Haxhinasto: Mirëmbajtja e rrugës së Kombit do të jepet me koncension brenda vitit

21 Nëntor 2014, 15:50Ekonomia TEMA

Shërbimi i mirëmbajtes së autostradës Durres-Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit’, do të jepet me koncension brenda këtij viti. Duke folur për objektivat, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri të ditur se prioritet mbetet ndërtimi i transportit hekurudhor për linjën Tiranë – Durrës.

I pranishëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet nen për nen buxheti per vitin 2015, Haxhinasto theksoi se buxheti në total për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës është 40.39 miliardë lekë, një rritje kjo prej 2.76 miliardë lekësh krahasuar me buxhetin e një viti më parë. Kjo rritje reflektohet kryesisht në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, mirëmbajtjes në sektorin rrugor dhe investimit në infrastrukturës hekurudhore.

Ai përmendi objektiva konkrete të buxhetit të parashikuar për vitin 2015, teksa prioritetet do të jenë rritja e standardit të rrugëve. Siguria rrugore dhe mirëmbajtja e rrugëve do të mbështeten nëpërmjet shumës prej 4.4 miliardë lekë, krahasuar me 1.2 miliardë lekë në vitin 2014.

“Kjo është një përqasje e re financiare, pasi realizimi i këtyre shërbimeve do të ndalojë indeksin e lartë të amortizimit dhe do të rriste ndjeshëm cilësinë e përdorimit të rrugëve, për të çuar drejt uljes së aksidenteve, fakt ky i provuar gjatë vitit 2014 ku pamë një bilanc pozitiv në uljen e aksidenteve rrugore.

Ndër projektet e sigurisë rrugore, riveshjes me sinjalistikë dhe përmirësim të pikave të rrezikut, u veçuan superstrada Tiranë-Durrës apo segmenti Kashar-Rinas.

Prioritete të tjera në financimin e sektorit të rrugëve, që u paraqitën nga ministri Haxhinasto, ishin përmirësimi i rrjetit rrugor kombëtar, duke përfshirë arterie strategjike si, Korridori i Gjelbër, Autostrada Veri-Jug dhe Korridori i Kaltër; lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit, si dhe zhvillimin e mirëmbajtjes së rrugëve, duke shtuar fondet dhe përmirësimin e administrimit, si dhe për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes”.

Kreu i transporteve theksoi me rëndësi të veçantë vënien në efiçiencë të rrugëve që lidhin zonat turistike të vendit, ku ndër më kryesoret janë rrugët lidhëse me bregdetin Jug-Perëndimor (Llogara-Sarandë), Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht, Rruga e Valbonës, Gjinarit dhe Shishtavecit. Edhe akset e papërfunduara do vijojnë të marrin financime, ku u përmendën akset Fushë Krujë-Milot, By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, By Pass Perëndimor Shkodër, Kardhiq-Delvinë, Unaza e Re Tiranë etj. Edhe në zërin e sistemim- asfaltimit, Ministri Haxhinasto nënvizoi segmentet Kukës-Krumë; Korçë-Ersekë; Tri-Urat-Leskovik; Unaza e Qytetit Ersekë, etj.

Haxhinasto veçoi vënien në funksion të plotë të impianteve të pastrimit të ujërave të përdorura në Sarandë, Lezhë-Shëngjin dhe Velipojë që do të përmirësojë jetën e mbi 400 mijë banorëve.

Ai vuri në dukje se shpronësimet, por edhe problematika që në projekt, janë bërë shkak për vonesën e përfundimit të disa projekteve. /gj.k/

7 komente në “Haxhinasto: Mirëmbajtja e rrugës së Kombit do të jepet me koncension brenda vitit”

  1. Mira says:

    Vodhi miliona euro Sokol Olldashi dhe tani në gropë është. Në gropë përfundofshin të gjithë hajdutët e pasurisë kombëtare….!
    Vdekshi që të gjithë OOOOOO Zot!

    1. tiku says:

      a cduhet tju lerojme nenen atij saliut dhe atij lulushit..vodhen qindra miliona eruo plehrat.

  2. Qytetari says:

    Nuk e kuptoj fjalen “koncesion” ne kete ARTIKULL;

    1. Koncesion = Dhenia e nje te drejte

    2. A do ti japim te drejten e menaxhimit te traut, dmth te mbledhjes se LEKEVE???? dhe pastaj ca formula fitimi te sigurt per Kompanite???

    Pse nuk i lini te konkurojne cdo vit kompanite per te fituar te drejten e mirembajtjes ne baze te Cilesise dhe Cmimit.

    Rruget me me te Keq Mbajtura ne Amerike jane ato qe jane dhene me Koncesion ne Kompanite Private, te cilave i KERCET vetem te mbledhin parate tek trau. Nuk bejne asgje tek mirembajtja.

    Shikoni qelbesiren SGS me Koncesionin e Kontrollit te Automjeteve.

    Pune qelbesirash.

    Larg Kompanite Private nga vendosja e traut ne rruget Shqiptare.

    Levizja e Lire ne RRUGE duhet te jene nje e Drejte Kushtetuese

  3. Administratori says:

    Une propozoj qe “Rruga a Kombit”, ti jepet me konçension Lulzim Bashes.

    Keshtu, ai mund te perdore ato 200 milion euro qe, thonë, se ai i mori si pare xhepi nga fondi i ndertimit te saj saj.

    Ndërkaq, Rama, mund te vazhdoje me sukses epopenë e kallzimeve te dështuara ne prokurori per eksponentet e korrupsionit te qeverise se shkuar, ne pritje te dites se ëndërruar te skadimit te afatit te mandatit te kryeprokurorit LLalla.

    Ështe nje skenar qe ne shqiptaret e njohim mire, qe pas farses se Komisionit Parlamentar te drejtuar nga sharlatani kinse avokat Ngjela, për pergjegjesitë dhe krimet shteterore te Berishes ne 1997, i cili u ngrit nga ferri i rënjes ku e perplasi Revolucioni Popullor i atij viti 97, në majen e kupoles se pushtetit dhe korrupsionit, gjate viteve 2005-2013.

    Dhe tërë kjo Komedi Hyjnore Shqiptare, e inskenuar nga mafia politike rajonale dhe ndërkombetare, zhvillohet nen vezhgimin solemn dhe qesëndisës nga llozhat e ambasadoreve te trupit diplomatik te akredituar ne Republiken tone te Bananeve.

  4. Gezimi says:

    More, para se ta vendosni me pagese kete rruge (gje qe eshte katerciperisht e gabuar), nisni hetimin per vjedhjen e qindra milion eurove te ketij aksi nga persona tashme publikisht te njohur. Me pas, na tregoni se pse nuk ka mbaruar ende autostrada Tirane – Elbasan. Qofte larg, se mos degjojme dhe ketu per ndonje afere, pasi eshte normale qe, kjo ndodh ne ato vende ku ligji fle gjume, dhe personave fajtore nuk u hyn gjemb ne kembe!

  5. leka says:

    Haxhinasto shume mire qe jep me detaje projektet per rruget,por ben gafe kur thote, do japim me koncension mirembajtjen e rruges se kombit,kur dihet eshte paguar nga taksat e shqiptareve dhe jo pak por 1 miliard 300 milion 5ollar dhe duhet qe taksen e rruges ta vjeli shteti dhe jo privati.Koncensionet per rruget ipen kur ndertohen nga privati dhe jo nga shteti.Per kanalizimeyt qe keni bo, nuk jane lidh me godinat dhe fekalet ne zonen Golemit jane perhap gjithande sa nuk vlen per pushime ajo zone.Investimi me i madhe duhet te jete per hekurudhen ku shpejtesia e trenave eshte 10km ne ore.Bleni vagona te rinj se me ato qe keni ne pune nuk rrin asa derrat dhe jo njerzit.E fundit, keni bere padi per ato miliona qe vodhen ministrat e qeverise se PD?

  6. Eraldi says:

    Shteti vodhi sa deshi kur e ndertoi, tani prape shteti po vjedh me perqindjen e kafese Meta-Haxhinasto te koncesionit dhe pastaj do te vazhdoje qe te vjedhe edhe privati me kalime me pagese larte e poshte kesaj rruge! Perfundimi? Nuk ka gje se i paguan populli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje