Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj iu bashkua në terren aksionit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Së bashku me Drejtorin e OSHEE, Arben Seferi, ministri Ahmetaj vizitoi zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare.
“Kam pasur rastin që ta theksoj edhe njëherë tjetër që nuk është më një aksion por është një mënyrë e re jetese në sistemin elektro-energjetik shqiptar. Faktet tregojnë që Qeveria është e vendosur t’i kthejë qytetarëve 150 milionë euro të cilat hidhen në sistem çdo vit, për vite e vite. Janë 150 milionë euro që qytetarët humbasin çdo vit, 150 shkolla, 7 spitale rajonale, 100 km rrugë, pra është një humbje e cila rëndon mbi qytetarin dhe tatim paguesin”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Sipas tij, ajo që po ndodh me sistemin elektro- energjetik është një reformë e thellë, e cila do t’i kthejë qytetarëve paratë dhe mundin e humbur në vite dhe do ta kthejë sistemin elektro-energjetik dhe kompanitë në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.
Ai siguroi se vendosmëria e qeverisë nuk është thjesht retorikë, nuk është momentale por do të jetë e përditshme në ditët, në muajt dhe në vitet që vazhdojnë.
“Ne i kemi treguar qytetarëve që pagesa e energjisë elektrike është e domosdoshme, është pjesë e të jetuarit si qytetar dhe është përgjegjësi qytetare mbi të gjitha, e theksoj, për t’i kthyer qytetarit ato 150 milionë euro që vidhen çdo vit ne Shqipëri e që i mungojnë qytetarëve të ndershëm, tatim paguesve të ndershëm apo investimeve publike”, tha ministri Ahmetaj.
Ndërsa Drejtori i OSHEE, Seferi, u shpreh se ky aksion do të vazhdojë me të njëjtin intensitet si ditën e pare dhe qeveria mbetet e angazhuar maksimalisht për t’i dhënë fund vjedhjes së paligjshme të energjisë.
Angazhimi çdo ditë në terren i të gjithë Ministrave tregon seriozitetin për të çuar deri në fund këtë reforme të domosdoshme në sektorin elektro-energjetik. /gj.k/
Ti po ja kthen FMN-se, sepse ato milionat e tua qe ke vjedh me Nanon i ke ne ndonje banke ne ishujt Cayman apo ne Zvicer!
pagesa e energjise eshte e rendesishme qe te funskionoj sistemi energjitk edhe kto nuk mund ti ndajme ne reforma te majta apo te djathhta po jane reforma qe u nevojitet shqiptarve.
ky vend meriton shume edhe ne gjithe kto vjet qe kta te papergjegjshem qe i kane mohuar shqiptarve spitale rruge te hajrit me vjedhjen e energjise edhe kjo gje duhet te marre fund edhe jame dakort me ju zoti minister kur thoni qe pagesa e energjise eshte pjese e e te jetuar si qytetare.
kjo qeveri duhet pergezuar per refomen qe po ndermerr sepse kthimi i 150 miln euro qyterarve edhe investimi ne spitale shkolla i sherben direkt atyre.
te vazhdoj kjo nisme edhe te mos kete ndalim deri sa te kryet ne 100 te tyre. smund te paguajme ne te ndershmit qe paguajme energji me per hajdutet.
me shpresen se nuk do terhiqenei ju falenderoj per nismat qe keni nis sidomos per kte ne energji. sepse eshte nje sektor qe saliu edhe te tjere e shkatronte ekonomine shqiptare vite per vite.
te vazhdohet me kte forme ministrat duhet te japin shembullin e duhur qe cdo shqiptare duhet te paguaj energjine.
vazhdoni keshtu zoti ahmetaj ju edhe qeveria juaj sepse kto reforma qe po ndermerrni do i sherbejne tmerrsisht ketij vendi
njerzit duhet te mesohen qe te paguajne energjine sepse eshte detyrim per ta nqse jo shetit veproj pse jo edhe ne burg
vazhdoni keshtu zoti minister leji ca thone kta u ngopen duke mos paguar as energji as taksa.
energjia eshte detyrim per tu paguar edhe jo te vazhdojme akoma ta vjedhim.
njerzit besojne te kjo qever i edhe besojne se reformat qe po ndermerr ne te mire te tyre do ti sjelli me shumemireqenie. per faj te keq ajo qe na la saliu ishte shkatrim edhe kjo qeveri me reformat qe po ndermerr po sjell me shume qendrueshmeri ekonomike. edhe pse hajdutave nuk u plq kjo gje sepse jane zen ngushte.
sa thenie bukur te paguash energjine eshte detyrim dhe eshte pjese e te jetuari si qytetare. sepse ne te vertet keshtu eshte edhe jam shume dakorte.
rilidnja po e tregon qe po punon per interesa te popullit edhe jo per interesat personale sic bente saliu
jam pro kesaj reforme edhe te shkoj deri ne fund sepse nuk mundet qe tu bie ne kurriz te qytetarve te ndershmve gjith ky borxh.
kjo qeveri po mbro interesat e qytetarve sepse po u kthehen atyre 150 milion qe duhet te perdoreshin per sherbime per qytetaret.
kte lloj sistemi energjitik na la saliu ai qe ishte i lidhur me pushtetin spaguante edhe ai qe ishte i papushteshmi paguante per ate. kjo gje po merr fund edhe prandaj kjo refomre duhet qe te shkoj deri n e fund.
Punë e shkëlqyer dhe reforma të përkryer, por ky popull nnuk do reforma dhe mirëqenie, ky popull e ka mendjen ku të vjedhë. Megjithatë bravo Z. Ahmetaj. Kështu vazhdoni
C’eshte kjo qeveri e majte qe vepron sikur eshte e djathta esktreme ?
Kete lloj qeverie duhet ta rrezoje vet elektorati socialsit, se kjo nuk ka asnje lidhje me te majten
Kjo qeveri nuk ka asnje reforme sociale , por vetem reforma radikale , kunder mireqenies se shtresave te gjera ne nevoje
Kjo qeveri eshte anti-socialiste , te thuash me te pakten, sepse kjo rit cmimet e konsumit te gjere qe prekin direkt mireqenien e njerezve te thjeshte dhe ngre rogat e saj…Kjo gje eshte skandaloze dhe nuk duhet lejuar nga vete Partia Socialiste
Te jep leksione hajduti. Kulmi
ca i keni kto budalliqe ne nje vend i bini fyellit ju @eagle u msuat keq qe ne kto 8 vjet te vidhni edhe i fusni te gjithe ne nje vend. kjo reforme qe po behet eshte ne te mire te ketij si shume reforma qe po ndermerren. smund te jete me vendi sic e beri saliu
Populli ska buk te haj dhe situata si ne Shqiperi dhe ne bot parashikohet katastrofike ne te ardhmen , kurse KY PALO HAJDUT si te gjith pushtetaret e te gjitha qeverive ben te ” Ndershmin ” kur ne fakt e kan katandisur kete popull ne kulmin e varferis.
Cdo rritje taksash ose cmim eshte EVAZIV, pra qe cdo mush ose QEVERI i vendos vete sipas qejfit ose deshires ne varesi te mbushjes se buxhetit duke RJEPUR popullin.
Prandaj ne Shqiperi shtresat e mesme dhe te varfera qe perbejne rreth 80 perqind te popullsise jane ne gjendje skandaloze, kurse pushtetaret dhe administratat pasurohen duke RJEPUR kete pjes te popullsise.
Te ardhurat jane MINIMALE kurse TAKSAT jane ne QIELL, e kunderta ndoth ne Perendim , te ardhurat jane te LARTA , kurse TAKSAT shum te ULTA ne raport me te ARDHURAT.
Prandaj kjo gjemdje qe po gatuhet per te arthmen mund te ndikoje ne ate qe keta LLOJ TRIMASH nuk do te gjejn VRIME KU TE FUTEN, perball popullit te URITUR.
Po pse ore laneter, per keto 150-milione Euro kishin ngele keq keta qe te bejne Shqiperine? Po ato para do ti rripen popullit ashtu si jane rrjepur deri tani dhe dihet se ku do te shkojne. Keto para po kaluan ne doren e qeverise Shqiptare, do te zhduken ne vrimen e zeze per te mos dale kurre me ne drite. Nuk do te ishte me mire qe keto para te ishin ne xhepin e njerezve, se sa ne duart e hajduteve? Eshte dukshme, qe kjo eshte nje retorike boshe per te justifikuar rrjepjen e radhes qe po ju behet Shqiptareve. Ketu ne kete vend jane vjedh aq shume nga njerezit e politikes keto 23-vite, sa qe rruget e Shqiperise duhet te ishin shtruar me flori dhe jo me cakell si jane aktualisht. Ku shkuan ato para dhe kush i ka pervetesuar? Ky ministri qe po na ben burrin e mire duke na treguar ekonomine, eshte pjese e atyre qe i kane fut dhe po i fusin doren ne xhep Shqiptareve.
SI PO I KTHENI 150 MILIONET ZOTERI? JAM EMIGRANT PREJ 20 VJETESH.TEK SHTEPIA NE SHQIPERI JETON VETEM NENA IME 75 VJEC.GJATE 20 VITEVE DUKE FUTUR KETU EDHE 97 E MBRAPSHT I KAM PAGUAJTUR TE GJITHA DETYRIMET.PARA 7-8 VITESH KUR KESHI KALOI TEK CEZI I NDERRUAN TE GJITHE MATESIT E PALLATIT KU UNE BANOJ,I VULOSEN DHE I FUTEN NE KASAFORTE CELESAT E TE CILAVE I KISHTE DHE I KA VETEM FATORUESI I CILI KA ARDHUR DHE I KA MATUR RREGULLISHT.MUAJN E FUNDIT NE DORE TE NENES SIME SHKON NJE FATUR E CUDITESHME.;SHPENZIM ENERGJIE 56KW.SHUMA ME TVSH 4500 LEKE.SHUMA E ENERGJISE SE HARXHUAR JASHTE KUSHTEVE TEKNIKE 29000 LEKE.PER CFAR KUSHTESH TEKNIKE FLISNI ZOTERI.NENA IME NE SHTEPI KA NJE TELEVIZOR.NJE FRIGORIFER DHE MBAN NDEZUR DARKAVE NJE DRITE.JEMI NJEREZ TE NDERSHEM ZOTERI.JAM SHUME DAKORD TI MERNI 150 MILIONE ATJE KU DUHET TE MEREN.MOS LOZNI ME TE NDERSHMIT.
Sa mendojn per ne popullin keta ministrat duan tna kthejn 150 miljon euro. Sigur te kishit vjedhur vetem keto prap mir do ishim, po ju o zoti minister skeni len gje pa vjedhur keto 23 vjet dhe keto 150 miljon qe doni ti mblidhni ketij populli fukara kush me siguron mua qe zdo ti ndani me njeri tjetrin si keni ber ter kete koh. Ja velija i mori 400 miljon lek per papen u kap me presh ne dor ca u beti azgje.
Shyqyr që erdhët nëpushtet e po uudhëhiqni këtë popull në rrugën e duhur. Bravo për reformat
QE TIA KTHENI POPULLIT DO TE BENIT SHUME MIRE PO TI MBLIDHNIT TE GJITHA DUKE FILLUAR NGA BORXHET E MINISTRIVE DHE TE GJITHA INSTITUCIONET E SHTETIT DUKE VAZHDUAR ME BISNESET E MEDHAJA QE JU FATUROHET SI NJE FAMILJE, ME VILAT SHUME KATSHE TE PUSHTETAREVE TE CDO NGJYRE QE PAGUAJNE SI TE VOBEKTE OSE ME NDIHME SOCIALE. MBI TE GJITHA MIRE ESHTE QE TE MBLIDHNI ATO LEKET E KORUPSIONIT TE MADH NE CDO ASPEKT TE JETES DHE NGA VJEDHJET E PASURIVE KOMBETARE NE CDO SEKTOR TE NEN TOKES E MBI TOKES SEPSE ATO MUND TE NDIHMOJNE KETE POPULL TE SHUME VUAJTUR PER 100 VJET DUKE U VJEDHUR NGA TE GJITHE PA MENDUAR PER TE ARDHMEN. FALEMINDERIT
Shpesh me vjen per te qeshur, me diarrene propagandistike e cila nxjerr koke vazhdimisht te komentet ketu te Tema. Qe ta kuptoni, shikoni shume komente me siper, te cilat vijne si bresheri per vijen e “drejte” politike te Partise ne pushtet (nga i njejti person, por me emra te ndryshem). Sa mjerane qe jane. Keta ende mendojne, se Shqiptaret jane ende ata te viteve postdiktatoriale te 90-es !