Një vit nga aksidenti/ Zbardhet DËSHMIA e shoferit të Olldashit dhe Igli Carës

20 Nëntor 2014, 11:23Politika TEMA

Sokol Olldashi mbush një vit sot nga vdekja e tij.

News 24 ka zbardhur me këtë rast dëshmitë e shoferit të tij, Bledar Begolli dhe deputetit Igli Cara, të cilët kanë qenë personat e fundit që kanë folur me ish-deputetin demokrat.

Deshmia e Bledar Begollit

Në datën 20. 11. 2013 unë kisha lënë takim më parë më Sokolin që do takoheshim në darkë, në zyrën e tij të ndodhur në adresën rruga Ismail Qemali, pranë Radio Televizionit, në katin e tretë të një pallati të ri. Une kam vajtur atje dhe rreth orës 21:00 më ka telefonuar vetë Sokoli dhe më thotë të dilja të prisja deputetin Igli Cara.

Më pas duke zbritur poshtë për të vajtur tek Igli, më ka telefonuar përsëri Sokoli dhe më pyeti nëse erdhën cunat dhe une i them Po. Ai më thotë se “për 10 minuta erdha, ndodhej pranë kafe ‘Kiu’”, që unë e di ku ndodhet.

E kam sqaruar duke i thënë se Igli po hante diçka tek lokali dhe nga ana tjetër kam dëgjuar një si zhurmë dhe nuk po përgjigjej njeri, une kam vazhduar ‘Alo, alo’ dhe me telefon në vesh pa e shkëputur telefonatën, kam hyrë në lokal, kam marrë Iglin për krahu duke i thënë se ‘hajde se duhet ti ketë ndodhur diçka Sokolit se nuk flet në telefon’. Igli ka marrë makinën e tij tip veture marka mercedes benz me ngjyre gri, me targa të reja numrat 009. I kam thënë për t`u nisur për në drejtim të kafe ‘KIU’.

Ai nuk e dinte mirë rrugën dhe po e orientoja ndërkohë telefonin e mbaja hapur. Nisur nga fakti që telefonin e kisha të zënë, i kam thënë Iglit të telefononte policinë dhe t`u tregonte se për ku ishim nisur. Binte shi si litar. Igli i ka telefonuar policisë duke i dhënë sqarime se ku po shkonim.

Kemi arritur diku, pa vajtur në një karburat. Kam vënë re në anë të rrugës një makinë. Kemi ndaluar dhe kam parë në rrugë një mjet të prishur. Më pas jemi nisur përsëri në drejtim të kafe KIU dhe kemi kaluar lapidarin e Krrabës. Igli po ecte normal dhe në krahun e majtë kam parë dritat e një makine. I kam thënë Iglit të ndalonte makinën, ai ka hapur krahun në krahun e majtë të rrugës në një shesh. Dhe kur kam zbritur kam vënë re një mjet në një rrugë të pashtruar , rreth 30 m larg nga aty ku Igli parkoi makinën dhe në distancë duke u afruar drejt tij kam konstatuar se ishte mjeti i Sokolit, që ne përdornim, kam parë edhe targën AA003HN, kam vënë re se mjeti ishte i përmbysur me rrotat lart. Jam afruar pranë makinës, kam hapur derën e pasme, të krahut të shoferit, kam ndezur dritën e telefonit, kam parë një xhup dhe nuk kam parë gjë tjetër. I kam thënë Iglit që ndodhej pas meje se ka mundësi që duhet ta ketë nxjerrë makina dhe vetë kam dalë nga pas makinës duke parë përreth, kam parë poshtë dhe nuk vura re. Mendova të ngjitem lart në skarpatën me shkurre, ndërkohë Iglit i binte telefoni dhe ai ka dalë në rrugë për të pritur shërbimet e policisë. Unë pas tij me qëllim që të ngjitesha në vendin ku kishte rënë fillimisht makina, për të parë për trupin. Kam qenë në mes të distancës nga makina e përmbysur deri tek rruga kryesore, aty ku edhe kishte parkuar makinën Igli dhe kam parë që ka ardhur një automjet policie, kanë zbritur nga makina dy punonjës policie. Ata janë takuar me Iglin dhe më pas edhe me mua, që isha pak më poshtë. Të katërt kemi vajtur përsëri tek makina, dhe mund të kem hapur derën e parë të krahut të shoferit dhe me dritat e telefonit kemi pare brenda edhe një nga punonjësit e policisë më thotë se trupi ndodhej aty, dhe vetë kam parë këmbë njeriu nga gjunjët e poshtë, mbante veshur pantallona. Më pas jemi munduar të shohim më në brendësi pa prekur gjë, dhe kam dëgjuar një zhurmë si trokitje dhe vura re se ishte zhurmë boksi i kasetofonit që ishte i ndezur.

Nga tabulatet telefonike ardhur me shkresën Nr. Nr.2357 datë 18.08.2014, rezulton se deklarimet e bëra nga shtetasi Bledar Begolli përputhen plotësisht me qelizat e vendndodhjes së tij në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

 

Deshmia e Igli Cara (deputet)

Pas rreth dhjetë minutash Bledi vjen tek tavolina jonë i tronditur dhe pyet se kush prej nesh, bëhet fjalë unë dhe Eduarti, ishte me makinë. Makinën e kisha unë dhe ai më thotë se do të lëvizim të dy bashkë. Eduarti qëndroi në lokal dhe duhet të ketë bërë pagesën. Së bashke me Bledin jemi nisur me makinën time tip veturë marka mercedes benz tip veturë me targa AA009GF, ngjyrë gri metalizato, dhe më thotë të niseshim në drejtim të tunelit të Krrabës. Unë isha në drejtim të mjetit dhe Bledi ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit, dhe më thotë se duhej lajmëruar policia në murin 129. Unë kam telefonuar policinë në numrin 129, i jam prezantuar Igli Cara, dhe i kam thënë se në vendin e quajtur në dalje të tunelit të Krrabës për në Tiranë, pranë lokalit të quajtur Kafja e Rremës, ka ndodhur një aksident rrugor. Nuk i kam treguar se kush ndodhej në makinë. Pas rreth 10 -15 minutash ku ne pothuajse arritëm pranë zonës ku mendohej se kishte rënë mjeti, më kanë telefonuar nga ana e policies për të kërkuar të dhëna të sakta në lidhje me njoftimin që kisha bërë.

Unë i kam thënë se po arrij në vend, por duhet të afrohen edhe shërbimet e policisë. Po në këtë telefonatë i kam sqaruar se kisha kaluar Lapidarin e Krrabës, rreth 100-200m, dhe ishim duke ecur avash. Bledi më ka thënë të ndaloja në këtë zonë. Unë kam ndaluar mjetin dhe në këtë kohë Bledi ka parë dritat e emergjencës së një makine, bëhet fjalë për bllokazhin që ndizen dhe fiken me sistem RL. Në këto momente unë kam hapur krahun në krahun e majtë të rrugës, ishte një vend si shesh pushimi, aty ishte edhe një rrotë e madhe kamionesh. Bledi ka zbritur menjëherë edhe unë pas tij. Makinën e kam lënë me frexha të ndezura.

Dua të sqaroj se gjatë gjithë kohës më ka orientuar Bledi pasi unë nuk e dija këtë rrugë. Më kanë telefonuar përsëri nga ana e policisë dhe i kam thënë se ju do të shihni një makinë me frexha të ndezura ne cep të rrugës në krahun e majtë. Binte shi, Bledi ishte nisur para meje drejt makinës dhe unë pas tij. Gjatë kohës që po shkonim për tek makina më ka rënë përsëri telefoni dhe unë i kam thënë se jemi tek makina e aksidentuar. Bledi ka arritur para meje tek makina, ka hapur derën e pasme të krahut të majtë tonin kur po shkonim drejt makinës. Kam dëgjuar nga ai të thoshtë se nuk shikonte gjë brenda në makinë dhe mos e kishte nxjerrë jashtë baxho e makinës, sipas tij makina kishte qenë me dritare lart. Ai ka dalë nga pas makinës, nga ana e poshtme e saj dhe ka kontrolluar tek shkurret që ishin në krahun e djathtë tonin. Telefonuesit më thanë se nuk po ju shohim dhe unë i kam thënë se po dal tek rruga dhe kam dalë në rrugë. Dhe makinën e policisë e kam vënë re dhe i kam dalë përballë. Kam për të sqaruar se nga vendi ku unë parkova makinën deri tek makina e aksidentuar rruga ishte me zbritje, jo e asfaltuar. Distanca mund të ishte rreth 30 m. Ndaluan makinën e policisë, kanë zbritur që aty dy punonjës të policisë së shtetit me uniformë, dhe unë i kam sqaruar se ku ndodhej makina e aksidentuar, dhe i kam thënë se ky mjet është i Sokol Olldashit dhe ai ka qenë në makinë./b.l

27 komente në “Një vit nga aksidenti/ Zbardhet DËSHMIA e shoferit të Olldashit dhe Igli Carës”

  1. lal' Kameri says:

    Qiferija sa here nrihet Lulushi m’demostratet, qit ka nji kundrapredh per upoziten. Perballe demostrates te 22 nondorit osht kundrapredha e radhes, vdekja e Olldashit.

    1. matteo says:

      Eshte nje perralle per bebushet e grupit te pare te kopshtit dhe per …prokurorine qe i ka shume qejf keto, ngaqe s’ka kellqe te beje punen. Ai ishte atentat i mirefillte, si te tjere para ketij, qe i bejne mjeshtrat e pergatitur nga politika shqiptare.

  2. mynyr says:

    Igli e dinte qe sokoli kishte bere aksident pa vajtur akoma ne vendngjarje,kurse shoferi jo…
    ketu nuk perputhen deshmite e bandillave.

  3. gent says:

    Kë do të thirrnit ju të parin, urgjencën apo policinë ?
    Nuk më rezulton e sinqertë.
    Berisha e do PD për gocën e vet dhe Lulzimi do ja mbajë ngrohtë karrigen derisa ti duhet Argitës dhe do tja lëshojë dhe do zhduket në Hollandë. Olldashi nuk ishte ngrohës kolltukësh prandaj … e kuptoni vetë. Pak i trashë ose naiv i shkreti.

  4. Ilirjan says:

    Te dy keta persona jane pjese e planit per fshehjen e vrasjes se Sokol OLLDASHI. Prokuroria dhe Policia jane gjithashtu ne kete funksion, te fshehin te verteten.
    Uroj te dale nje dite e verteta!

  5. metlaj says:

    DUHET TE GJENDET PATJETER NJE FORCE QE TE ZBULLOJ TE VERTETEN QE SIPAS MEJE VDEKJA E KUNDERSHTAREVE TE SALIUT NUK ESHTE RASTESI DHE NATYRALE POR TE KRYERA NGA NJERZE TE SPECIALIZUAR TE CILET JANE SHPERBLYER DHE SOT HESHTIN OSE HESHTJA E TYRE ESHTE SIGURAR ME VDEKJEN E TYRE TE VDEKURIT NUK KTHEHEN POR TE MOS KENE TERHEQUR KEMBEN ZVARE PUNET E KEQIA PERFUNDOJNE ME VDEKJEK E IDEATORIT DHE JO TE ZBATUESIT

  6. mero says:

    S’kishte qene ndonjehere Olldashi te kafja e Kiut, dhe do merrte instruksion si te shkonte ne kohen e qametit dhe te shiut.
    Shiu litare litare e ka bere telef benzin e Olldashit, qe mund te kete qene me 10 ne ore.
    Atje mund te kalonte cdo makine tjeter, si ajo e Iglit dhe e policeve, po per te dale nga rruga ama vetem Olldashi doli.
    Dhe ajo perplasja e kokes ne sfungjer si ekishte makinen ai, justifikohet plotesisht.
    Ka mundesi ka future uje makina dhe eshte bere I paperdorshem sfungjeri..

  7. A do vi dita te japin llogari kriminelet qe dihen???? says:

    Pasi u vra ke SHQUPI u hodh ke vendi…..shtrengoni kriminelin SALI?
    Olldashi i doli nga vatha dhe po krijonte nje tjeter formacion te djathte….te gjithe e dine, asnje nuk flet….krimineli te godet.

  8. Arti says:

    Nqs kto qe shkruhen jane te verteta atehere me te vertet kemi te bejm me prokurori informale dhe gjykates medioker, shoferi qe hiqet sikur din gjithcka thote se vajti tek makina hapi deren e pasme pa nje xhaket por nuk mori mundimin te hape deren e pare te shoferit pse…? Dihet qe ne radhe te pare shikohet per shoferin pastaj kontrollohet pjesa tjeter e makines kjo duket qe eshte e stisur, deputeti Cara thote se ishin te ndezura dritat e bllokazhit kurse shoferi thote se pame ca drita poshte rruges, nuk e kuptoj sa amotoreske duket kjo ngjarje por te ben çudi se dhe prokuroria nuk shikon asgje te keqe ne kte mes, pune PD-je, tung

  9. nardone says:

    ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte qe shoferi i Sokolit e gjeti makinen e hapi deren dhe nuk pa ndonje trup pervec nje xhupi,dhe pas ardhjes se policis kontrollojne prape dhe gjejne trupin,makina me rrota lart Sokoli sipas fotos lart mund te kete qene i gjate 1.80 cm dhe nja 100kg.

  10. Qytetari says:

    Edhe deshmia e shoferit eshtë genjeshter, lexojeni me kujdes dhe analizojeni

  11. Kadriu says:

    Nje element me shume per te thene qe Enveri ishte nje moster!Thone qe para se te vdiste ia ka lene amanet Sales qe ta eleminonte “mistrecin” Olldshi!

  12. Fetih says:

    Tek deshmia e pare e Begollit fillimisht thuhet se ai nuk ka vene re njeri ne makine kur ka kontrolluar me driten e celularit , me pas thote qe vjen policia pas tij dhe evidenton te pajete deputetin e ndjere Olldashi brenda ne makine. Ai ndoshta kur ka pare vete nuk ka arritur ta shohe te aksidentuarin. Ne naten e ngjarjes gjithashtu lajmet e para te gazetareve dhe reportereve te terrenit flasin per dy trupa te pajete qe dalin nga makina. Me pas nuk flitet me per personin e dyte. Deshmia e Begollit nuk duket te jete e sinqerte per sa i perket vendit te ngjarjes. Ai duke qene edhe shoferi i tij personal dhe mik shume i afert nuk ka dashur qe te japi ato deklarata qe do ta ” njollosnin ” figuren e deputetit Olldashi sidomos ne nje situate te tille kur miku i tij u nda nga jeta . Plotesisht i vertete duket te jete fakti qe Begolli po fliste ne telefon me Olldashin ne momentin e aksidentit sepse kjo vertetohet edhe nga tabulatet telefonike qe perputhen ne permbajtje dhe ne kohe me deklaratat e tij. Duke arsyetuar mund te themi se i ndjeri Olldashi ishte ne udhetim me makinen e tij nga Elbasani ne Tirane , ka qene mbremje nderkohe qe binte edhe shi , ai gjate udhetimit ka folur ne telefon gje qe edhe mund ta kete shperqendruar , Begolli gjate bisedes normale telefonike papritur dhe ne kohe reale degjon zhurmen e perplasjes se makines dhe me pas nga ana tjeter e telefonit nuk i pergjigjet njeri.Te gjitha keto te bejne te mendosh per nje aksident tragjik dhe fatkeq. Ka njerez dhe parti qe kete aksident duan ta pershkruajne si te stisur dhe te qellimshem por me faktet qe dalin ne drite dhe ekspertizen mjekoligjore keto pretendime bien . Ne rast se do te ishim te ndershem duhet qe te kishim kerkuar te zbardhura te gjitha hetimet e policise dhe eksperteve te aksidenteve apo atyre mjekoligjore me pas te flisnim.

    1. Xhema nga Tirana says:

      O Fetih ! Pash Zotin “aludo një çikë” se: 1)Ku kishte qënë Olldashi (nga po vinte) cilët kanë qënë njerëzit që e kanë takuar të fundit (në Elbasan, Poradec apo te kafja e Kiut)? 2) Ku “u zhduk” Portofoli i të ndjerit? 3) Dyert e makinës , pas aksidentit, ishin të bllokuara e nuk hapeshin apo paskan qënë lehtësisht të hapura (siç dëshmon shoferi) ? Dhe shumë e shumë pikpyetje të tjera që “i kupton edhe vetë”….

  13. Seit bej Driza says:

    More qe nuk ka qene aksident bie dakort dhe une. Po di te me thote njeri pse keta te lirindjes rane dakort te mbyllet keshtu kjo pune??? Me kujtohet nje gazetar i nje TV-je qe raportonte direkt nga vendngjarja duke thene: Po del nderkohe trupi i dyte….

  14. tfg says:

    denga perdenga dhe kur u zgjua ……ishte ne enderr!!
    kjo eshte shqiperia e suniteve,nje afghanistan i vertet…….fatale!

  15. TURP says:

    GJITHMONE NE FUND FEJA I KA FAJET PO NUK E DINI JU SE DERI DJE KUR ISHIT TE PA FE E KONSIDERONIT NJERIUN SI MALL QE BLEHET DHE SHITET JENI NJE POPULL KU PERVEC LEKUT NUK NJIHNI NJERI SKENI AS MORAL AS NDJENJA NJERZORE JENI POPULL KAFSHE VEC MENDONI SI TE JA FUTNI NJONI TJETRIT EDHE TASHI NA DALKA SE FEJA I KA FAJET TURP TE JU VIJ INJORANTE TE PA NDREQSHEM EDHE PRETENDONI EVROPEN

  16. Ilir says:

    a thua u vra ky i shkreti apo vertet iku per lesh kot

    http://bit.do/kush-e-vrau-Sokol-Olldashin

  17. XH says:

    E vrate naten, e qani ditet
    Ska gje kjo ndodh ne PD e “demokrateve” me fal e komunistave.
    Sic e coi mish per top Azem Hajdarin tek Haklaj ja aty perballe parlamentit.
    Sic u vra ai deshmitari i Gerdecit ai Trebicka nqs e mbani mend.
    Po ja dhe Sokoli iku tak-fak, nuk i doli as autopsia, mezi prisnin tia benin
    varrimin.
    Hajt mo, tani e ka rradhen Lulushi, nje shetitje nga pylli.

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne veprimet e para,kur ndodhe aksident rrugor,lajmerohet ambulanca,policia dhe zjarrfiksit.Kjo eshte detyrim per te gjithe,qe kane marre nje patente per drejtimin e automjetit.
    Kur konstatojme aksident,kontakti i pare,vendoset me drejtuesin e mjetit,i kerkohet leje,per ta ndihmuar,kur nuk pergjigjet,hapet dera e automjetit dhe nxirret prej tij,per ti dhene ndihmen e pare.
    Ne te dy rastet eshte anashkaluar,lajmerimi i ambulances dhe dhenia e ndihmes se pare,detyrime qe rrjedhin nga kodi rrugor shqiptar.Ne kete rast personat qe ndodhen ne vend ngjarje,kane pergjegjsi ligjore,per mos dhenien e ndihmes se pare.Prokuroria nuk ka vepruar ndaj personave ne vend ngjarje,per mos dhenie te ndihmes se pare !!!!

  19. Bepi says:

    Deputeti Cara nuk e dinte rrugen per ne drejtim te Elbasanit dhe udhezohej nga shoferi? Si e pabesueshme… Edhe nje femije po t’i thuash: futu ne rrugen e Elbasanit dhe ece perpara… do arrinte tek kafja e Kiut.

  20. perla says:

    keto jan tamam,si aventurat e ali pashes,qe vriste kush i dilte para tamam dinasti

  21. kudret kola says:

    nje gje eshte interesante///prokororia thote se levizja e shoferit vertetohet nga shkresa e ardhur per tabulatet ecelularit ku deshmia vertetohet ne intenerarin rrugor
    por prokororia nuk jep per sokoin intenerarin rrugor vajtje e kthim po sipas ketyre tabulateve
    po keshtu nuk thuhet keta te dy qe shkuan a i ishin ne nje makinebashke po nga kompanite celulare
    interesante
    ndoshta ska asgje por hetimi injorant lind vete dyshime
    ndoshta ka gjithshka vetem oti e viktima e dine

  22. 100%shqip says:

    xhamat nuk jane te thyer ajo tip makine ka airbag nga te gjitha anet edhe baxho me xham te thyer siper nuk mund ta vrase sepse e mbulon airbag edhe ate keshtu qe keta prokuroret e gjykatesit e kristalit te pakten te kursejne talljen e b… me publikun se pervec paaftesise se tyre dhe servilizmit e frikes nuk tregojne gje tjeter. eshte turp per nje oficer te policise gjyqesore qe te pranoje nje deshmi te tille

  23. Dashnor Kozaj says:

    Jo ,jo ooooo, nuk eshte kjo e verteta . A eshte kontrolluar zeri i njeriut qe mori ne telefon kete shofer Begollin ,me telefonin e Sokol Olldashit . A perputhet zeri i atij banditi qe i fliste me telefonin e Sokolit te vdekur me pare ????????????????ììììì ………… Te merren te dy telefonat dhe tu behen rezonancat e zerave te tyre ,dhe a eshte zeri i Sokolit ,apo i ndonje banditi me pagese ……………????????????

  24. sokol says:

    na e bête Olldashin hero,nje hajdut ordiner fondesh shteterore me histori te pasur te ministria e transporteve.i kish ber mutin familjes e jetonte me dashnore sa as gruaja nuk donte me e pa te vdekur e tha ma hiqni sysh zoti eshte I madh.sa qesharake behen keta lolot kur I bejne dhe kenge…I hengri koken makina qe kishte ble me paret e vjedhura te popullit.si ai ikshin te gjithe lloji I tij!

  25. ILIR says:

    Vetem i ndieri Sokol e di te verteten,keto te tierat jane furca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje