Civici: 1.2 miliardë euro në vit nuk arrijnë të mblidhen si pasojë e informalitetit

26 Nëntor 2014, 11:26Ekonomia TEMA

Rritja e të ardhurave tatimore në buxhet është trumbetuar nga përfaqësues të qeverisë(doganat) si një arritje që lidhet në një masë të madhe edhe me luftën ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Dhe suksesin e vitit 2014, qeveria ka parashikuar ta përsërisë, në formën e një praktike pune, apo metode, edhe për vitin 2015. Por duke e vendosur atë si një nga premisat për uljen e borxhit.

A është e mundur kjo dhe a mund të besohet vërtet se lufta ndaj evazionit jep efekte kaq thelbësore?

Adrian Civici mendon që po, nëse do të ketë vullnet.

Dhe për këtë mund të shërbejnë disa shifra.

Shqipëria hyn në grupin e vendeve me shkallë shumë të lartë informaliteti e për pasojë dhe evazioni fiskal.

Shifrat e informalitetit shkojnë deri në 35- 45%, çka dëshmon se përpjekjet për reduktimin e këtij evazioni mund të japin efekte e rezultate të dukshme, qoftë dhe në periudha afatshkurtra.

 Duke bërë një llogaritje të thjeshtë, me një nivel informaliteti 40%, rezulton se afërsisht 4 miliardë euro PBB nuk i nënshtrohet sistemit fiskal; dhe në kushtet kur ne pretendojmë të mbledhim rreth 27-28% të PBB-së nga sistemi fiskal, atëherë rezulton se rezervat, apo pjesa e pambledhur e taksave dhe tatimeve nga sektori informal është gati 1.2 miliard euro në vit.

Mendoj se vlerësimi dhe objektivi i qeverisë që të rrisë të ardhurat duke zvogëluar evazionin fiskal është plotësisht i realizueshëm dhe me efekte pozitive, nëse vullneti politik do të mbetet deri në fund i tillë.

Është një luftë që duhet fituar patjetër, n.q.s duam të flasim për një ekonomi serioze me themele të shëndosha zhvillimi”, thotë ai, raporton Respublica.

1 komente në “Civici: 1.2 miliardë euro në vit nuk arrijnë të mblidhen si pasojë e informalitetit”

  1. sopiqoti says:

    CIVICI ne radhe te pare thote se e shef me optimizem luften e qeverise per uljen e evazionit fiskal dhe pastaj “ven ne dyshim” ne se mund te mos mblidhen 1.2 mild.euro.TITULLI I SHKRIMIT DUHET TE ISHTE DICKA ME NDRYSHE ku te paraqitej ne radhde te pare optimizmi i zotit Civici e jo e kunderta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje