Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të mos heqë akcizën për pijet energjike, por e ka ulur atë nga 50 në 30 lekë për litër.
Në mbledhjen e Komisionit diskuton propozimet për ndryshimet në buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë votoi raportet e komisioneve të tjera kuvendore, në lidhje me kërkesat për ndryshime në projektbuxhetin e vitit 2015, duke shënuar mbledhjen e fundit të diskutimeve.
Kështu, për Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar 70 mln lekë shtesë, për Presidentin e Republikës 10 mln lekë, për Parlamentin 10 mln lekë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë i shtohen 162 mln lekë, Prokurorisë i shtohen 15 milionë lekë, ILDKPI i shtohen 3 milionë lekë, Gjykatës së Lartë 8 milionë lekë.
Pas kësaj, raporti përfundimtar i komisioneve parlamentare do të paraqitet për votim në seancën plenare të së enjtes, ku do të diskutohet nen për nen projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2015, drafte të miratuara 10 ditë më parë në parim vetëm me votat e maxhorancës. /gj.k/
hajde rilindje hajde per gim zeqon e redbullit e ulni taksen se ju dhimbset i shkreti kurse popullit vu bjeri
Jo or debil me emrin ‘genti” se nuk behet fjale per ndonje perfitim as per Gim Zeqon dhe as per Red Bullin se ata jane shume lart plehrave qe ju prodhoni, por per disa qenie njerezore qe perfitojne ne dem te konsumatorit. Pyesni me pare se cfare krimi benin prodhuesit vendes te pijeve energjike kete vit pas vendosjes se akcizes per keto pije?!!
Nuk e heqin akcizen, por e zerojne ate me lek per liter, e cila perkthehet njelloj arithmetikisht. Hajde komedi hajde!
o mehallaaaa mos mer pall K.po ta kishin heq fare atehere hahahaha.
boji te fala gimces qe po na mbron hahahhaaa