Meta inauguron HEC-in Vlushë: Do përmirësojë furnizimin me energji të Çorovodës

23 Nëntor 2014, 13:17Ekonomia TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e një vepre shumë të rëndësishme të hidroenergjisë, “HEC Vlushë” në Çorovodë, me një kapacitet prej 14.2 megavat fuqi të instaluar.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deputetë të Qarkut të Beratit, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu.

Kryetari i Kuvendit preu dhe shiritin e inaugurimit të “HEC Vlushë”, i cili do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të gjithë zonës.

Pasi falënderoi investitorët për realizimin e këtij projekti në fushën energjitike, Meta shprehu bindjen se HEC-i do të sjellë më shumë shpresë dhe rritje të punësimit për banorët nëÇorovodë.

“Mendoj se fjalimet e gjata janë të pakuptimta përpara një vepre kaq konkrete, kaq domethënëse. Kështu që falënderimetmë të përzemërta për Reoland Jegenin dhe në mënyrë të veçantë partnerëve të tij italianë dhe Bankës Kombëtare Tregtare që e mbështeti këtë projekt pasivështirë dhe për mua për ta imagjinuar përpara disa vitesh që do të vinte një ditë e tillë, që të inauguronim një projekt të këtyre standardeve në fushën e energjisë dhe kjo është në radhë të parë falë besimit të  Reolandit dhe të partnerëve italianë dhe të bankave që i mbështetën në suksesin e këtij projekti që ne kemi fatin ta prekim sot me dorë.

Është një mundësi e shkëlqyer, jo vetëm për të sjellë më tepër energji të pastër në sistemin tonë energjitik, por për të sjellë edhe më shumë shpresë, për të ardhmen e banorëve dhe të komunitetit të mrekullueshëm të Skraparit, duke besuar se projekte të tjera do të shtohen në këtë zonë ,që tërriten edhe mundësitë e punësimit, mundësitë e zhvillimit dhe do të përmirësohet standardi i jetesës”, theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendit falenderoi dhe Ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani përmbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për zonën dhe qytetarët e Skraparit.

“Një falënderim të përzemërt për Ambasadorin Gaiani dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i jep Shqipërisë, por edhe për mbështetjen e tij dhe të Ambasadës së Italisë për popullin e Skraparit dhe për këtë rajon. Është hera e dytë që ai viziton Skraparin , merr pjesë në këtë inaugurim kupartnerët italianë kanë një kontribut madhor.

Prandaj suksese  Reoland Jegenit, suksese partnerëve të tij italianë. Ata janë më shumë se qytetarë nderi  nga dita e sotme nëÇorovodë. Më pëlqeu shumë ajo që z. Fasus Shnider tha që mbi të gjitha është krijuar një miqësi e madhe. Dhe Skrapari mbahet në Shqipëri si një zonë ku njerëzit janë shumë miqësorë dhe janë njerëz të besës.

Kështu që jam i bindur se edhe ju nuk do të zhgënjeheni për këtë investim të guximshëm, por edhe të mençur qëkeni bërë”, tha Ilir Meta.

Projekti “HEC Vlushë” shtrihet pranë monumenteve të natyrës dhe historisë mbi luginën e Përroit tëÇorovodës në respekt të plotë me ambientin. Realizimi i tij u krye falë besmit tek ky projekt dhe këmbënguljes së bashkëpunimit italo-shqiptar midis Ana Energjia dhe Roen shpk dhe me mbështetjen financiare të BKT. Për ndërtimine këtij projekti janë punësuar mbi 300 punonjës duke dhënë një impuls tepër pozitiv edhe në uljen e papunësisë së kësaj zone. Investimi në total arrin vlerën 16 milionë euro. /gj.k/

2 komente në “Meta inauguron HEC-in Vlushë: Do përmirësojë furnizimin me energji të Çorovodës”

  1. Tani says:

    Thashe mos ishte hidrocentrali i gimes

  2. Mallakastrioti says:

    @@Shoku Ilir Meta ,alias “Floriri”, sepse vetem Flori nxjerr nga Goja, dhe vetem “Flori” i kap Dora, tani fjalet e keqija thone se Dora i kape Dengje me Euro..large Qofte. ..thashetheme…lallafe…llafe..
    Pra shoku Ilir Meta, mes Entuzjazmit te madhe, beri perurimin e Hidrocentralit,dhe u beri te ditur te Pranishmeve se ai ishte gati te “Inaguronte” edhe hidrocentrale te tjere akoma edhe te pa Filluar.
    @@ Shoku Ilir Meta tha se Skrapari,c´uditerisht tingellon si Skrapi,do ta Mirembaje vepren ne te cilen arriten te punesohen 300-te vete.
    Disa nga te Punesuarit u “Ankuan” te shoku Ilir, se Parate qe i kishin dhene,per tu futur ne Pune, tejkalonin Mundesit e tyre, dhe se ata kishin marre borxhe, por Shoku ilir Meta me “Modestin” qe e karakterizon, u thote,ne vend se te Qahem une, se ne vende te Eurove i keni Mbushur Zarfet me Para Shqipetare Qaheni ju, Turp tju vije, ky eshte nje Maskarallek i madhe, nje Paturpesi te tille nga Bashke-Patriotet e mij??Kjo eshte e pa Degjuar!dikush e ngriti zerin dhe i tha:Po ti nuk u ngope nga milj e nxjerra nga “Skrapi”?? o Ilir Skrapari?? Shoku Ilir Beri sikur nuk e Degjoj kete lloj Shprehje, dhe me Padurim priste sa te Mbaronte Ceremonia e Inagurimit se Perfaqesuesi i Shfrytezimit te HDC-ilt, i Peshperiti ne Vesh se i Kishte bere nje “THese” Dhurate, dhe thesin e kishte futur ne Bagazhin e Makines..
    dhe Shokun ILir Po e hante Meraku se c´fare kishte thesi brenda??Para..shqipetare…Euro..apo ndonje Tope…..M….t…sa do te “Gezohet” shoku ILir nga Dhurata e Ber…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje