Rama: Ta shndërrojmë sektorin e bujqësisë nga ai i mbijetesës në atë të përfitimit

21 Nëntor 2014, 12:35Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërinë e Qeverisë për të mbështetur zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe për ta shndërruar atë nga një bujqësi e mbijetesës në atë të përfitimit përmes dijes.

Sipas Kreut të Qeverisë, ajo që ndan bujqësinë shqiptare nga ajo e vendeve të BE-së është dija e fermerëve.

Kreu i Qeverisë u shpreh se sfida nuk është të rrisim buxhetin, por ta bëjmë sistemin që të absorbojë çdo qindarkë të këtij sistemi. Në këtë kuadër ai theksoi se këtë vit, falë edhe investimit serioz në sistem të Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor, vihet re një kthesë, ende shumë e zbehtë, sepse është vetëm fillimi.

I pranishëm në takimin e Ministrisë së Bujqësisë të organizuar nën moton “Bujqësia e së ardhmes”, ku u prezantua harta e rajonalizimit të prodhimit bujqësor, Kryeministri Edi Rama vuri theksin që ky sektor duhet të përqëndrohet në prodhimin e një produkti për të pasur sukses dhe jo që të njihet për prodhimin e gjithçkaje por pa fituar.

Në këtë kuadër, rama morri si shembull Spanjën dhe Poloninë, të cilat sot janë lider në prodhimin e manaferrave dhe mollëve dhe që sot mbajnë peshën kryesore në prodhimin e këtyre dy produkteve në Europë.

“Nga një bujqësi që është parë tradicionalisht si territori i varfërisë dhe shpërndarjes së lëmoshës për të ruajtur normat e një mbijetese, që asnjëherë nuk mund të kapërcejë vetveten, synojmë një bujqësi të suksesit dhe zinxhirit të vlerave. 

Rezultatet e vitit të parë tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Deri në 3-mujorin e dytë të vitit kemi një rritje prej 26% të eksporteve.

Kjo është një shifër shumë inkurajuese, që flet për potencialin e madh që ka ky sektor në funksion të daljes së fshatit nga varfëria dhe krijimit të vlerave në ekonomi. 

Ne jemi të vetëdijshëm për sipërfaqet e ngushta, për mungesën e specializimit dhe specifikimit të kapitalit njerëzor dhe e konsideroj këtë moment, pas shumë vitesh shpërndarjeje të lëmoshave elektorale, si moment konsolidimi të të raportit të shtetit me individit dhe fermën. 

Është e qartë që kjo hartë e re vendos një marrëdhënie shumë transparente ndërmjet qeverisë dhe sektorit dhe përcakton në mënyrë të saktë të gjitha piketat, ku synohet të intensifikohet prodhimi bujqësor. 

Është e qartë se nëse i referohemi bujqësisë në tërësinë e vet dhe bëjmë një krahasim mes Shqipërisë dhe BE-së, hendeku shumë i madh përcaktohet nga dija”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, bujqësia në BE është fusha e inovacionit, specializimit të vazhdueshëm, bazuar mbi dijen.

“Ndërkohë që në vendin tonë për vite të tëra ka ndodhur e kundërta. Është një fushë që qeveritë e kanë konsideruar si teritor të varfërisë dhe mbijetesës dhe janë mjaftuar me subvencione të paralizimit dhe statukuose dhe ku kanë mundur të ngrihen vetëm ata që kanë mundur të ngrihen duke i besuar dijes dhe konkurencës. 

Fshati duhet të kuptojë se nuk duhet t’i drejtohet qeverisë për lëmoshë, por për projekte dhe subvencione të tyre.

Është fakt se nëse shohim volumet e mundshme që mund të thithim nga BE-ja dhe kapacitetin aktual njerëzor jemi në një situatë alarmante dhe kjo është sfida jonë, që strukturat tona të jenë përçuese të dijes, mbështetëse të fermerit dhe nga ana tjetër, për të garantuar që kapitali njerëzor në fshatar rritet dhe kapacitetet për t’iu drejtuar strukturave përkatëse, rritet. 

Komisioni Europian nënvizon zhvillimin e bujqësisë si elementin kryesor në luftimin e varfërisë. Edhe pse viti financiar që po mbylim ka qënë i vështirë për shkak të asaj që trashëguam, buxheti për bujqësinë u rrit me 71%. Ne do të vazhdojmë ta rrisim këtë mbështetje”, tha Rama.

Ministria e Bujqësisë prezantoi, në një takim nën logon “Bujqësia e së ardhmes”, hartën e rajonalizimit të prodhimit bujqësor.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se ky dokument, që miratohet për herë të parë, synon të jetë baza për hartimin e politikave mbështetëse për bujqësine dhe fermerët.

“Organizimi i prodhimit bujqësor do të bëjë që të ketë një raport shumë më transparent mes fermerit dhe politikave te qeverisë. Kjo hartë paraqet në mënyrë transparente se cilat kultura do jenë prioritare dhe në ç’formë do të mbështeten”, theksoi ministri Panariti.

Ai u ndal tek mbështetja që bujqësia do të marrë gjatë vitit 2015 përmes paketës së posaçme lehtësuese dhe skemës sërimbursimit të naftës për fermerët.

Në paketën lehtësuese për bujqësinë qeveria rrit masën e TVSH-së që rimburson për fermerët nga 6 në 20 për qind. Po kështu, paketa heq taksat e importit dhe TVSH-në për lëndët e para dhe makineritë bujqësore. Ndërkohë që projekt- buxheti 2015 për sektorin e bujqësisë shënon një rritje prej 26% kundrejt buxheti 2014. /gj.k/

6 komente në “Rama: Ta shndërrojmë sektorin e bujqësisë nga ai i mbijetesës në atë të përfitimit”

  1. fshati says:

    Po I dashur Edi ke degjuar gje car po behet me duhanin e Dumrese-Belsh, Pyet Musa Ulqinin.. se deri ne Elbasan shkon se ka frike te veje ne Belesh se u premtoje shrirjen e monopolit…. te duhanit..te pakten Cim Hysa vinte dhe jau qante hallet i therriste ata te firmes u bente persion ky me ate drejtorin e bujqesise e kane mendjen qe kujt ti japin.. subvecion…

  2. inspektori rilindas says:

    Te shendrojme kodrat dhe malet dhe ti kthejme ne fusha ,slogan i bukur.

  3. ILIRET says:

    Po c’mut fitiom prures do ta kthesh bujqesine ti? Askush nuk e rruan per te gjetur tregje shitjeje te prodhimeve te fshatareve. Ata punojne e prodhojne pa asnje ndihme e mbeshtetje, por te pakten per tregje me qeveritaret qe shetisin jashte mund te ndihmohen.
    Bota ka nevoje per prodhime shqiptare por, kujt i behet vone nga ju qeveritaret se ato mbeten ketu dhe kalben.
    Ja ky “fshati” me siper ankohet per duhanin, ne Korce ankohen se po u kalben mollet, ne Kukes dhe patatet, ne Myzeqe, nuk kane ku i çojne fasulet. Keto llafe thate edhe vjet ju, dhe nje Z E R O me xhufke keni bere.

  4. fermeri says:

    Un qe po shkruaj kam qen emigrant 17 vjet dhe kam 2 vjet qe jam kthyer dhe investova70 mij evro ne sera djellore 1 hektar sera. Problemet ne shqipri jan nga me te ndryshmet shteti nuk e kemi par per azgje( mos tia ha hakun me kthyen 4 miljon per plasmasin kur i ndertova) po azgje tjeter cdo gje e kemi siguruar vet per uitje kemi ber cpim 4 mij euro. Suvencionime ku flitet asnjeri nuk ka mar cent. Prbleme ka plot po mund te zgjidhen pa shtetin. Po zoti kryeminister na zgjith problemin e rruges se kete nuk e bejm dot vet. Imagjhinoni ter ai prodhim kur bije shi nuk mund te dalin dot na sera. Ne fshat nuk kerkon njeri parqe apo tortuare ama rruga neper parcela eshte e domozdoshme. Nuk duam rrug me asfalt po me cakull sa per tu futur traktori ne parcel. Filloje nga rruget ne patcela dhe do ta shohesh qe do ecin vet buqesija se si klimen po ne vecanti toka ne shqipri eshte shum her me e mir se ne gteqi dhe italin e jugut

  5. Mara says:

    Po ne nuk mund kurre te eksportojme sepse vete eksportet jane tepricat e prodhimit vendas. Tregojani Ministrit-diplomat se duhet zgjedhur nje “kivi” shqiptar qe te plotesoje krejt tregun e brendshem deri sa te derdhet dhe ajo qe derdhet shkon per eksport. eshte rasti qe ministri te mesoje konceptin “avantazh krahasues” se pse e kam degjuar me zemrim te madh kur thoshte: avantashe te krahasuara…..

    Pra kur ky “kivi” te prodhohet token tone te lene djerre e po helmohet me kosto fare te vogel do te eksportohet dhe sigurisht do importojme ato produkte qe vendet e tjera njesoj mesdhetare i prodhojne me kosto marxhinale te vogel, fale teknologjise, pra industrializimit te marketingut plus teknologjise!!!

    Veteriner-kovaci keto nuk i di, por do ta lexoje kete dhe te henen do me sjelli tek dera nja 10 zorraxhij per te me stresuar….e mirepres!!!

  6. kuq e zi says:

    Z.rama
    Bujqesia shqiptare eshte unike ne menyren sesi eshte ndare toka pra nuk mund te mesojme nga eksperienca e vendeve te tjera pra nqs doni nje bujqesi te zhvilluar mjaftojne dy gjera e para akciza e naftes si be e dyta ndiqni shembullin e bimeve mjeksore pra pika grumbullimi te prodhimeve nuk na interesojne suvensionet jepjani atyre bisnesmeneve qe do ndertojne kapanone e frigorifera per te grumbulluar prodhimet per eksport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje