Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të mbi 60 vendeve që marrin pjesë në koalicionin kundër shtetit islamik (ISIS).
I organizuar nga SHBA-të, takimi u kryesua nga Sekretari i Shtetit amerikan John Kerry.
Në Ministerial u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për NATO-n dhe vendet aleate, si progresi i bërë deri tani për detyrat e lëna nga Samiti i Uellsit; marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë dhe Ukrainën, veçanërisht në kontekstin e krizës aktuale atje dhe angazhimi i ardhshëm i NATO-s së bashku me partnerët në Afganistan pas vitit 2014 me përfundimin e operacionit ISAF atje.
Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të luftuar terrorizmin në të gjithë format e tij, bazuar mbi një qasje strategjike, e cila udhëhiqet nga respekti për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, zbatimi efektiv i ligjit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Duke e vlerësuar luftën kundër terrorizmit si prioritet, ai evidentoi masat ligjore të reflektuara në legjislacionin kombëtar ndaj terrorizmit, ndërsa nënvizoi faktin se Shqipëria renditet ndër vendet e para kontribuuese për Irakun, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.
Gjithashtu Bushati shprehu mbështetjen ndaj qeverisë së Irakut dhe opozitës së moderuar siriane, në luftën e tyre ndaj ISIS, duke vlerësuar veçanërisht rëndësinë e koordinimin të rregullt në nivelet më të larta qeveritare me partnerët ndërkombëtarë.
Bushati shprehu mbështetjen e vendit tonë për masat e marra nga Aleanca në kuadër të mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së vendeve aleate, që ndihen aktualisht më të kërcënuar.
Ministri i Jashtëm ritheksoi rëndësinë e partneriteteve dhe rolin që ato kanë për bashkëpunimin e ardhshëm në Evropë dhe më gjerë.
Ai vuri në dukje se bashkëpunimi me partnerët, veçanërisht në aspektin operacional, merr një vlerë të re në kontekstin aktual të domosdoshmërisë së përballimit të sfidave aktuale të sigurisë në lindje dhe në jug të Aleancës, sikundër dhe mbështeti vizionin e ardhshëm të NATO-s, për t’i ofruar partnerëve më shumë mbështetje politike dhe praktike në të ardhmen.
Në takimin që Ministrat e Jashtëm të Aleancës dhe partnerët operacionalë në Misionin “Resolute Support” zhvilluan me Presidentin e Afganistanit Ghani dhe Shefin e Ekzekutivit Abdullah, u diskutua lidhur me përfundimin më 31 dhjetor 2014 të misionit ISAF në Afganistan dhe rëndësinë e misionit të ri të NATO-s “Resolute Support” atje, i cili fillon më 1 janar 2015.
Ministri Bushati përshëndeti udhëheqjen e re afgane për hapat e marra për nënshkrimin dhe ratifikimin në një kohë shumë të shpejtë të marrëveshjeve në fushën e sigurisë BSA dhe SOFA, si dhe shprehu besimin se do të vijojnë reformat e rëndësishme në vend.
Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi ndihmën e dhënë nga vendet kontribuuese në misionin ISAF, duke theksuar faktin se Shqipëria ka qenë pjesë e këtij misioni që në fillimet e tij, duke u angazhuar me trupa ushtarake në terren dhe me asistencë në fusha të ndryshme.
Bushati shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të qenë pjesë e misionit të ri “Resolute Support” të NATO-s në Afganistan duke kontribuuar me 41 ushtarakë, prej të cilëve 11 oficerë shtabi dhe një togë efektivësh për mbrojtje.
Ndërkohë, darka e punës e Ministrave të Punëve të Jashtme, iu kushtua sfidave aktuale të sigurisë dhe angazhimit të vendeve të NATO-s në përballimin e tyre. /gj.k/
Nqs je kunder terroristeve silamik dhe kunder ISIS perse ,
i jepni terren islamisteve ne Shqiperi te ndertojn mes kryeqytetit xhamit e islamit si me qen arabistan ??????????????????ßß
Cfar ka qen produkti i xhamive ne Shqiperi ? Xhihatiste ,rradikale ne xhiro qe me qyteterimin e njeriut skan asgje te perbashket ,kane prodhuar ushtare te allaut pra per ushtrine e ISIS o palo islamist minister ,hipokrit muti . Nga njera an deklaroni para botes se jeni kunder ,nga ana tjeter ne shqiperi i lejoni fushe veprimi dhe vende ku te frymezohen terroristet silamik ne xhamite e arabistanit ptuuu rrac qenesh .