Prezantohet strategjia e implementimit të procedurave të thjeshtuara për biznesin në sistemin doganor, e cila shmang modelin klasik në marrëdhëniet dhe procedurave. Në prezantimin e strategjisë ishin të pranishëm Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali dhe zv.ministri i Financave Ervin Mete.
Drejtuesja e doganave u shpreh, në takimin e zhvilluar me biznesin në Tiranë, se këto proçedura ulin burokracinë dhe korrupsionin, pasi kjo reflektohet si një marrëdhënie e re besimi me biznesin dhe ulje të kostos së kohës në gjithë proçedurën e shkëmbimeve tregtare nga operatorët ekonomikë.
Proçedurat e thjeshtuara, mundësojnë mbërritjen e mallrave direkt në ambientet e Operatorit Ekonomik, pa pasur nevojë të kryejë formalitetet në një doganë të brendshme dhe çlirimin e tyre po në këto ambiente dhe kryerjen e gjithë procedurës së eksportit të mallrave po nga ambientet e Operatorit Ekonomik.
Spiropali shpjegoi se çfarë janë procedurat e thjeshtuara dhe çfarë përfitimesh do të ketë biznesi nga aplikimi i tyre.
Sipas saj, është një thellim i partneritetit dhe bashkëpunimit ndërtuar mbi baza besimi të kontrolluar, duke rivlerësuar një shkallë më lart parimin kryesor mbi të cilin ngrihet dogana, pra vetëdeklarimin.
“Janë kohë dhe kosto të kursyera nga Operatori Ekonomik, por njëkohësisht edhe nga dogana duke ridimensionuar burimet dhe përmirësuar ndjeshëm shërbimin doganor.
Kostot e transportit reduktohen ndjeshëm pasi mallrat nuk ka nevojë të presin në mjetin e transportit për të kryer formalitetet doganore.
Kontakti me doganën në pjesën më të madhe të rasteve do të jetë vetëm elektronik përmes shkëmbimit të mesazheve elektronike çfarë rrit thelbësisht transparencën, ul burokracinë duke zvogëluar njëkohësisht mundësinë e shfaqjes së elementeve korruptive”, u shpreh Spiropali.
Sipas saj, nga ky proces përfitojnë të gjithë Operatorët Ekonomikë të cilët kanë një histori transparente me doganën dhe janë në gjendje të paraqesin provat e besimit dhe të pastërtisë së tyre në operacionet doganore.
“Operatorët Ekonomikë do të krijojnë kushtet e përshtatshme logjistike për magazinim të përkohshëm doganor pranë ambienteve të tyre nën mbikëqyrjen doganore. Operatorët Ekonomikë do të mundësojnë infrastrukturën IT për të mundësuar deklarimin elektronik.
Operatorët Ekonomikë do të mundësojnë garancitë financiare për të garantuar borxhin doganor dhe mbikëqyrjen doganore dhe ato operatorë ekonomikë që do të angazhojnë staf të besuar dhe të kualifikuar për të qenë pjesë e procedurave të thjeshtuara”, deklaroi Spiropali.
Zv/ministri i Financave Ervin Mete tha se procedurat e thjeshtuara do të përdoren edhe në sistemin tatimor.
Sipas tij, sa më i besueshëm të jetë subjekti, aq më të thjeshtuara do të jenë procedurat që do të aplikohen për të.
Ai informoi se edhe rimbursimi i TVSH-së do të bëhet në bazë të analizës së riskut. Mete u shpreh se thjeshtimi i proçedurave do të ndihmojë biznesin e ndershëm dhe do të ulë informalitetin.
Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, theksoi se kjo proçedurë do të ndikojë në klimën e të bërit biznes, pasi ul burokracitë. /gj.k/
Boll o komsomolase me levdata qesharake. A jeni ne gjendje ju te rinjte inovatore te rilindjes te rrisni te ardhurat e buxhetit pa qene e detyrur Qeveria te rrise nivelin e taksave.
Ky eshte problemi, sepse tani jemi vendi me nivelin me te larte te taksave ne Ballkan (taksa mbi te ardhurat ne Maqedoni, Serbi, Bullgari 10 %, Mal te Zi 9 % e ne Shqiperi 15 %) dhe njekohesisht kemi nivelin me te ulet te mbledhjes se tyre, 24 % kur te tjeret jane 30 % e siper. Me keto rritme qe ecim ne ne mbledhjen e taksave edhe Maqedonine qe nuk eshte shtet, e arrijme per 15 vjet.
Keto na sqaro jo prralla.