Ministri i Tansportit, Edmond Haxhinasto ka qenë në Francë, në një konferencë të organizuar nga Agjensia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze, “Dita e Shqipërisë”, që kishte për qëllim afrimin e mëtejshëm të biznesit francez në vendin tonë.
Ministri Haxhinasto gjatë fjalës së tij parashtroi kushtet dhe garancitë që ofron Shqipëria për rritjen e prezencës se biznesit francez në ekonominë e vendit. Ai theksoi se ky shkëmbim duhet të intensifikohet, në kushtet e reja të avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai vlerësoi statusin modern dhe novativ të institucioneve dhe formës së qeverisjes, që çdo ditë e më tepër po merr formë europiane.
Duke vijuar me transportin dhe infrastrukturën, Ministri Haxhinasto u shpreh se progresi ka filluar dhe se po synohet drejt unifikimit të standardeve dhe cilësisë në veprat infrastrukturore. Ai paraqiti planet e zhvillimit të rrjeteve të transportit dhe të shërbimeve të tij dhe ftoi kompanitë franceze për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Haxhinasto përmendi zhvillimet në infrastrukturën rrugore, projektet e rritjes së sigurisë e cilësive të rrugëve, konçesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit dhe të tjera.
Për sektorin hekurudhor, ai paraqiti ftesën për të marrë pjesë në ndërtimin e lidhjes hekurudhore Tiranë– Rinas-Durrës, si dhe rikonstruksionin e lidhjeve ndërkombëtare Durrës-Maqedoni dhe Durrës-Mail i Zi. Më tej, ai foli për mundësitë që ofrohen në sektorin detar dhe atë ajror.
Ai përshëndeti vendosjen e linjës direkte Tiranë-Paris dhe tha se kjo do të jetë edhe një mundësi më shumë për investitorët francezë për të qenë prezent në Shqipëri.
Pço linjen direkte Lion-Tirane kur do te vendoset.Ne Lion dhe ne periferi te tij jetojne me mijera shqiptar si nga Shqiperia ,Kosova e Maqedonia.Se dyti por per njohjen e lejeve te qarkulliumit te autopjeteve kur dio te nenshkruhet marreveshja aq e shumepritur nga shume shqiptar ?.Duhet t’i qendrohet shume ma afer Frances sepse ka peshe ne Bashkimin Europjan aq ma teper qe Shqiperia ashte anetare e shteteve frankofone.