Komisioni i Ekonomisë ka votuar kundër propozimit të Qeverisë, për heqjen e akcizës së pijeve energjike.
Pjesa tjetër e paketës fiskale u votua sipas variantit të propozuar nga Qeveria.
“Jemi kundër propozimit që ka ardhur nga Qeveria për heqjen e akcizës për pijet energjike. Mbetet për ditën e premte që ju të na ktheni përgjigje për kodet respektive që vitin e ardhshëm të mos kemi argument që të na referojë në evazion fiskal”, tha kryetari i Komisionit, Erjon Braçe.
Ndërkohë, mes deputetëve ka pasur debatë të forta për rritjen e Tatimit mbi të Ardhurat.
“Përveç se marrin pak interes, këta njerëz që depozitojnë para në bankë ne i vëmë edhe një tatim 15 për qind, dhe ku jemi ne?Pra është një diskutim tani ose ta marrim zë për zë dhe t’i rrimë parimit se kush fiton më shumë, paguan më shumë, ose ta lëmë sic është edhe votojmë“, tha deputeti Përparim Spahiu, deputet i LSI-së.
“Ky nen u votua, kalojmë te neni i radhës“, tha nga ana tjetër Braçe./b.l
Eshte e qarte qe interesaa korruptive rendojne mbi qeverine sidomos ai minster qe eshte iniciator. K/ministri duhet te mbaje qendrim mbi arsyetimin e ketij propozimi te qeverise se tij ndryshe pershpejtohet konsumi dhe zgjedhjet vine shpejt.
Ulini taksat dhe bejini sa me te thjeshta dhe llogjike qe te paguhen te gjitha sepse ashtu si beri qeveria e meparshme qe ngri taksa e ngri cmime dhe ne fund u pa gropa e madhe me borxhe e me mospagime duke ritur evazionin e kondrabanden e korupsionin ne te gjitha nivelet pa perjashtim keshtu qe duhet qe ekspertet me te mire te ekonomise duhet te mendojne si ti ulin te gjitha llojet e taksave ne menyre qe te ulet edhe iformaliteti dhe mos deklarimi i te ardhurave dhe te kene mundesi pagimi nga te gjithe dhe te mos mundohen te gjejne menyra si te fshihet xhiroa dhe te ardhurat. Tani e keni mundesine qe te rregulloni ato gabime qe jane bere ne te kaluaren qe edhe ju i keni konstatuar kur ishit ne opozit, dhe te mos ngeleni edhe ju me damke si para ardhesi juaj. Faleminderit