Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, pjesëmarrës në Konferencën “Dita e Shqipërisë” në Paris, organizuar nga UBIFRANCE (Agjencia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze), paraqiti mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët e energjisë dhe industrisë si dhe kuadrin e përshtatshëm ligjor, që garantojnë sigurinë e investimeve.
Në Konferencën që kishte si objektiv kryesor afrimin e mëtejshëm të biznesit francez në Shqipëri, Gjiknuri duke u ndalur tek investimet në energjetike, ku Shqipëria është e pasur me burimet ujore, deklaroi se “qeveria shqiptare është në diskutime me investitorët e interesuar potenciale për mundësine realizimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjitike”.
Mundësitë për investimet në linjat e interkonjeksionit, linja me Kosovën dhe planet për linjën me Maqedoninë, u paraqitën nga ministri i MEI-t Gjiknuri, që tha se lidhja me vendet fqinje me këto linja zgjeron mundësitë për tregtimin e energjisë së prodhuar nga burimet e reja dhe përbën një shans të mirë ky për investitorët privatë, që duan të angazhohen në këtë fushë, ku shembull është pjesëmarrja e firmës norvegjeze “Statkraft” që po ndërton në Kaskadën e Devollit.
“Lidhje më të mira do të thotë më shumë mundësi për tregti, do të thotë çmime më të qëndrueshme për konsumatorin dhe mundësi për të gjithë investitorët për tregtimin e energjisë”, u shpreh Gjiknuri.
Ai njohu investitorët francezë me reformën e energjisë që po ndërmerr qeveria shqiptare ku synohet nxjerrja sa më shpejt e sistemit nga problemet financiare dhe liberalizimi i 40% të tregut të energjisë brenda vitit 2018.
Gjiknuri ftoi investitorët francezë që përvec interesimit të tyre për fushën e energjisë, mund të kenë vëmendje edhe ndaj zhvillimeve në industrinë minerare dhe hidrokarburet. Me këtë rast ministri duke u ndalur tek projekti i gazsjellësit TAP, afroi mundësitë për investime të huaja në kuadër të gazifikimit të Shqipërisë.
Ministri Gjiknuri ishte në Konferencën “Dita e Shqipërisë” në Paris bashkë me ministrat e Inovacionit, Milena Harito dhe Transporteve, Edmond Haxhinasto, që diskutuan me sipërmarrësit francezë për fushat respektive që mbulojnë duke ju përgjigjur pyetjeve konkrete. /gj.k/
Vendi ka nevoje per investime serioze sidomos te huaja se shfrytezimi pasurite natyrore dhe zhvillimi industrial jane ato qe gjenerojne zhvillim ekonomik te vertete.
PS pretendon te beje ndryshim nga PD qe vinte gjoba e behej ortake ne biznes, por mgjthse ky Gjiknuri i duket serioz e i paperfolur, vendimarjet srategjike ekonomike dhe nuk jane tek ky por tek ministra e biznesmen prane kryeministrit dhe eshte e dyshimte sesi do shmanget konflikti i interesit qe ata kane.
Mesa duket historia e disa politikaneve te PS si Harasani apo Ahmetaj, qe u bene befas biznesmene te shquar ne 2005 sa nderoi pushteti do perserise vetveten kesaj here ne permasa me te medha.
Pse, a s’kane ku tjeter t’i humbin parate, ne kazino fjala vjen?!