Pagesa e taksave/ Shqipëria fiton 15 vende krahasuar me 1 vit më parë

21 Nëntor 2014, 19:03Ekonomia TEMA
Pagesa e taksave/ Shqipëria fiton 15 vende krahasuar me 1 vit më

Shqipëria është renditur në vendin e 131 në botë përsa i përket pagesës së taksave.

Ky ka qenë përfundimi i raportit “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), një raport që merr në analizë gjithë ecurinë për vitin 2014.

Ky raport është hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Në analizë janë 189 vende, ndërsa krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime, duke u ngritur me 15 vende.

Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta.

Në renditje, Gjermania zë vendin e 68-të, Italia renditet e 141-të, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta. Në raport thuhet se në Shqipëri niveli i taksave që paguhen është 30.7%, kurse në Kosovë është 63%. Në Serbi është 38.6% Niveli i taksave që paguhen në Malin e Zi, 22.3%, në Kanada është 21%, në Itali është 65.4%. /gj.k/

 

3 komente në “Pagesa e taksave/ Shqipëria fiton 15 vende krahasuar me 1 vit më parë”

  1. Kl says:

    Ka te beje me lehtesite ne deklarimin tatimor pra sa dite konsumon tatimpaguesi ne pagesen e taksave,jo me taksat. E paguara.Shqiperia eshte ne vendin e fundit ne Europe per taxa ne rsport me GDP , 26%.

  2. Mehmet says:

    I bie qe Maqedonia eshte ne vend te 7te dhe Gjermania ne vend te 68te !?!
    HALLALL BANKA BOTERORE !!

  3. PERENDIMI says:

    PO TE ULEN TAKSAT TE JENE SA ME TE THJESHTA DHE PA BUROKRACIRA DUKE ULUR EDHE CMIMET EDHE TVSH EDHE AKSIZAT SEPSE TE GJITHA MBI POPULLIN SHKARKOHEN OSE BIEN NE FUND PO ASHTU DUKE ULUR TAKSAT TE ULET EDHE INFORMALITETI QE TE PAGUAJNE TE GJITHE PJESEN QE JU TAKON DUKE MOS JA LENE BAREN FUKARENJVE QE NUK I PAGUAJNE DOT ATEHERE JO 15 VENDE POR 150 VENDE DO TE NGRIHET EDHE NE TE GJITA GJERAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje