e përdorimit, por edhe për sasinë e përdorimit të pijeve energjike.
Ky është projekt Buxheti që do të votohet sot.
Bëhet ligj dhe natyrisht duhet të fillojë zbatimi menjëherë që nga 1 janari.
Deri këtu jemi në letër. Buxheti duhet zbatuar gërmë për gërmë e numër për numër. Kjo është përgjegjësia juaj si Qeveri. E jona, natyrisht që mbetet të kontrollojmë zbatimin e tij.
Zbatimi i buxhetit ka risqe, dhe ato janë të tilla edhe për ekonominë.
E para, ekonomia informale;
Pjesa më e madhe e të ardhurave shtesë në buxhet vjen nga beteja me ekonominë informale. Formalizimin e saj dhe eliminimin e evazionit fiskal.
Unë e vlerësoj shumë rritjen me dy herë të formalizimit të shitjeve përmes kuponit tatimor. Por jemi sërish larg në vlerën e TVSH-së që ne duhet të arkëtojmë në të gjithë zinxhirin e shitje- blerjeve në tregun shqiptar.
Duhet formalizuar dhe rritur vlera, me qëllim që nga 1.3 miliard euro një vlerë tejësisht e madhe , më e madhja historike e arkëtimit të TVSH-së, të shkojmë edhe më tutje.
Janë para që qytetarët i paguajnë kur blejnë çdo produkt por tregtarët nuk i derdhin në buxhet, duke vjedhur dy herë, edhe qytetarët, edhe buxhetin e shtetit.
Thene kete,
Unë e quaj të papranueshme nga ana tjetër që koncesionarët e mëdhenj të pasurive kombëtare, naftë, gaz, krom, bakër, nikel, janë pa fiskalizuar ende, pra pa matës të prodhimit të tyre, që do të thotë pa fiskalizuar dhe operimin në një territor tërësisht të gënjeshtër dhe me dëm të madh për buxhetin e shtetit, pra për buxhetin e shqiptarëve.
Kjo histori duhet të marrë fund sa më parë. Ata duhet të vihen në kontroll dhe nën regjim fiskal, me qëllim që ti japin mbrapsht buxhetit të shtetit gjithë atë favor, që pikërisht ky shtet i ka dhënë kur i ka vënë në dispozicion pasurinë kombëtare për ta shfrytëzuar.
E dyta, energjia;
150 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve i kemi vendosur sot si garanci për këtë sektor. Një kosto e madhe për buxhetin.
Ndërkohë menaxhimi i një sektori në këto kushte është një risk permanent prej shumë vitesh.
Unë e vlerësoj shumë angazhimin e plotë të shtetit në rikthimin e kulturës së pagesës së energjisë elektrike pa toleruar, duke i shkuar deri në fund nga vjedhja deri tek neglizhimi i pagesës, shkatërruar tërësisht nga politika dhe qëllimet e saj, veçanërisht në tetë vitet e fundit.
Unë jam tërësisht dakord me mbrojtjen e te pamundurve me para në dorë, pra të gjithë atyre pensionistëve kryefamiljarë, paraplegjikëvë, tetraplegjikëvë, familje me ndihmë ekonomike, e te tjere ne radhë; t’ju kompensohet apo t’ju mbrohet konsumi i tyre i energjisë elektrike me para në dorë përtej një fashe që s’i mbrojti kurrë në mënyrë të drejtë, të barabartë e të ndershme dhe në anën tjetër, kërkoj një çmim të drejtë, të ndershëm, transparentë, të ndryshëm nga aplikimi i korporatave deri tani, për qytetarët dhe që nuk shkarkon tek ata koston e vendimeve skandaloze deri kriminale të Sali Berishës apo më keq edhe të keqmenaxhimit.
Por kaq nuk mjafton!
Duhet ndryshuar fort sistemi klientelistë në energji, vetëm nga rregullat e Sali Berishës në fuqi, per kufijtë ne sasinë dhe çmimin favorizues, sistemi, për më tepër Korporata Elektoenergjitike Shqiptare humbet 200milion dollarë për 2 vjet.
Ndërkohë që po të njëjtët njerëz, klientët enerhjitike te Sali Berishës do të arkëtonin 200 milionë dollarë në xhepat e tyre.
Duhet që të hapet tregu në shitje, për të zgjedhur shërbimin dhe natyrisht edhe çmimin.
Janë reforma të forta që duhet t’i shkojmë deri në fund.
E treta, konomia e përqendruar deri në monopole e oligopole;
një ekonomi e tillë shkatërron tregun, lirinë e konkurrencës, merr thuajse çdo gjë nga rritja ekonomike, pa lënë gjë për të tjerët. Vendos një rrëgjim të egër, të pabarabartë, varfëron shumicën dhe nuk reflekton asgjë nga politikat e qeverisë. Veçanërisht politikat fiskale që duhet te reflektojnë në çmimet e mallrave e sherbimeve për konsumatorin.
Kemi një debat të gjerë për taksën e qarkullimit dhe çmimin e naftës në treg.
Është e vërtetë se çmimi vendoset nga tregu, por një treg i lirë, transparent, konkurrues dhe nën regjim fiskal të plotë ama.
Kryeminister!
Ne nuk e kemi një treg të tillë në fushën e karburanteve dhe qeveria duhet të marre përgjegjësinë e saj pikërisht për këtë gjë.
Nëse do të reflektoheshin sot çmimi në bursë i ulur me 30%, kursi i këmbimit, tatimet e taksat mbi të, çmimi sot duhet të ishte për secilin nga qytetarët shqiptarë 167 – 170 lekë/Litër. Nuk është!
Kjo është kostoja e mungesës së fiskalizimit të plotë të tregut dhe natyrisht përqendrimi i tregut në duart e 1 apo 2 kompanive qe furnizojne shitjet me pakice.
Risku i katërt janë korporatat publike;
risku që i vjen buxhetit prej keqmenaxhimit të tyre eshte shume i larte.
Posaçërisht i atyre të energjisë është evident. Po harxhojmë para publike për ato.
Ashtu siç të ardhurat nga prodhimi me ndarje, nga marrëveshjet hidrokarbure që i administron një korporatë tjetër nuk duhet t’i mungojë buxhetit të shtetit por duhet ti shkojë tërësisht buxhetit të shqiptarëve, pa qene me mundesi per abuzim.
E fundit;
e gjithë Europa është në kushtet e inflacionit nën objektiv, shtrëngesave në shpenzime, mungesës së kurajës për reforma të plota strukturore apo kundershtimit te tyre.
Edhe ne jemi nën të njëjtin presion. Për fat të keq kemi inflacion nën nivelin e poshtëm të objektivit dhe jemi nën një presion të fort për uljen e deficitit, uljen e borxhit, e mbi të gjitha nën një pengesë konstante nga opozita politike për ti shkuar deri në fund reformave strukturore.
Ndaj duhet të shpenzojmë pa u vonuar, ndershmërisht e pa korrupsion, të zbatojmë reformën administrative, reformën e pensioneve, reformën e energjisë dhe të sektorëve të posaçëm të ekonomisë kombëtare.
Tani! Pa hyrë në ciklin që pritja të frenojë e të rrëzojë ekonominë kombëtare.
Kam thene qarte shpesh here:
Une jam i majtë!
Por nuk më duhet kjo për të parë e për të thënë troç se kemi një problem akoma më të madh.
PROBLEMI YNE ESHTE PABARAZIA!
Rritja e vogël ekonomike e trendëve tona të viteve të fundit, nuk i ndihmon ata që punojnë.
Rendimenti i punës këtu është i ulët dhe të ardhurat nga puna janë po te tilla.
Nga ana tjetër rendimenti i kapitalit është shumë më i madh. Pra, të ardhurat nga kapitali, nga pasuria e zoteruar, dividenti, qeraja, interesat mbi depozitat etj…janë më të mëdha se ato të punëtorëve dhe të nënpunësve.
Në kushtet e një tregu nën kapjen e monopoleve dhe oligopoleve, jashtë rrëgjimit fiskal të plotë dhe më keq në kushtet e një tregu pune primitiv,
diferenca e mësipërme thellohet gjithnjë e më shumë.
Kështu përqendrohet pasuria, kështu ndodhi për tetë vite me radhë në këtë vend.
Ka një të dhënë qe u bë publike ne Komisionin e Ekonomisë:
1%, vetëm 1% e depozituesve sot në sistemin financiar shqiptar zotërojnë 40% të vlerës së të gjitha depozitave. Janë 4 miliard dollarë dhe janë vetëm në Shqipëri. 1 % e depozituesve!
Ndërkohë të dhënat e pasurive të tjera, janë të mangëta, deri të pabesueshme, dhe nuk ka se si të ishtë ndryshe në një ekonomi që ende vuan informalitetin e saj.
Për këto shkaqe kemi pabarazi të thellë dhe paratë e ekonomisë, rritjes së saj, po shkojnë tek pakica.
Po të shohësh të dhënat e fitimeve janë sërish bankat, telefonia, koncensionarët e mineraleve naftës e të gazit, tregtarët e tyre, koncensionarët e padukshme të shërbimeve publike që po marrin parat e rritjes ekonomike.
Ka dy faktor që e thellojnë pabarazinë.
I pari, evazioni fiskal që pasuron tej normave të tregut e tërësisht jashtë kontrolli. Ne po e adresojmë pjesërisht këtë problem.
I dyti është kursimi, që është i mundur pikërisht tek rendimenti i lartë, tek të ardhurat nga kapitali e pasuria e zotëruar, të gjitha me radhë nga interesat, dividenti, aksionet, qirate etj.
Kështu po goditet e po shuhet shtresa e mesme, ajo që ka të ardhura nga puna e sipërmarrja e vogël, punëtorë e nënpunës publik e privat.
Kështu po goditet shoqëria, po bëhet më e padrejtë e ku meritokracia, sistemi i mbështetur nga merita, zëvendësohet nga “merita” që buron nga fuqia e pasurisë.
Kjo është shoqëria e pasurisë nuk është shoqëria e mirëqenies.
Mireqenia është synimi ynë.
Po vuajmë problemin që kanë sot nga Amerika në Europë, pabarazinë.
Ata po e adresojnë ne ende jo. Ne vuajmë më shumë se ata.
Ky është thelbi i krizës.
Duhet të ndryshojmë sërish. Duhet të ndryshojmë për të adresuar pabarazinë, mbrojtur punëtorët dhe shpëtuar shtresën e mesme.
Në fillim një pagë minimale më e lartë dhe rregulla të reja e të forta në tregun e punës, mbështetur nga një rritje e fortë ekonomike ishin masat qe ndryshuan.
Tani të tjerët, ata ku ne duam të atashohemi, ku ne duam të bëhemi pjesë, familja europiane por edhe me gjerë, po shohin drejt tatimeve të forta përkundrejt pasurive dhe të ardhurave që burojnë pikërisht nga kapitali, nga pasuria e vënë apo e trashëguar, nga interesat, nga dividenti, nga aksionet dhe nga çdo gjë tjetër.
Por ne ane tjeter ne duhet te guxojme edhe me;
Duhet të modernizojme demokracinë, ta zgjerojmë e ta mbrojmë nga një kastë ekonomike. Të çlirojmë e të mbrojmë vendimmarrjen siç kemi bërë deri më tani nga presioni pikërisht i kësaj kaste ekonomike.
Duhet të nxjerrim nga stadi primitiv tregun e punes; një reformë të plotë të tregut të punës që sanksionon nje page minimale qe reflekton cmimin real te punes, rregulla të qarta qe mbrojne ate dhe punetorin, pasi kemi bërë lehtësi për punën dhe koston e saj në sektorë të ndryshëm, duke i miratuar gjatë këtyre dy viteve të fundit.
Duhet të riorientojme arsimin; Ajo çka po bëjmë me shkollën është jetike dhe në drejtimin e duhur. Nuk mëson kush me vetëm në shkollë, përtej saj edhe më shumë, ndaj shkollat qendra komunitare e profesionale, ajo që ne po bëjmë dhe po financojmë, janë jetike për të ardhmen.
Duhet të nxjerrim nga kurthi i parase shëndetësinë; Kostoja e kurimit po rritet për shërbimin publik dhe ne po biem në kurthin e krahasimit të këtyre shpenzimeve vit për vit. Në fakt, duhet tjetër gjë.
Ajo që po bëjmë me kontrollin parandalues për moshat nga 40-65 vjeç; Ajo që po bëjmë me sëmundjet kardiovaskulare, me duhanin, ajo që po bëjmë e duhet të vijojmë ta bëjmë me pjet energjike etj, janë në drejtimin e duhur, po ka edhe më.
Duhet të rrisim hapësirën publike.
Duke nisur nga hapësira nëpër qytete ku eshte perqendruar popullsia, për të gjithë qytetarët dhe që nuk kushton, një mjedis qe tregtarët e ofrojnë me para dhe për ata që kanë para.
Ajo që po bëhet me hapësirat publike, falë një operacioni të gjerë thuajse në të gjithë vendin këto muaj, është e duhura për një jetë më të mirë, më të shëndetshme, te perbashket e pa kosto mbi taksimin e përgjithshëm.
Ka edhe më sërish, por duhet të kthejmë besimin tek ajo që është publike.
Uji i pishëm-fjala bie, është një e mirë publike që duhet të mbete e tillë.
Ndikon në mënyrë të fortë mbi shëndetin. Cilësia e jetës po i shtyn njerëzit drejt ujit të kushtueshëm.
Zoti kryeministër, dhe zotërinj ministra!
Buxheti nuk krijohet vetvetiu e në letër.
Janë qytetarët që paguajnë për të.
Paguajnë për të mbështetur angazhimet publike për komunitete sa më të gjëra, pothuajse për çdokënd.
Çdo lëvdim i secilit prej nesh, nga unë i pari, për punë të mira publikë, politika të mira publike, buron nga ata, nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Ndaj me përulësi të madhe, dua ti jem mirënjohës të gjithë atyre që paguajnë, që paguajnë taksat dhe tatimet kudo ku janë, atje ku ata jetojnë.
Atyre i falemderit!!
*Fjala e mbajtur ditën e djeshme në Kuvend
absolutisht,diskutimi mi i mire,me i sinqerte,me profesional,me i detajuar,me afer njerezve ne nevoje,politikisht me i arrire…Promemorje e politikes ekonomike te partise socialiste…
Bravo Erjon.!
Bravo Erion ! Por administrimi fiskal nuk eshte ku duhet.Me shume vemendje pasi nga administrimi jo profesional humbin miliona.Profesionalizem dhe vetem profesionalizem.
Per ke eshte OK o plako? Per xhepat tuaj ndoshta por per ne jo! Te te vije
turp!
Kjo eshte gjendja dhe shpresa qe na mban tek rimekembja. Ate qe s’u pelqen le t’ja krisin vajit e te dalin ne protesta per mbrojtjen e banditeve qe i nxorren gurin e fundit te themelit ketij vendi.
Brravo ERJON jeni prefekt ne punen tuaj te uroj soksese, por gjeja qe me trondit pa mas esht se jan abuzuar me qindra milion dollar nga qeveria e shkuar dhe kush abuzoj dhe i vodhi po i gezon i lumtur kto para dhe gjith ai abuzim me shuma marramendese nga qeveria e shkuar dhe asnje person per be i ndeshkuar dhe askush per kto miliona dhe miliarda te ardhura nga ky popull i keputur ekonomikisht nuk u justifikuan duke ven perpara drejtesis fajtoret dhe duke e paguar dhe ata vjedhjen dhe krimin ekonomik qe kan ber ne kurriz te ktyre njerezve me burg dhe konfiskim te pasuris se tyre,esht e tmerrshme kur e mendon qe vjen nje qeveri vjedh mashtron ben si i do qefi me parat tona dhe qeveria qe vjen pas kenaqet qe arrin qellimin e ardhjes vet ne pushtet dhe ben amnisti ne heshtie per vjedhjen galopante qe ben qeveria e shkuar kjo esht perseritur me qeverin e par berisha,erdhi NANO ja fali zullumet nuk ndeshkoj njeri boll qe fitoj vet pushtetin,iku NANO erdhi PRAP berisha DHE KY JA BERI HALLALL qeveris NANOS te tera vjedhjet abuzimet ne kurriz te ktyre njerezve, TANI erdhet ju dhe ju u lumturuat me pushtetin dhe pa piken e turpit pa kurrfar justifikimi flisni per miliarda euro abuzime nga qeveria e shkuar dhe mburreni qe po i lani zullumet dhe vjedhjet galopante te qeveris BERISHA me parat e kti populli fukara,mir moral qe dhe ju nuk paskeni po turp nuk keni qe justifikoni miliarda euro abuzime dhe nuk ndeshkoni kerken,po ky popull ter jeten parat e hajdutve te politikes qe ndrrojn vendet çdo 5 vjet do paguaj,ku jan hajdutet abuzusit me kto miliarda euro te abuzuara nga qeveria BERISHA zotri, nuk po shohim asnje minister kryeminister apo zyrtar te japi llogari per ter kte masaker ekonomike,turp tju vij qe me kte pakt ne heshtie midis jush te terve qe mereni me politik i hidhni hi syve kti populli fukara,zotri nuk duam leksione po nuk dolen pergjegjsit qe futen ne grop te ter financat e shqiptarve duke abuzuar me pushtetin e kaluar keni ber nje vrim ne uj dhe dil haptas ERJON se vetem ke ty kam besim qe e ben kte gje dhe kerko te dalin pergjegjsit e qeveris se shkuar me abuzimet marramendese ose prano haptas paktin me hajdutet e qeveris berisha dhe deklaroje se jeni te ter njelloj, po nuk dolen fajtoret e krimit ekonomik nga qeveria e shkuar dhe te futen ne burg dhe tu konfiskohet pasuria te tera kto qe the siç je munduar ti shkruash ndoshta dhe me dit e jav te tera hidhi ne kosh dhe prano qe hajdutlliku esht bashkeudhtar i te tera qeverive qe kan ikur dhe do te vijn ne kte sistem te ngritur kto 24 vjet.dhe tregoni me rrespekt per ata qe ja u lan sistemin me vetem 1 miljon dollar borxh rrespekte.