Letër proteste e Xhelal Mzatit, drejtuar qeverisë për punë të dritave

27 Nëntor 2014, 19:56Antena TEMA

Pas publikimit të Xhelal Mzatit si debitor tek kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, reagoi vetë ky i fundit, duke protestuar ndaj qeverisë për këtë akuzë të paligjshme, siç e quan Mzati.

Në letër thuhet:

“Po ju shkruj kët letër me ju ba me dije se nuk jam hiç i shqetësum nga deklaratat tuja kundër meje për punë të kurentit.

Sa i përket akuzës që bon Taulant Balla, jam krenar dhe do të jem gjithë jetën krenar se përfaqësoj popllin e Kamzës dhe Bathores.

Me statistikat e fundit dhjetëvjeçar Bashkia Kamëz, përkatësisht poplli i Kamzës dhe Bathores, e kanë pagu 45 përqind energjinë elektrike. Fatura që ju tregoni dëshmon se unë e kam pagu atë 55 për qind. Kjo hedh poshtë kategorisht akuzat tuaja se unë nuk jam përfaqësues i denjë i Kamzës dhe Bathores. Jo vetëm që i përfaqësoj ata, por kam dhe meritën që i prij për mirë, që ta rrisin koeficentin e pagesës, nga 45 në 55 për qind.

Po ju komunistë ziliqarë, që jeni mësu me tatime të jashtëzakonshme, doni me shtrëngu njerëzit me qit lek prej xhepit në këtë kohë krize. Këtë s’keni për t’ia arritur kurrë. Xhelal Mzati ka qenë dhe do jetë i denjë për popllin e tij, që e zgjedh dhe voton. Dhe nderi im qëndron pikërisht tek ajo letra juaj, që mendoni se më diskretiton. E keni gabim. Ajo më përfaqëson.

Së dyti, juve u janë errur sytë nga arritjet e mia. Në mitingun e fundit në Tiranë, unë kam sjellë gjysmën e mitingut. Po t’i referohemi Doktorit, kam sjellë 125 mijë, po t’i referohemi Bashës kam sjellë 10 mijë, po t’i referohemi medies kam sjellë 5 mijë dhe po t’i referohemi Googël, kam sjellë 4 mijë. Sido që ta merrni, unë kam sjellë gjysmën dhe jam gjysma e suksesit të PD. Luli dhe Doktori së bashku kanë sjellë sa unë vetëm. Kjo ju err sytë nga urrejtja dhe kërkoni tani të më diskretitoni duke thënë se jam përfaqësues i padenjë i Kamzës dhe i Bathores. Të padenjë jeni ju, se unë i përfaqësoj ata më së miri.

Së treti, ky sulm bëhet në vigjilje të festës kombëtare, ku unë si kryetar bashkie duhet të ngre flamurin në Kamëz, aty ku më 28 Nëntor 1912, kishte veç zogj dhe bagëti që kullosnin. Sot falë Partisë Demokratike aty jeton një popull i bekue nga zoti, në një qytet modern, mes rrugës Berlsukoni, Manhatan dhe bulevardit Berisha. Ju nuk e pranoni dot këtë, ndaj doni të më njollosni mua.

Poplli i Kamzës dhe Bathores nuk gënjehet nga shantazhet tuaja. Ata do të vazhdojnë të jenë grusht bashkuar rreth meje.

Por ajo që ju ka djegur më shumë, është se simboli i flamurit tonë kombëtar, ngjyra e kuqe, tani është simboli im, pasi më thonë Xhelali i Shamikuqes. Ju jeni xheloz se e kishit ngjyrën e kuqe dhe e bëtë mavi. Unë në duar mbaj flamurin e kuq, në mendje flamurin blu të PD dhe në zemër Shamikuqen. Kjo është arsyeja që ju jeni xheloz dhe doni të më njollosni si njeri që s’paguj kurentin. Unë nuk jam thejshtë një klient i OSSHE, por një përfaqësues i qytetarëve. Detyra ime është të jem në nivelin e tyre dhe jo siç ju duhem ju, klysh komunistash.

Pa pikë respekti, Xhelal Mzati,

Kamëz, Bathore, Kodër Kamëz, Bulevardi Berisha, Rruga Manhatan, në papafingo.”

4 komente në “Letër proteste e Xhelal Mzatit, drejtuar qeverisë për punë të dritave”

  1. timi says:

    Nuk e ka mbiemrin Mzati ky me,e ka Mezi….:p

  2. Ndoci says:

    XHELAL PORDHA…..

  3. Eri says:

    Sepse sa here shof ate kryetarin e komunes te portokallia me kujtohet ky mavria

  4. Po ku dreqin i gjen ,more z. Baze te gjitha keto qyfyre .!?
    Kam qesh me lot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje