Hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave/ Kontroll OJF-ve për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

28 Nëntor 2014, 17:03Ekonomia TEMA

Hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave për mbikqyrjen e OJF nga organet tatimore në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas Ministrisë së Financave, udhëzimi rregullon procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së OJF-ve, me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre për pastrim parash apo financim terrorizmi.

Në bazë të udhëzimit, organet tatimore të juridiksionit çdo gjashtë muaj evidentojnë dhe i raportojnë “Njësisë qendrore”, strukturë përgjegjëse në DPT, sipas përcaktimeve    në    udhëzimin    nr.    16,    datë 16.9.2009 të Ministrit të Financave “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe për të luftuar financimin e terrorizmit në sistemin e tatim-taksave”, për OJF-të që zhvillojnë aktivitet pa u regjistruar, OJF-të me status pasiv dhe OJF- të që nuk dorëzojnë deklaratat tatimore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Drejtoritë rajonale tatimore të juridiksionit administrojnë në dosjet e OJF-ve të regjistruara, të gjithë dokumentacionin e themelimit, të regjistrimit, të ndryshimeve pas regjistrimit si dhe dokumentacionin tatimor të parashikuar nga legjislacioni tatimor në fuqi dhe Ligji nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar. Dosjet e OJF-ve mbahen në një seksion të veçantë të arkivit së drejtorisë rajonale tatimore.

Në udhëzim përcaktohet që organet tatimore të juridiksionit, strukturat e kontrollit në terren, evidentojnë OJF-të që ushtrojnë aktivitet në territorin e tyre dhe kontrollojnë periodikisht regjistrimin në organin tatimor, përditësimin e të dhënave të regjistrimit, deklarimin e të punësuarve, si dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike. Nëse kryhet veprimtari ekonomike nga OJF-të, ajo duhet të jetë në përputhje me nenin 4/1 dhe nenin 40 të ligjit nr.  8788,      datë      7.5.2001      “Për      organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar.

Kontrolli i pasqyrave financiare të OJF-ve

Drejtoritë rajonale tatimore të juridiksionit ngarkojnë punonjësit të specializuar dhe të trajnuar për shqyrtimin e pasqyrave financiere të OJF-ve, në varësi të numrit të OJF-ve që administrojnë, të cilët analizojnë veçanërisht, por pa u kufizuar në:

Kontrolli operacional i OJF-ve

Organet tatimore të juridiksionit, strukturat e Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, ushtrojnë kontroll  të  thelluar  operacional  ndaj  OJF-ve, sipas përcaktimit në pikën nr. 3, neni 7 të këtij udhëzimi. Gjatë kontrollit operacional duhet të mbahen parasysh sa më poshtë dhe jo vetëm:

Në udhëzim përcaktohet se “pastrim parash” është qarkullimi dhe riciklimi i parave, të cilat burojnë nga vepra penale sikurse dhe ndryshimi, transmetimi, transformimi dhe tjetërsimi i produkteve dhe i pasurive që burojnë nga vepra penale, që synojnë fshehjen e burimit të paligjshëm të origjinës, sipas kuptimit të dhënë në nenin 287 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

“Burim i financimit” konsiderohen të ardhurat e organizatës jofitimprurëse sipas përcaktimeve të nenit 35 të ligjit nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar. “Financim i terrorizmit” ka të njëjtin kuptim si në nenin 230/a deri në 230/d të Kodit Penal.

Regjistrimi dhe çregjistrimi i OJF-ve

Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin në gjykatë, në përputhje me legjislacionin e fushës. Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse bëhet në drejtorinë rajonale tatimore të juridiksionit, sipas   përcaktimeve   të   ligjit   nr.   9920,   datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Çregjistrimi   i   organizatave   jofitimprurëse bëhet nga gjykata sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të udhëzimit nr. 24, datë 2.9.2008 “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. /gj.k/

 

 

3 komente në “Hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave/ Kontroll OJF-ve për pastrim parash dhe financim të terrorizmit”

  1. Bato Mokra says:

    Me ne fund, projektori i Rilindjes depertoi edhe ne dukurine ME TE SHEMTUAR TE TRANZICIONIT SHQIPTAR, OJQ, e transformuar medemek ne OJF, hajnia e shekullit do ta quaja, “sensibilizues” te nje populli qe s’merr vesh. Me falni, se per “arsye festive” s’e lexova me vemendje “a ka fuqi paravepruese ky kontroll”? O sa rjepacake, qe deri dje flinin e jetonin ne Qytetin Studenti a diku ne nje dhome e kuzhine, bie fjala te 9-katshet dhe tani jetojne fale OJQ a OJF ne Bllok (endrra e tyre) ne 200 e ca m2 shtepi, me konto te panumerta (edhe ne emer te maces, njeri, e cila, macja pra e prokuruar qe t’i terheqe parate e “saja” ne banke), qe shkolluan femijet e tyre neper bote (ketu s’e ngrinin zerin fare per gjendjen skandaloze te arsimit) dhe, mbi te GJITHA, mbanin dhe MBAJNE shtizen e FLUGERIT POLITIK dhe jane sa nga e djathta (ish-konviktoret katundare) sa nga e majta (te shoket e idealeve.
    Nese do te zbatohet me te shpejte ky udhezim, me korrektese, do te cuditen TAKSAPAGUESIT EUROATLANTIKE, se ku kane shkuar parate e tyre per te majmur nje kaste, qe mund te quhet e OJF-ve.
    Tani mjere organizatat terroriste, qe jane mbajtur me OKSIGJENIN e organizatave radikale terroriste islamike.
    Po kam nje hall, madje jo te vogel.
    A thua do te jete dakort shok/zoti FATOS LUBONJA, i cili ne substance e ka qortuar ashper Edi Ramen se e ka hapur shume frontin, pra i ka hedhur nje jorgan, jorganin e sherbetorit te zoterise, qe te mos i shtrije fort kembet. Thua e ka parandjere (eh, c’nuhatje ka?!)

  2. Stefan says:

    E paska be nje pordhe cani dhe ben lajm. O tema merrni te shoqen e dhame pites tu tregoje per kte canin. Mashtrus

  3. arben says:

    Shume mire qeveria, ti mbylle dhe ojf-te se aty po i humbasin tatimet shtetetit!! Kjo eshte idiotesi totale…inspektoret e tatimeve qe do kontrollojne projektet qe financohen nga qeverite e huaja dhe do vleresojne si po perdoren.kjo eshte per ti vene celesin dhe ojf-ve. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje