Zv. Kryeministri Niko Peleshi inspekton aksionin e OSHEE në zonën e Komunës së Parisit, ku u njoh nga punonjësit e OSHEE lidhur me ecurinë e ndërhyrjeve.
Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se misioni i qeverisë është që t’u shërbejë qytetarëve, por se problematika të caktuara qeveria nuk i zgjidh dot e vetme, pa ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve.
Në këtë kontekst ai u kërkoi punonjësve të OSHEE që t’i kushtojnë rëndësi komunikimit me qytetarët për të përçuar tek ata mesazhin se që të zgjidhet problemi i energjisë vërtet duhet të investojmë në sistem, por mbi të gjitha duhet që secili prej nesh të paguajë energjinë që konsumon sepse nuk është e drejtë që shumica të paguajë energjinë, kurse disa jo.
“Është e rëndësishme që edhe nga ana juaj të kuptohet shumë mirë nga qytetarët thelbi, se kjo nuk është në fakt një betejë për të rregulluar shifrat e kompanisë së shpërndarjes, kjo është një betejë kundër plagëve të shoqërisë.
Është një betejë kundër plagëve të papunësisë të varfërisë që vijnë edhe për shkak të pamundësisë të buxhetit për të çuar ato para që në fakt duhet të shkonin për investime publike për standard më të mirë jetese, për hapjen e vendeve të punës në fund të fundit, shkojnë për të kompensuar qindra miliona dollarë që vidhen cdo vit edhe abuzohen“, tha Peleshi
Ai shtoi se jo rastësisht ky aksion ka nisur nga bizneset, pasi është e pafalshme që të fitohen para duke mos paguar energjinë në kurriz të atyre qytetarëve që jane te rregullt.
Peleshi adresoi edhe sulmet e opozitës duke u shprehur se kjo nuk është një garë mes qeverisë e opozitës se kush bën populistin më të madh, aq më tepër që kjo qeveri vazhdon të përballet me problemet e krijuara nga qeveria e kaluar, sot ne opozitë. Dhe siç u shpreh Peleshi nëse do të vazhdohet njësoj si në të shkuarën, do të përballeshim me të njejtat probleme, të cilat shqiptarët i njohin mirë e nga të cilat duan të shpëtojnë njëherë e mirë. /gj.k/
o zoti Prejleshi! ?
Krijoni vende pune e pastaj shterngoni dajakun se iket edhe ju ne pidh te semes si Fatos Nano! ?
Keni bllokuar gjithcka me keq se Salih Ram Gerdeci ne mandatin e dyte! ?
WTF
Me car ti rkijojne vendet e punes? Me zyrat e punes se Erjon Velise? 5000 puntore mbante Lazarati me nga 30 mij lek dita. Kur na tregojne dhe fasonet qe skllaverojne njerez me 120 mij lek te vjetra ne muaj,aty eshte per tja mbath ne Greqi naten.
Po ky Peleshi pse nuk nxjerr nje fjale per kamatevonesat qe jane barabarte me energjine e papaguar si mund t’u kerkosh qytetareve kamatevonesat per energjine e papaguar per 2007-2008 e me radhe, kur qeveria e kaluar nuk ua kerkonte ato lek per energjine e harxhuar e jo me kamatevonesat, une mendoj se kamate vonesat duhet te hiqen se perndryshe kjo do te jete padrejtesia me e madhe qe u behet ketyre qytetareve qe skane buke te hane e jo me te paguajne kamate vonesat, duhet amnisti per kamatevonesat, ndersa per faturat e prapambetura duhet t’u lihet nje afat qe t’i paguajne me keste qytetaret nuk mund ti vendosesh kemben ne fyt qytetarit dhe ta lesh pa drita kur, qeveria e kaluar e toleroj per 8 vjet me rradhe e ti kerkon t’ia marresh per nje vit te gjitha e madje edhe dyfishin se aq shkon me kamatevonesat.